E enjte, 01.10.2020, 09:02 AM (GMT+1)

Editorial

Dibran Demaku: Mjekrra si simbol i së keqes

E marte, 30.08.2011, 09:04 PM


MJEKRRA SI SIMBOL I SË KEQES

 

Nga Dibran Demaku

 

Që nga lufta e dytë botërore,tek shqiptarët e Kosovës mjekrra tek meshkujt është pare si symbol i së keqes.Njerëzit që kanë bartur mjekrra janë quajtur me nofkën “Drazhë” e që kjo nofkë ishte si symbol i çetniku serb Draszha Mihailoviqit,i cili gjatë luftës së dytë botërore kishte bërë shumë krime mbi popullatën civile e sidomos mbi popullatën shqiptare

të asimiluar dhe të shndërruar në musliman, të Jeni Pazarit apo të Novi Pazarit të sotëm. Pra, që nga atëherë e deri më sot mjekrra është konsideruar si symbol i së keqes.

Pas luftës së fundit në Kosovë,shumë të rinj filluan të bartin mjekrra.Bartjen e mjekrrave nga ana e tyre u konsiderua si liri e të drejtave të njeriut.

Fenomeni i “mjekrrës” në fillim tek popullata ngjallai një aversion dhe të rinjtë me mjekrra.

Nuk shiheshin me sy të mire, sepse me ato mjekrra ata ngjanin me Talebanët e Avganistanit.

Por, me kalimin e kohës popullata e preokupuar me problemet jetësore (kishte mbijetuar nga një luftë që kishte shkatërruar gjithçka), sikur u mësua dhe u pajtua me këtë fenomen të ri.

Gojëkqinjtë flisnin se të rinjtë me mjekrra të zeza si dhe vajzat e reja të mbështjella me shami koke, paguheshin nga organizata të ndryshme islamike! As sot e kësaj dite nuk dihet se si lindi ky fenomen i cili në kohë të fundit ka marrë përmasa shqetësuese.

“Mjekrragjinjtë” e rinj tash kanë zënë vend edhe në institucionet e shtetit! Të shpërndarë në parti të ndryshme politike, në Kuvendin e Kosovës veprojnë si një trup i vetëm! Andaj nuk është çudi e ditës as kërkesa e tyre drejtuar këtij Kuvendi për futjen e Edukatës fetare si lëndë mësimore në shkollat publike të Kosovës, si dhe legalizimin e bartjes së shamisë së kokës në shkolla dhe institucione piblike?!

Vetë shqyrtimi shqyrtimi i kërkesës së tyre nga Kuvendi i Kosovës,edhepse kërkesa e tyre nuk kaloi,është një fitore e madhe për ta!Dhe kërkesa e tyre nuk kaloi falë vetëdijes kombëtare të një numri deputetësh të partive të ndryshme politike.Edhepse thënë të drejtën dallimi numëror i atyre që ishin “kundër” dhe i atyre që ishin “për”,  ishte shumë i ngushtë.Ky votim kaq i ngushtë flet më së miri për atë se sa ndikim të madh kanë “mjekrragjinjtë” në Kuvendin e Kosovës dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Kur kërkesa e tyre nuk e mori “vizën“,deputetët „mjekrragjinjë“ u bënë tepër agresiv!U dallua njëri i cili kishte lëshuar njekrrën sit ë Drazha Mihailloviqit,ndërkaq kokën e kishte rruar si SS-ët e Hitlerit!Ai qirrej dhe e ngriste zërin se me mos miratimin e kërkesës së tyre,Kuvendi i Kosovës  kishte shkelur mbi të drejtat e njeriut?!

Lind pyetja:Për cilat të drejta e kishte ai fjalën?! 

Sipas tij dhe bashkëmendimtarëve të tij qenke e drejtë elementare e njeriut që ata ta vendosin që vajzat minorene të bartin shami koke në shkollë dhe të mësojnë Edukatë fetare në po ato shkolla?!Dhe e tëra kjo sipas masës dhe kutit të tij dhe bashkëmendimtarëve të tij?! A I ka pyetur ai ndonjëherë ato vajza minorene se a dëshirojnë ato të bartin shaminë,apo aid he bashkëmendimtarët e tij duan të bëjnë ligje sepse kështu u pëlqyeka atyre?!Pastaj ai dhe bashkëmendimtarët e tij duhet t`i tregojnë popullit se me ato ligje që mendojnë të vendosin me kokëfortësi si do të quhet Kosova pastaj?! Apo, mos o zot, ata duan që një ditë Kosovën ta quajnë “Republikë Islamike”?!

Shoqata “Bashkohu”, që siç duket prijësit e vetë i ka instaluar si “Deputetë” në Kuvendin e Kosovës, ka paralajmëruar protesta, për mos miratimin e kërkesave të tyre. Nuk dihet se si do të kalojnë ato protesta.Nëse organet shtetërore të Kosovës nuk do të ndërmarrin masa,situate mund të dal jasht kontrollit.E një situate e tillë as sot e as mot nuk i duhet Kosovës.

“Mjekrragjinjtë” e Kosovës duhet t`i vënë gishin kokës dhe të ftohin mendjet e tyre të nxehta!

Ata duhet të pranojnë si legjitim vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe të vazhdojnë të predikojnë fenë e tyre në objektet fetare! Shkollave të Kosovës nuk i duhen mjekrragjinjtë dhe shamitë e kokës! Sa më pare që ta kuptojnë do të jetë më mire për ta dhe për Kosovën!...



(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora