Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Myftiu i Kosovës, në një mendje me ministrat turq për ndryshimet në histori

| E hene, 29.08.2011, 07:22 PM |


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava duket se është në një vijë me fjalët e Ministrit të jashtëm turk Ahmet Davitoglu dhe ministrit të Arsimit të këtij shteti, pasi ka kërkuar heqjen e fjalëve fyese nga historia kur flitet për perandorinë osmane.

Ai në një intervistë për “Kosovën Sot” ka thënë se kërkesa e ministrave turk është keqkuptuar nga disa media kosovare.

“E kam thënë dhe po e them, se është keqinterpretuar në media kërkesa e ministrit të Turqisë. Me atë që kam parë, askund nuk është kërkuar që të ndryshohet historia. Unë jam pro asaj që fjalët fyese, që gjenden në librat tona, ato të largohen, sepse nuk i përket një kodi etik që të fyhen, edhe pse kanë ndodhur luftëra”, ka thënë Tërnava.

Përpos kësaj, Tërnava në këtë intervistë ka kritikuar edhe televizione kombëtare kosovare, që sipas tij, 90 për qind e programit të tyre është e mbushur me filma të zhanrit kriminalistik apo pornografikë dhe shumë “pak për të mos thënë hiç filma që e edukojnë brezin e ri”. “Filma që edukojnë brezin e ri, që avancojnë sjelljet e tij nga e mbara dhe nga e mira, ka shumë pak”, ka thënë ai.

 

Tema