Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhmije Mehmetaj: Domosdoshmëria e institucionalizmimit të shkollës së gjuhës shqipe në Zvicër

| E marte, 30.08.2011, 08:58 PM |


DOMOSDOSHMËRIA E INSTITUCIONAILIZIMIT

TË SHKOLLËS SË MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË ZVICËR

 

Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër

 

Zvicra, ka qenë dhe mbetet prej shekujsh vend shumë etnik, vend i kryqëzimit të pandërprerë të popujve, gjuhëve dhe kulturave, që e bëjnë tepër interesante situatën gjuhësore të këtij vendi. Populli zviceran mbart një kulturë të madhe e të lashtë, dhe  me një demokraci shembullore,  deri në fisnikëri,  u lejon edhe etnive tjera të mësojnë gjuhën e kulturën e  tyre përfshirë edhe atë shqiptare.

Roli i gjuhës amtare në përvetësimin e një gjuhe të dytë apo të tretë të fëmijës në mërgim është e njohur nga pedagogjia evropian qysh në vitet ’60-ta. Atëherë u konstatu se fëmijët që kanë njohuri të mira në gjuhën amtare janë më të suksesshmëm edhe në mësimin e gjuhës së dytë.

Problemi i ri që shtrohet me mprehtësi është dy gjuhësia për shqiptarët. Në gjendjen e re shoqërore dhe kulturore ku jetojnë shqiptarët nuk përfytyrohet mundësia e pasjes së dygjuhësise për fëmijët shqiptarë. Te qenit dy gjuhësh nuk ka të bëj vetëm me mundësinë e te folurit në dy gjuhë; një gjë e tillë shpalos njëherësh edhe kapacitetin e vlershëm të leximit dhe te shkrimit të dy gjuhëve.

Kapërcimi i kësaj vështirësie në bashkësitë shqipfolëse është i mundshëm vetëm nëse praktikohet mësimi dygjuhësh, d.m.th. fëmijët shqiptarë duhet të dërgohen në mësimin plotësues të gjuhës shqipe duke filluar nga kopshtet shkollore e deri në gjimnaz. Mësimi i gjuhës shqipe, nuk është për të shkëputur e për te mbyllur në veti, por, përkundrazi, për t’u integruar edhe më tej shqiptarët në mjedisin zviceran.  Pasja e dygjuhësisë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës në bashkësinë shqipfolëse  dhe njohja e saj zyrtare përbën kërkesën e më tejme të mësuesve shqiptarë.

 

Jemi në pritje që Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës të përfaqësoi zyrtarisht organizimin, funksinimin, kontrollin e ndihmën profesionale, pasqyrimin e dokumentacionit, bisedimet me autoritetet zvicerane etj. sepse vetëm shteti di të bëj shkollë të mirfilltë.

Për mbarvajtjen e Shkolles Shqipe të Mësimit Plotësues  janë të nevojshme të ndërmirren këto masa:

1. Emërimi i mësuesve të ketë miratimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.

2. Trajnimi i mësuesve se si duhet të punojnë mësimdhënësit  në kushtet e punës me klasa të bashkuara (kolektive).

3. Të gjendet mundësia për të paguar pagat e mësuesve që emërohen nga Ministria e R Kosovës.

4. Pajisja e këtyre shkollave me tekste mësimore sipas veçorive të tyre. Vitin e kaluar është bërë   shpërndarja teksteve për ciklin e parë. Kërkojmë që tekstet e hartuara për ciklin e dytë të botohen dhe të shpërndahen sa më shpejt që është e mundur. (Tekstet për ciklin e tretë janë në hartim e sipër.)

5. Fletë regjistrim për nxënës shqiptarë  të cilët  na e kërkon shkolla,  shteti, Zvicra  (deri me tani ne shërbehemi në  nivel të shoqatës LAPSH -it). Pyesim ne kur ekziston shteti pse të punojmë sipas shoqatës.

6. Regjistra klase, amza, dëftesa, libër inventari, harta etj.

7. Furnizimi i bibliotekës së shkollës me literaturë funksionale didaktike (për mësues), literaturë shqipe për fëmijë.

8. Përgatitja dhe botimi i një teksti që do të ndihmojë në përgatitjen profesionale të mësuesve të këtyre shkollave p.sh. Didaktika e SHSHMP.

9. Orientimi për binjakëzimet e këtyre shkollave me ato të vendlindjes. Në ketë mënyrë do të njihet gjendja e këtyre shkollave, që të plotësohen mungesat e tyre aq sa mundën.

10.  Një fletë udhëzues për prindër shqiptarë rreth rëndësisë së mësimit të gjuhës shqipe jashtë atdheut.

11. Një fletë udhëzues për prindër mbi dygjuhësinë dhe arsimin.

 

Kjo marrëveshje do të rriste me shpejtësi cilësinë e mësimdhënies dhe numrin e fëmijëve shqiptar në mësimin e gjuhës shqipe

 

Delemont , 26.08.2011