E enjte, 25.04.2024, 04:41 PM (GMT+1)

Editorial

Jahir Demaj: Pavarsia po vjen Zoti President Rugova

E shtune, 16.02.2008, 08:25 PM


Pavarsia po vjen Zoti President Rugova

Nga Jahir Demaj

Ti President Rogova, me  pishtarin e ndezur të pavarsisë në dorë ia shëndrite rrugtimin Kosovës deri në cakun e fundit, deri dje edhe sot, por edhe nesër, deri në pragun e PAVARSISË. Dhe nesër  Zoti Presidet Rugova, populli yt të cilit i prive me aq menquri e pjekuri, me aq përkushtim dhe dashuri, me aq maturi dhe urtësi, po e kalon pragun. Po, o i nderuari President, ky popull po e kapërcen atë prag për të cilin Ti e thirre që t’a mbronte me gjakun e tyre, me trupin e tyre, me jetën e tyre. Dhe populli po e kalon pragun me dinjitet, kryelartë dhe shumë krenar o Zoti President. Pra, nesër i dashuri President Rugova, Kosova do të festojë. I madh e i vogël, pleq e plaka, të rinjë e të reja do të festojnë, do të jetë në këmbë, do të jetë në sheshe, do të dalë në rrugë. Rrugët e qyteteve, të shesheve dhe katundeve të Kosovës do të jen përplot jetë Zoti President. Aty do të jehojë kënga, aty do të hidhet e do të dridhet vallja, aty do të buqasë jehona e lirisë deri në kupën e qiellit, zoti President. Edhe torta e pavarsisë e cila po thuhet se do të peshoj 1.5 tonelata është gati Zoti President. Në festën e pavarsisë do të valviten mijëra flamuj Zoti Presiden. Zoti President, kësaj dasme të madhe popullore ka me i  pri natyrshëm flamuri kombëtar me shkabën dykrenare i përcjellë me shumë ngjyra flamujsh të shumë kombeve e shteteve mike të Kosovës, si ai i SHBA-ve, ai i BE-së e të tjerë. Por edhe Flamuri yt, ai i Dardanisë do tëvalojë padyshim Zoti President, edhe pse nuk e kemi harrue asesi që duar të zeza dhe shpirtëra të ligj e paten përlyer! Edhe pse ne, populli i Kosovës hala nuk jemi në dijeni se ç’flamur do të n’a zgjedhë politika, se për himnin e thanë që e kan lënë për kohëra më të qeta, do të festojmë. Do të festojmë edhe me dinjitet bile, ashtu qysh edhe e meritojmë. Do të festojmë duke ia bërë shërbesën e parë Pavarsisë, duke e përqafuar fort, për mos me lënë me na e lëndue kush. Një pjesë e mirë jona do të festojmë me flamurin e Dardanisë edhe në duart tona por edhe në zemrat tona, me idealin e lirisë që na i mësove ti Zoti President Rugova. Nesër, gjatë kësaj feste madhështore të popullit shqiptar, në mendjet dhe në zemrat tona nuk do të mungojë kujtimi për Ty Zoti President Ibrahim Rugova. Aty, në sheshin e Pavarsisë, si për inat të gojëkëqinjve, nuk do të mungoj as qeni i Sharrit, as dardhat turshi dhe as Darka e Lamës. Nuk do të mungoj bash asgjë nga ajo  që mendja e jote e ndritur ia kujtoj këtij populli trim, asgjë që fjala jote e urtë ia ligjëroi popullit tëndë o i madhi Zoti President. Edhe në metropolet e Europës dhe Amerikës do të festohet dita e madhe e Pavarsisë. Amaneti yt, Zoti President, po bëhet realitet. “Njohjen formale të Pavarsisë së Kosovës nga miqt tanë, siç thoshe Ti President dhe e cila do t’a qetësonte këtë pjesë të Europës dhe të botës me miqësi të përhershme me Shtete e Bashkuara të Amerikës”, të cilën me vendosmëri e kërkove deri në frymën e fundit të jetës o Presidenti ynë, do ta prekim nesër, me shumë mall, me shumë dashuri, me shumë gëzim.
Shpirti yt u preft i qetë në jetën e amshueshme Zoti President Rugova. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora