E marte, 23.04.2024, 01:53 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Masakrat e interesave kombëtare nga PDK-ja e Hashim Thaçit!

E hene, 29.08.2011, 08:00 PM


Masakrat e interesave kombëtare nga PDK-ja e Hashim Thaçit!

 

Nga Albert Shabanaj

 

Politika aktuale ka perjashtuar tej mbase betejen e interesave nacionale ne Kosovë. Ajo pjesë e politikes aktuale ne Kosove vazhdon te mos ndalet me bum politikat antinacionale dhe kulturore,ajo pjese e vogël (Kosova) ne momentet me kritike te saje i dergoj edhe një mesazh shume te keq Evropës, qe shqiptaret duan te tjetërsojnë historinë e tyre për hatër te Erdogan(vëllait) te kryeministrit Thaçi. Apetitet e vëllait te Thaçit,Sulltan Erdogani,nëpërmjet ministrit te tij te jashtëm Davutoglu,e nguli edhe me thellë Pllugun ne zemër te Kosovës,ai shkoi edhe me tej për te zgjedhur pikërisht qytetin e Besëlidhjeve Shqiptare-Prizrenin,për te e quajt “Bibla e te gjitha vendbanimeve te Turqisë”. Kjo paskrupulli turke sa është poshtëruese është edhe agresive,është një thirrje e hapur qe mundemi te e krahasojmë me fundvitet e 80-ta dhe ato fillim vitet e 90-ta kur krimineli Milosheviq, mbante mitingje ne Fushe Kosove,për te sensibilizuar serbet e atjeshëm me gënjeshtra... se ky vend është djepi dhe tradita serbe,ky vend është Jerusalemi serb etj... e qe me vonë te gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Druaj se,këto mesazhe te errta te cilat mbajnë myhyrin e poltronëve qeveritar te Kosovës,do te na largojnë edhe me shumë me Evropën e cila vërtetë e ka për zemër dhe mburret me historinë,kulturën,traditën,dinjitetin e tjera parime madhështore te popujve Evropian. Ndonëse,edhe ne shqiptarët bënim pjese ne FAMILJE EUROPIANE,kishim mjaft begati historike,kemi dhuruar shume për historinë dhe kulturën Evropiane, me përplot figura te shquara Ilire-Shqiptare. Por fatkeqësisht shqiptarët ne historitë e me vonshme u zbehen nga Haxhi Qamilet &CO te atëhershëm dhe te sotshëm.

Kryeministri i sprovave te Kosovës,ne vazhdimësi ka sjelle popullin shqiptar para akteve te kryera,nga i cili se shpejti do te shohim edhe aktin tjetër te veriut te Kosovës. Jo

rastësisht tani janë ngritur te gjithë ne këmbë,duke filluar nga sulltanët dhe shkiet për t’i arritur qëllimet e tyre me poltronin Thaçi me sejmen tjerë te PDK-se, politikan këta butak-te pa kurriz... Kjo një diçka qe është dëshmuar si e vërtetë jo rrallëherë me politikat kapitulluese  përgjatë këtyre viteve te pasluftës.

-Duke filluar me zhbërjen e UCK-se,te cilën e transformoi ne një njësi te pa vlera te zjarrëfiksëve e quajtur TMK.

- Jo rastësisht Thaçi nga opozita,me insistimin e ndërkombëtarëve u vendos te futet brenda Ekipit te Unitetit,me qellim për te siguruar kompromiset e dhimbshme te atyre bisedimeve meçe ai shquhej për kompromise ne shkëmbim te ruajtjes se kolltukëve dhe interesave personale.

- Dhe,nga ato bisedime te Vjenës,u përzien letrat e politikberjes ne Kosove,nga te cilat u vendos nga ndërkombëtaret qe Thaçi-PDK-ja detyrimisht te vi ne pushtet duke bashkuar edhe LDK-ne si partine me te madhe opozitare ne njërën ane dhe ana tjetër me përplot poltron dhe robër te karrierës te cilët duke pretenduar majat e pushtetit, nuk kursejnë asgjë nga masakrimet e Kosovës,një gjë qe edhe ndodhi. Duke filluar nga FLAMURI,HIMNI,FESTAT KOMBETARE,ENKLAVIZIMET etj.etj.. Te gjitha fenomene këto ende te pa ndodhura diku tjetër ne tere BOTEN!

Megjithatë,me bekimin e Beogradit dhe miqve te tyre ndërkombëtar,sipas bindjes time ende duhen kompromise te dhimbshme për Kosovën,dhe këto kompromise duhen te arrihen sa me pare,me Thaçin-PDK-ne, ne pushtet. Ndonëse,ne radhe është veriu dhe këtu do te mundemi te kuptojmë te gjithë se, ndërhyrja e policisë se Kosovës ne veri te lumit Ibër,ka qen një atu për t’u arsyetuar kompromisi i ardhshëm se, edhe për kundër ndërhyrjes tone ne veri nuk ishte e mundur te mbahet veriu.

Sipas gjitha parashikimeve,serish do te shohim lojëra te Thaçit,sa për te manipuluar opinionin për konsumim politik,me ndonjë formule te re,ku sipas gjitha gjasave do te fillohet me ribërjen e koalicioneve te reja,qe unë besoj se do te përdorë edhe kërcënime për destabilizim te situatave,sa për te provuar qe me ndihmën e ndërkombëtareve te arrihet shantazh mbi AAK-ne, apo LDK-ne për te ju bashkuar PDK-se ne kompromiset e ardhshme.

Ne këto aventura te rrezikshme dhe ogurzeza te Thaçit,shpresoj se do te i dalin ndryshe,te përfundojnë me zgjedhje te reja, dhashtë Zoti te ike ky “njeri” për te mos u kthyer kurrë!

 

-Këtu mbetet te shihet se kush mund t’i afrohet Thaçit për kompromiset e ardhshme nëpërmjet shantazheve dhe tensioneve politike!?

Këtu nuk do te kisha bere dallime te mëdha ne mes AAK-se dhe LDK-se,sepse ne kampet e te dyjave janë ujerat te turbullta,meçe brenda radhëve te tyre,ekzistojnë grupe deputetesh te cilët kane dalë hapur pro bashkëqeverisjes me PDK-ne,te cilët edhe sot shprehin dëshirën e tyre për një bashkëqeverisje. Ndonëse,liderët e te dy partive te ndodhur përballe presioneve te mazhorances dhe te ndërkombëtareve,nuk do te kane te lehtë një vendim për te hedhur poshtë çdo ftese për bashkëqeverisje.

Ndonëse shantazhet ndërkombëtare do te janë te ndryshme dhe te forta,duke kërkuar fundin e tensioneve politike ne Kosove,duke vendosur ne loje bastin e vizave dhe prioriteteve tjera qe Kosova ka shume nevojë. Sepse Bashkimi Evropian është tej mase i interesuar qe te tregon aftësi para OPINIONIT vendor por edhe atij ndërkombëtar se janë te afte te i zgjedhin problemet për brenda shtëpisë se tyre,i cili provim është i pari i këtij lloji për BE-ne.

Megjithatë edhe pse Kancelarja Gjermane Merkel,ishte mjaft e qarte ne Beograd ne kërkesat e saj,duke pasur parasysh brenda vetë Bashkimit Evropian,ka shume shtete qe favorizojnë Serbinë,ndonëse politika aktuale ne Kosove këtyre shteteve mike te Serbisë,po ua bën lojën edhe me te lehtë.

Dhe,nuk do te jete e çuditshme nëse Parlamenti i Kosovës,nesër do ti thotë JO kompromiseve eventuale me Serbinë,ashtu sikurse nuk do te jete e çuditshme sikur ato te miratohen nga Qeveria pa pyetur Parlamentin,i cili është i ndare brenda kampeve te interesave partiake,klanore e turpeve tjera te cilave ju përkasin.

Historikisht fatet tona kombëtare i ka lëvizur nga pika zero shteti dhe superfuqia e BEKUAR AMERIKA,te cilës ua kemi borxh qe sa here te lutemi para ZOTIT,te lutemi se pari për AMERIKANE e pastaj për veten! Mirëpo ne ditët e sotit roli i Evropës po forcohet gjithnjë e me shume brenda skenës ndërkombëtare dhe ajo nga gabimet tona te ndodhura,qofshin politike,organizative,kulturore,historike etj... nuk do te jetë aq e disponuar te behet garantuese eventuale për stabilitetin politik te vendit tone,nëse ne nuk dëshirojmë te tregojmë se jemi te aftë dhe qe ne dëshirojmë te bëjmë pjese ne gjirin e FAMILJEVE EUROPIANE E JO AZIOAFRIKANE!

Megjithatë nuk dëshiroj t’i kërkoj arsyet me larg se ku janë,sepse ne qe te gjithë jemi dëshmitar se kemi probleme dhe ketë duhet ne te gjithë te e pranojmë. Politika jone,shihet hapur se nuk po merret me interesat kombëtare dhe as ato te vendit tone,ajo e ka ngulfatur dhe përjashtuar tej mase betejën kombëtare ne politika te interesave personale,klanore,krahinore,fetare (Islamizmin) etj...

Mendoj se ky është produkti i VOTAVE TE VJEDHURA,me te cilën do te duhej te merreshin institucionet kompetente,por edhe ato u vërtetuan se nuk ekzistojnë... aq me tepër kur është koha e vendimeve te mëdha por edhe te provokimeve te mëdha qa vijnë herë nga shkiet e herë nga sulltanët dhe paçavuret e tyre te instaluara ne jetën shoqërore dhe politike ne Kosove.

Politikajt shpejt harruan se jemi ne shekullin 21. Amerikanet dhe Evropianet na i hapen dyert e LIRISE,na shpëtuan nga zhbërja,sepse Shqiptaret ketë e merituan. Por Shqiptaret nuk e merituan qe pas gjithë asaj katrahura te përjetuar neper shekuj,qe prapë te kthehen ne piken zero nga Haxhi Qamilet e asaj kohe dhe te njëjtit e kësaj kohe...

Duke harruar se është ne pyetje fati i kombit i cili vuajti si te zitë e ullirit për LIRI,i cili edhe sot vazhdon te ketë një ëndërr te vetme,qe te kthehet ne ato FAMILJE EUROPIANE ATY KEMI DHE VENDIN e te ndjehet i barabartë me te tjerët ne ato FAMILJE.

 

ZOTI NA BAKOFTE!



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora