E premte, 29.03.2024, 06:07 AM (GMT)

Kulturë

Sylejman Morina: Bisedë me drejtoreshën e shkollës fillore të Arbneshit Zarës - Jasmina Mateshiqin

E marte, 30.08.2011, 07:58 PM


Diaspora e vjetër

 

Shkolla që nxori emra të mëdhenj

 

Bisedë me drejtoreshën e shkollës fillore të Arbneshit Zarës -Jasmina Mateshiqin

 

Nga Sylejman Morina

 

Prof. Jasmina Mateshiqi me sukses të plotë e udhëheqë shkollën Fillore ”Kruno Kërstiq” të Arbanasit ( Arbneshit).Duke qenë ambicioze dhe e përkushtuar për të arritur rezultate sa më të mëdha në institucionin që e drejton, sukseset nuk i kanë munguar. Rezultatet e arritura gjerë më tani janë të shumë anshme. Prandaj dhe autoriteti i kësaj shkolle ka shënuar rritje jo vetëm në suaza të qytetit, por edhe të rajonit Zarës.

Ne ia parashtruam disa pyetje drejtoreshës, për të cilat ajo u përgjigj me kënaqësi:

 

Shkollimi në Arbnesh ka një traditë të gjatë, a keni informacion se kur ka filluar për herë që parë?

 

Shkolla e parë në Arbnesh është e themeluar më 1866,e cila quhej shkolla popullore kroate për meshkuj, ndërsa mësuesi i parë kishte qenë Ivan Cabriq me origjinë nga Sinji. Për shkak se , vijimi në shkollë nuk ishte i detyrueshëm ishin regjistruar vetëm 25nxënës. Mësimi ishte zhvilluar në një shtëpi private të një familje arbneshe ( familja Mateshiq).Por , më vonë për shkak të kushteve, të pa përshtatshme mbajtja e mësimit, u organizua në shtëpinë e familjes Kesiq në lindje afër Preparandijes(shkolla për mësues në Arbnesh). Mësimin e vijonin fëmijët e klasave të ulëta ,ndërsa klasat e larta i kanë vazhduar në Preparandie. Prej Vitit 1866 e deri më 1870shkolla kroate e meshkujve funksiononte si tri klasëshe me një paralele. Shkolla popullore kroate për femra është themeluar më 1877, ku veprimtarinë e sajë e ka filluar në shtator po të njëjtin vit në shtëpinë e arbneshit Josip Moroviqit. Që nga fillimi e gjer më 1907 ka funksionuar si tri klasëshe me një paralele të kombinuar. Më 1914 hapet edhe paralelja e parashkollorëve.

Më 1923 pushteti italian që sundonte në Zarë i mbylli shkollat në gjuhën kroate . Shkolla e jonë veprimtarinë e ka filluar pas çlirimit më 23 12.1944 me emrin , “Shkolla fillore popullore Zarë – Arbanasi”.Kjo në të vërtetë ishte përtëritje e shkollave fillore kroate që ishin ndërprerë nga italianët. Në fillim veproi në hapësirat e fabrikës së duhanit,ndërsa nga viti 1945 në ndërtesën e rinovuar “Ex Lega”. Në shtator të vitit 1947 shkolla e ndërron emrin dhe do të quhet “Shkolla fillore shtatëvjeçare Zarë- Arbanasi “. Shndërrimi në shkollë të plotë fillore u bë gjatë viteve 1951-1952. Gjatë shtatorit të vitit 1959 klasat e larta nga 5-ta tek e 8-ta kanë mësuar në objektin e tanishëm i cili gjendet në krahun perëndimor të sheshit “ Zoja Loret”. Ndërsa, plotësisht mësimi u zhvillua në objektin e tanishëm duke filluar nga shtatori i vitit 1960. me emrin “ Kërsto Lubiçiq”, me tri paralele të ndara : Stanovi,Ploqe, Crno..

Pas viteve 1992.shkolla emërtohet në emër të intelektualit të shquar arbnesh Kruno Kërstiq , me një paralele të ndarë fizike në Plloqe..

 

A është përgjegjësi të udhëheqësh një institucion që mban emrin e një intelektuali të madh ?

 

Jashtëzakonisht, është përgjegjësi e madhe të jesh në ballë të çfarëdo institucioni e posaçërisht institucioni edukativo arsimor , në kohët e sotme moderne, kohë dhune e pa perspektive për gjeneratat e reja .Shkolla është një institucion kompleks, të cilin e përbëjnë nxënësit , mësuesit,shërbimi profesional zhvillimor dhe personeli administrativo teknik. Roli i drejtorit kërkon qasje durimi, dhe vendosmëri. Puna shpesh është kreative , dinamike dhe e ndryshme. Drejtori është personi i autorizuar dhe përgjegjës për funksionimin e tërësishëm të punës edukativo-arsimore, që sipas funksionit merr pjesë në veprimtarinë pedagogjike zhvillimore të shkollës; kryen punët e komunikimit dhe korespondimit,punët e planifikimit dhe implementimit të asaj,gjithashtu janë paraparë, punët e kontrolli, mbikëqyrjes dhe marrjes së masa disiplinore,masave për mbrojtjen dhe sigurinë në shkollë. Ai poashtu përfaqëson shkollën dhe kryen punë të tjera të parapara me statutin dhe aktet tjera normative të shkollës. Nga tëra ato që u theksuan më lartë dhe përkundër të gjitha vështirësive të përditshme , jashtëzakonisht është nderë dhe përgjegjësi të jesh në ballë të institucionit që mban emrin e intelektualit të madh , me origjinë arbneshe Kruno Kërstiq.

 

Kush ishte Kruno Kërstiq?

 

Dr. Kruno Kërstiq,ishte një intelektual i jashtëzakonshëm,si leksikograf,linguist filozof ,psikolog e historian,i cili së bashku me Petar Guberinën ka punuar në fjalorin, “ Dallimi mes gjuhës letrare kroate dhe asaj serbe” .Pastaj fjalori i të folurit të arbneshve të Zarës , me 4500 fjalë ( punoi gjysmë shekulli) mandej librin “Shpërngulja e arbneshëve në Zarë” si dhe vepra të tjera . Në enciklopedinë kroate ,ka koncipu në fjalorin e “Gjuha kroate”, ka shkruar qindra artikuj për e enciklopedinë përgjithshme ,detare , të artit figurativ etj.

 

Cili është roli bashkëkohor i institucionit edukativo arsimor?

Si drejtori,ashtu dhe mësuesit janë të obliguar që të nxisin dhe zhvillojnë kreativitetin e të menduarit të nxënësve që është

 në të vërtetë detyra themelore e shkollës bashkëkohore. Imperativi edukativo - arsimor është përparimi dhe avancimi bashkëkohor i procesit arsimor, aplikimi i strategjive teknikave, metodave cilat sjellin e çlirimin potencialeve kreative të çdo individi.Pra, ashtu i vihet në ndihmë formimit aftësisë krijuese personalitetit të nxënësit. Me procedura të tilla në arsim dëshirohet të arrihet mësimnxënia për anticipimin e ideve dhe zgjidhjeve të reja..

Zbulimi i kuptimeve-domethënieve të fakteve të reja, zhvillimi i ideve origjinale ,parashtrimi dhe verifikimi i hipotezave krijuese ,zhvillimi i stilit njohës,dhe hapja para përvojave të reja. Duke i shfrytëzuar format e metodave bashkëkohore të punës , jemi të obliguar që te nxënësit të arrihen aftësi të qëndrueshme,avancim të shkathtësive dhe aftësive. Zhvillimi aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve, zhvillimi i shpirtit ndërmarrës si dhe arritja e shprehive shoqërore e morale.

Përcjellja e literaturës moderne ,ndodhitë në mësim dhe jashtë mësimit. Punëtorët edukativo arsimor duhet të jenë ose të mundohen të jenë personalitete të moralshme tërësisht stabile me vullnet të fuqishëm dhe karakter të qëndrueshëm .

Të arsimuar , të ditur, me pikëpamje të gjëra, me arsimim dhe kulturë të përgjithshme. Për atë mësimdhënësit duhet ta zotërojnë mirë lëndën e vet, të cilën e japin në shkolla dhe ta praktikojnë në jetë. Të kenë mendim të avancuar dhe aftësi për punë edukative. Me ekspert të tillë, me qasjen profesionale, ku me lehtësi mund arrihen rezultate të shkëlqyera në punën edukative me nxënës.

 

Ndryshimi i konceptit mësues?

 

Koncepti mësuesit tani ka ndryshuar . Sot mësuesi duhet të njohë interesin dhe prirjet e çdo nxënësi. T’i mundësojë arritjen e diturive , koncepteve ,aftësive ,qëndrimeve dhe shprehive të nevojshme për jetë dhe punë ose shkollim të mëtejmë. Me rëndësi është të ndihmohen nxënësit të aftësohen për punë të pa varur dhe arsimim. Të bëhet orientimi i nxënësve për ruajtjen e ambientit dhe promovimin e të drejtave njerëzore ,me metoda edukuese me tema aktuale,të mbjellë te nxënësit ndjenjën për promovimin e të drejtave themelore liritë njerëzore ,si dhe respektimin e kulturave tjera. Mësuesi, gjatë procesit mësimor të përgatitë nxënësit për jetë në shoqërinë e lirë, për të cilën është i vetëdijshëm dhe mbanë përgjegjësinë e vet që ta zhvillojë frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës,barazisë, mes gjinive dhe miqësisë me popujt tjerë. Me personalitetin e tij, i aftëson nxënësit jenë tolerantë ndaj të tjerëve për mënyrën tjetër të jetës. Të drejtat e njeriut, gjatë procesit mësimor mësuesi duhet t’ ua shpjegojë nxënësve në mënyrë kuptueshme. I shpjegohet kjo nuk ka të bëj me ide abstrakte politike, që neve nuk na përkasin,por ka të bëjë me një problematikë aktuale e cila i takon secilit individ. Pra, është fjala për apelin që mbështeten të drejtat njerëzore. Duhet thënë se durueshmëria ,konsekuenca ,profesionalizmi, sistematizimi, i mundësojnë mësuesit zgjidhjen e problemeve më të ndërlikuara në punën edukativo -arsimore .

Kriteri i vlerësimit të punës së nxënësve(notimi) duhet jetë stimulues,i saktë ,real ,objektiv. Me profesionalizmin e vet t’i përfitojë lehtë dhe nxënësit e dobët, ndërsa me nxënësit e talentuar duhet të mundohet të arrijë rezultate të jashtëzakonshme. Duhet nxitur nxënësit me të menduarit e tyre logjik , si dhe për shfrytëzimin praktik të diturisë së tyre .Në punë me nxënës mësuesi duhet ,për çdo ditë t’i inkurajoj në edukimin për të drejtat njerëzore. Te nxënësit duhet të nxitët gatishmëria e fuqishme që individi të marrë qëndrim përcaktues për realizimin e atyre ideve dhe t’ i kundërvihet mosrespektimit të tyre. Po aty, është edhe gatishmeria e mbrojtjes së të drejtave të tjetrit. Nxënësit aftësohen çështjen e realizimit të drejtave njerëzore ta konsiderojnë si faktorë të rëndësishëm gjatë vlerësimit të perditshëm të marrëdhënieve mes nxënësve tjerë , mësuesëve , të rriturve dhe prindërve.Edukimi i realizuar kështu, për të drejtat e njeriut, përputhet me edukimin, përgjegjësin sociale , kunder racizmit dhe armiqësisë ndaj të tjerëve.

 

Çfarë është dallimi mes shkollës suaj me shkollat tjera në nivel të Zhupanisë ?

 

Shkolla e jonë,ku është rinovuar më 2009 është shkolla e vetme rrethin e Zarës, e cila punon vetëm me një ndërrim në përputhje me standardin nacional të edukimit në Kroaci.Në ardhmen gjitha shkollat në R.Kroacisë duhet punojnë vetëm me një ndërrim . Ne jemi shkolla më e përgatitur dhe më e rregulluar në nivel të Zhupanisë . Në shkollë janë të punësuar 5 persona ndihmës në mësim me nxënësit me dëmtime motorike. Në shkollë është organizuar qëndrimi i zgjatur në tri grupe për shoqërinë bashkëkohore më nuk është luks por nevojë objektive. Kjo shkollë në nivel të Zhupanisë, është e vetmja e cila ka gazetën e shkollës , për të cilën besoj se është pasqyra e punës së personelit të një shkolle. Ajo është e vlefshme për çdo observim dhe unë në këtë rast falënderoj të gjithë mësuesit tanë dhe nxënësit të cilët marrin pjesë në realizimin e shtypjes fletushkës në krye me Profesorët : Vlatko Majiqi,Jadranka Tomasi, Rosana Diskordia- Knezheviqi.

 

Si qëndroni me kuadro dhe hapësirë, edhe keni rënie apo rritje të numrit të nxënësve?

 

Pas rikonstruimit total më 2009 hapësira është e mjaftueshme ,më e mirë se kudo tjetër në shkollat në nivel të Zhupanisë.Kushtet për punë dhe për nxënës janë jashzakonisht të mira,prandaj edhe në çdo vit ka rritje të numrit të nxënësve në mënyrë përmanente. Në kët vit shkollor mësimin e kanë vijuar 570 nxënës.Nderkaq kuadri është i kualifikuar për të gjtha lëndët mësimore.

 

A kanë dalur nga kjo shkollë emra të mëdhenj?

 

Ka shumë të tillë,që janë emra të mëdhenj në shumë fusha të shkencës e kulturës ,po e permendim vetëm disa emra të njohur që kishin qenë nxënës të kësaj shkolle:Indjeri kryepeshkopi i Zarës- Ivan Prengja ,kardiologu prof. dr. Albino Joviqi ,basketbollisti i reprezentacionit ish- jugosllavisë , Pino Gjuzepe Gjergja , ministri në dy mandate në qeverinë aktuale të Kroacisë,Bozhidar Kallmeta, mr.Ivica Mateshiq – Jeremija, ushtarak , shkkrimar , diplomat , Bernard Kotlar personalitet i shumëanshëm ,autor i disa filmave dukumentar me motive arbneshe dhe i filmit „Arbneshët e Zarës“, Nilo Karuc grafist e dizajner i njohur , si dhe këngëtarët e njohur arbnesh: Bepo Mateshiq, Mladen Gërdoviq, Zoran Jelenkoviq e Gjani Marshan, i cili tani është diplomat i R. Kroacisë..

 

A keni rezultate në procesin arsimor dhe fusha tjera?

 

Nga gjenerata në gjeneratë, sukseset ndryshojnë ,nganjiher ato janë në shkencat natyrore ,nganjëherë në ato shoqërore e nga njiherë në sport,nganjëherë suksese kemi në të gjithë lëmenjtë.

Sukseset që përseriten viteve të fundit i kemi nga ekipi i volejbollit të femrave të udhëhequra nga prof.Karlo Lisica ,ekipi i kryqit të kuq i udhëhequr nga arsimtarja Gorjana Marinka .

 

Si qëndron bashkëpunimi i shkollës me prindër , komunën ,shoqërinë civile, bibliotekën e arbneshve , bashkësinë lokale , kishën e Arbneshit ?

 

Bashkëpunimi është i mirë me prindër,kemi të formuar këshillin e prindërve me të cilin disaherë takohemi brenda vitit.

Ndërsa, bashkëpunimi me komunën ,shoqrinë , civile bibliotekën e arbreshëve , bashkësinë lokale , kishën e Arbneshit, është jashtëzakonisht i mirë.

 

A ka pasur kërkesa nga prindrit , bashksia lokale ose shoqata e arbëneshve,që gjuha arbnishte të mësohet si lëndë fakultative në shkollën tuaj?

 

Jo nuk ka kërkesa konkrete , nuk ka mësimëdhënës të kualifikuar tek ne ,ndërkaq , pa kualifikime të mësimdhënsve, Ministrija e Arsimit , Shkences dhe Sportit, nuk jepë pëlqim për program të tillë.Pavarësisht nga fakti se një program i tillë mund të lejohet bazë të ekzistimit pakicave kombëtare.

 

Sa jeni përgatitur për fillimim e këtij viti shkollor?

 

Plotësisht, jemi të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor. Në Republikën e Kroacisë viti shkollor fillon më 5 shtator, ndërsa në Zhupaninë e Splitit dhe Zarës fillon me 12 shtator për shkak të vapës që mbretëron në këtë kohë.Personalisht mendoj se, shumë nuk përfitohet nga kjo sepse koha duhetë të kompenzohet gjatë pushimin dimëror për një javë,pra do të shtohen harxhimet për nxemje 60 shkolla në Zhupaninë tonë . Mendoj që, në kohën e recesionit duhet pasur kujdesë edhe në imtësi të këtilla.

 

fletushkën tuaj shumë transparente e keni bërë punën e institucionit që e drejtoni , si është pritur nga ana e lexuesëve ?

 

Një nga treguesit se si opinioni e perjeton punën e shkollës sonë, është intresimi i rritur i regjistrimit të fëmijve në këtë shkollë. Unë besojë që shkollës sonë i ka dal nami , duke i falenderuar në rend të parë kushteve mira për mësim,si dhe të punës e sakrificës së vetëdijshme 70 të punësuarëve të kësaj shkolle.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora