E premte, 29.03.2024, 06:18 AM (GMT)

Kulturë

Cikël me poezi nga Faik Krasniqi

E merkure, 31.08.2011, 05:59 PM


Faik Krasniqi

 

 

EJA BASHKË TË RRIMË

 

Që kur ti ke ikur asgjë s’ka kuptim

se ti vajzë je ajër për zemrën e shpirtin tim,

mendoj shumë për ty dhe për largësinë

dhe zemra brenda plas të lutem eja bashkë të rrimë

 

 

AFROHU

 

Mos i hap krahët

që të fluturosh

hapi krahët

të më përqafosh

 

Unë nuk lëviz dot

jam si akull i ngrirë

afrohu më puth buzët

dhe shuaje këtë dëshirë

 

 

KËTË NATË TA KALOJMË

 

Në shtratin e ftohtë

tani jam pa ty,

nuk ndjej dorën tënde

nuk i shoh ata sy

 

Nata po më tremb

sytë po më lotojnë,

pse nuk jemi bashkë

këtë natë ta kalojmë

 

 

NË ËNDËRR

 

Sa herë bie nata ti vjen më ledhaton,

më ngjan sikur jam në ëndërr dhe dikush më zgjon.

Por kur sytë i hap e shoh se ti je larg,

krahët i zgjas dua hijen të ta kap…

 

 

TI ISHE ATY

 

Ka ikur trishtimi

e ku është sonte nuk e di

sa mirë, dashuria sonte nuk u tremb

sepse ti ishe aty

 

 

TË NGROH TRUPIN TIM

 

Më mungon buza jote

në këtë natë të qetë,

dora jote e ëmbël

të më ledhatoj lehtë

 

Syte e tu të ëmbël

të më falin një shikim

e i gjithë trupi yt

të ngroh trupin tim

 

 

TI JE

 

Ti je një dritë

që ndriqon errësirën time

Ti je një nostalgji

del nga mijëra kujtime

Ti je një përrallë

që më le pa gjumë

Ti je fryma ime

pa ty s’jetoj dot unë

 

 

LËVIZI

 

Lëvizi në tokë më duket

vetja si i ngrirë

lëvizi drejt një rruge

pa e ditur fati

ku do më dërgojë

lëvizi e më duket

sikur lundroj

rrugën tentojë ta gjejë

por mjegullë është gjithëandej

lëvizi gjithëkund por për

çudi ty askund

s’mundë të të gjejë

 

 

NË ZEMRËN TIME

 

Do të jesh e imja,

këtë e ndjej,

do të tretem me ty,

me ty jetën do e kalojë,

se vend në zemrën time

përveç teje,

askush tjetër nuk ka

 

 

TI JE

 

Ti je si det

pafund, pa breg

pa kufi,

ku bredhin

mijëra valë,

mijëra dashuri

 

 

NË BUZËT E TUA

 

Zjarrin në buzët e tua

Dua ta shuaj

Të të puth dhe

Për ty mos të vuaj

Unë për ty mendoj

Dhe vetëm dy fjalë

Nga ti dua t’i dëgjoj

 

 

PUTHJE PAFUND TË JAP

 

Një natë e gjatë po vjen

dhe s’di si ta kaloj,

gjumi më është prishur

 veç për ty mendoj

 

 Edhe pse larg teje jam

përsëri të jap përqafime

plot me mall, dhe natën kur fle

puthje pafund të jap

 

 

DO TË FLAS VETËM PËR TY

 

Unë jetoj se të dua shumë

sytë e tu të bukur

i shoh edhe në gjumë

jetën do ta jap për tënden dashuri

edhe te varri të më pyesin

do të flas vetëm për ty!

 

 

GJËJA MË E SHTRENJTË MË JE TI

 

Gjëja më e shtrenjtë

në jetë më je Ti,

pa Ty vështirë e kam të jetoj,

pa Ty s’jam as në tokë e as në qiell

 

Mi jep krahët të fluturoj

të vijë tek ti dhe të përqafoj,

të të puthë në buzë

dhe të them se sa shumë të dashuroj

 

 

NJË LOJË TË ZJARRT

 

Dua të fluturoj shumë larg

me ty në këtë natë,

Atje ku do të ishim

vetëm ne të dy

Do ta ndeznim një lojë të zjarrt

të dy bashkë

Dhe për të fjetur

në gjoksin tënd magjik



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora