E premte, 19.04.2024, 11:52 PM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Golemi: Më thoni; çfarë na ndan, tu them; çfarë na bashkon!

E shtune, 16.02.2008, 06:45 PM


Më thoni; çfarë na ndan, tu them; çfarë na bashkon!

Nga Gjergj Golemi

Shqipëria ka lindur Shqiponjë

Që në fillimet e lindjes së jetës në këtë tokë e në këtë botë, thonë se ne; këtu kemi qenë. Edhe vetë Krishti kur u flijua, shembullin në këto troje e mori, tek etërit e VETMOHIMIT. Edhe Skënderbeu, edhe Nënë Tereza, këtu u lindën dhe dhanë një model që duket sikur s'ngjanë. Njëri me shpat kundër së keqes, dhe tjetra me humanizmin dhe stoicizmin për të ndihmuar njerëzimin. Ndoshta, vetëm për kaq, dhe më shumë se kaq, ambicia e të tjerëve copëtoi Shqipërinë, këtë zonjë të rëndë, ku të gjithë burrat e dheut i thërrisnin: NËNË. E lanë pa krahë, se ashtu donte "koalicioni" i dhelprës me gjarpërinjtë, ta shihnin edhe atë zvarranike, pasi nuk e duronin dot fluturimin e saj të hijshëm e të lirë. Një shekull, provuan t'ia vinin vetvetes krahët e Shqiponjës, t'i adaptonin, por asnjëherë s'arritën të fluturonin! Dhe kur bijtë e Shqipërisë, i treguan botës mbarë se krahët e Shqiponjës i takonin NËNËS së tyre, atëherë, baballarët e dhelprave dhe të gjarpërinjve që kishin gënjyer fëmijët e vet se Kosova ishte djepi i Serbisë, pësuan metamorfozën që vetë mbollën para 100 vjetësh. Meqenëse, krahët iu gjetën Shqiponjës, atëherë më e pakta që mund të bënin, ishte vonesa e fluturimit të saj... Dhe vjen një ditë që e vërteta e zhytur, kthehet ashtu siç iku atë ditë, (kur me noterë nën presionin e tytave të pushkëve) më shumë se gjysma e Shqipërisë ndërroi pronarin e saj shekullor... Dhe ja tani, pranë shumë pranë ditës së pavarësisë së Kosovës, ditës së shenjtëruar të bashkimit kombëtar, po i vjen ora. Më në fund, le të na thonë ata që na copëtuan; çarë neve na ndan, që të na ndalohet ajo që na bashkon!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora