Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Abdyl Berisha: Zbulohen yjet e temperaturave të dhomës

| E merkure, 31.08.2011, 07:58 PM |


Zbulohen yjet e temperaturave të dhomës

 

Nga Abdyl Berisha, Astrofizikant

 

Me ndihmën e teleskopit hapësinor infra të kuq "WISE" (Wide-field Infrared Survey Explorer)

Astronomët e NASA-sës zbuluan një klasë të re deri më tani të panjohut të yjëve. Fjala bëhet një formë të shfaqur të yjëve të ashtuquajturit “Y-Xhuxhë”, temperatura e disave prej tyre  i përgjigjen madje asaj të dhomës.

 

 

Ka më shumë se dhjetë vite qëkur vu në kërkim të ekzistimit të yjëve xhuxh klasës Y, të cilët përgjigjet spektrit të dritës pothuas se të padukshëm. Këto ditë astronomët nga selia kryesore e NASA u arriten të zbulohen gjasht prej këtyre yjëve të paimagjinueshme të ftohtë madje relativisht jo larg Diellit. Kjo u arrit me ndihmën e teleskopit hapësinor infra të kuq "WISE" (Wide-field Infrared Survey Explorer).

 

Bëhet fjalë për yjët Y-Xhuxhë më të ftohtit përfaqësuesve të familjes së “Xhuxhët ngjyrë kafe” e të cilët gjenden vetë rreth 9-40 vit drite nga qendra e yllit tonë. Xhuxhët ngjyrë kafe për shkak të masës së tyre relativisht të vogël sa 13-75 masa të Jubitetit zënë një position të veçantë planetëve dhe yjëve. Meqë masa e tyre eschte e vogël nuk mund të arrihet në brendësi të këtyre yjëve fuzionit të hidrogjenit, që është një proces karakteristik për një yll.

 Derisa temperatuara e sipërfaqës së Diellit arrin rreth 5.000 gradë celsius, temperatura e xhuxhëve ngjyrë kafe arrin atë përafërsistt të një furre, vertetohet se temperatura e atmosferës së gjashtë Y-Xhuxhëve të posazbuluar arrin prej 175 gradë celsius tek më i nxehti deri në vetëm 25 gradë celsius tek më i ftohti.

Nëpërmjet studimit të xhuxhëve të ngjyrvs kafe astronomët shpresojnë për të fuituar sa më shumë informatione për procesin e krijimit të yjëve në përgjithësi.. Ngase atmosfera e këtyre yjëve është e ngjajshme me atë të planetëve të gazta si Jupiteri spresohet gjithashtu të kuptuarit se si është krijuar atmosfera e eksoplanetëve.

 

VËSHTRIM SHKENCOR I AUTORIT:

Diagrami i Hertzsptung-Russsellit (DHR)

 

Ky është diagrami deri me tani më të njohura në astronmi i përpiluar nga astronomët Ejnar Hertzsprung ( 1873-1967) dhe Henry Norris Russel (1877-1957). Në të jane përfshirë paraqitja e yjëve sipas ndriçueshmëris absolute, shkëlqimit, klasave pektrale dhe te temperaturës së sipërfaqves së tyre. Numri më i madh i tyre qëndon në diagonale nga ata kuq të mbyllur deri të ata të kaltert të çelët, ku njhet edhe sie vargu kryesor.  Numri i vogël i yjëve të kuq ( Gjiganvet e kuq) janë shumë të ndriçushëm, derisa numri tjetër i vogël tyre ( (Xhuxhët e bardhë) kanë ngjyrë të mbyllur, por jo të bardhë.

 

Duke ju referuar këtij diagrami jep me kuptuar se temperatura e sipërfaqës së yjeve te zakonshëm sillet prej rreth 2 500 deri 28 500 gradë kelvin. Këtu qëndon mrekullia shkencore e yjëve Y-Yhuxhë, kur temperatura e disave prej tyre është madje më e ulët sesa ajo e trupit të njeriut.

 

Bonn, gusht 2011