E marte, 16.04.2024, 08:50 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Wikileaks, amb. SHBA e shokuar: Fjalori Rama - Berisha, turp kombëtar

E hene, 29.08.2011, 06:49 PM


TIRANE- Fjalori dhe terminologjia e fyese e përdorur nga kryeministri Berisha,  lideri i opozitës, Edi Rama të pasuara nga zyrtarët e dy kaheve të politikës në 2009 ka shokuar zyrtarët amerikanë të ambasadës. Në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks, një zyrtar i ambasadës amerikane raporton Departamentin Amerikan të Shtetit mbi zhvillimet në Shqipëri, situatën politike dhe ekonomike të asaj kohe.

 

Kabllogrami mban datën 24 dhjetor 2009. Gati 1 muaj pas seancës parlamentare ku Berisha sulmoi në mënyrën më të ashpër kreun e PS-së Edi Rama, më pas erdhën dhe kundërpërgjigjet. Fjalori i politikanëve shqiptarë përkufizohet si “një turp kombëtar”

 

“Në javët e fundit shtëpitë e cdo shqiptarë janë pushtuar nëpërmjet ekraneve televizive, nga një lum me tone të ashpra dhe një gjuhë e pisët që vinte nga të dy kahet e politikës. Ndodhi gradualisht, ditë pas dite, person pas personi. Filloi nga goja vetë e kryeministrit, vazhdoi me liderin e opozitës dhe u ndoq me kujdes nga ana e zyrtarëve të nivelit të lartë, në të dy anët, me udhëzime që nga lart. Tronditja me të cilën përballet cdo shqiptar, përfshi dhe stafi i ambasadës amerikan, nxiti idenë për të përmbledhur në disa fjalë, terminologjinë e pafund të përdorur. Megjithëse këto fjalë u transmetuan pa pushim për ditë me radhë, tekstshkruesi i këtyre fjalëve u trondit aq shumë nga ky proces, sa u detyrua ta ndërpriste dhe të shkruante vetëm dy paragrafe.”- shkruhet në kabllogram.

 

Dokumenti vazhdon më tej duke raportuar termat e përdorur nga kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike duke iu referuar PS dhe kryetarit të saj Edi Rama.

“Do përdorim pincat e ligjit për tju hequr dhëmbët një nga një” ( dhëmbët e opozitës), mafiozë, lider i kupolës së mafias shqiptare, kokë dhi, kështjella e fundit e korrupsionit, dhunues grash.

 

Termat e përdorur nga Edi Rama dhe anëtarët e tjerë socialistë të cilët i referohen kryeministrit Berisha e Partisë Demokratike:

“Ne do të përdorim grushtin tonë tju thyejmë dhëmbët një për një, injorant, gënjeshtar, gjel që krye të një grumbulli plehu, Duçja shqiptar, Stalin, tiran, kloun, kryeministër pervers, gjuetar qensh I Enver Hoxhës, hajdut votash.

 

Për të përmbyllur kabllogramin, zyrtari amerikan preferon të vendosë një citim dhe përzgjedh thënien e Faik Konicë. “Shqipërinë e mbron fati, e ndërtojnë idealistët dhe e vrasin politikanët”

 

(s.g/balkanWeb)

 

______

 

Wikileaks, krimet e komunizmit, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e arkivave

 

 

TIRANË-Qeveria nuk i ka mjetet financiare për të kompensuar ish-të përndjekurit politikë dhe të llogarisë dëmin e madh që ka shkaktuar regjimi komunist. Kjo do të kërkonte hapjen e arkivave të shtetti të cilat pa dyshim deri tani kanë mbetur të mbyllura dhe pak gjasa ka që të hapen ndonjëherë nga prezenca ish-komuniste, përfshirë këtu dhe kryeministrin dhe klasën politike shqiptare. Kështu cilëson një kabllogram i Wikileaks i dërguar nga ambasada e SHBA drejt Departamentit të Shtetit Amerikan në vitin 2006, duke theksuar se kjo cështje nuk është e re ne Shqipëri, por as nga ato cështje që pritet të zgjidhen ndonjëherë.

 

Në vitin 2006, ambasadore në vendin tonë ka qenë Marcie Rise. Sic mësohet nga dokumenti sekret që nje perfaqesues i ambasades ka dërguar në vitin 2006, shkas ka qenë një Konventë Kombëtare e Viktimave të Komunizmit, e para e këtij lloji, e mbajtur më 12 Maj në Tiranë.

Konventa u organizua Shoqata Kombëtare për Integrimin politik dhe Shoqata e të burgosurve dhe persektuarve politike.

Sipas ambasadës amerikane, në Konventë mori pjesë dhe Sali Berisha, kryeministër, ndërsa audienca e ndërpriste fjalimin e tij nën thirrje “Sali, Sali, Sali”.

Kabllogrami thekson fjalën e Berishës, që cilësoi regjimin komunist si më të egrin dhe më barbarin që ka kaluar ndonjëherë shteti shqiptar. “Berisha bëri 3 premtime, të ndërtojë një Obelisk në qendër të Tiranës në memorje të viktimave që shkaktoi komunizmi, të shpallë të gjithë ata që humbën jetën nga ai regjim, “Martirë të Lirisë” dhe të paguajë dëmshpërblim për ta sic parashikon ligji. Ndërsa deklaroi se do të kontribuojë për Muzeun e Viktimave nga Krimet e Komunizmit që është nën ndërtim në Uashington, ai heshti për cështjen e hapjes së arkivave të shtetit”, citon kabllogrami i ambasadës shqiptare i dërguar në vitin 2006 në Departamentin Amerikan të Shtetit.

 

(d.bonollari/BalkanWeb)

 

________

 

Wikileaks, Withers në '09: Bojkoti i Ramës, pa strategji

 

TIRANE- Një ditë para fillimit të protestave popullore të parashikuara nga Partia Socialiste në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit të maxhorancës për të mos hapur kutitë e votimit dhe për të mos bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, Ambasadori Withers informon Departamentin Amerikan të Shtetit mbi situatën politike në Tiranë. Në dokumentin e titulluar “Përshkrim për Tiranën” ish ambasadori amerikan kritikon Ramën për bojkotin e parlamentit, si strategji jo e suksesshme dhe me të cilën “PS nuk do të marrë kurrë atë që kërkon”. Dokumenti është dërguar në DASH më 9 tetor 2009, pikërisht një ditë para fillimit të protestave nën moton “Hap Kutitë”.

DOKUMENTI

"CDO TE THOTE BOJKOTI I RAMES
Pas një humbjeje të hidhur të zgjedhjeve në qershor, kryetari i Partisë Socialist ka nisur një fushatë energjike për të kritikuar rezultatin e zgjedhjeve si dhe një demonstratë të madhe e parashikuar të zhvillohet më 10 tetor.  Fillimisht njerëzit ishin të bindur se Rama kishte krijuar perceptimin e një partie të kërcënuar nga armiq të jashtëm, në të vërtetë një strategji që kishte qëllim të luftonte kundërshtarët brenda Partisë Socialiste.
Gjatë kongresit post zgjedhor të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, anëtarët e Partisë Socialiste zbuluan se cdo përpjekje për të larguar Ramën nga kreu i PS-së ishte pothuajse e kotë. Me objeksione sporadike dhe në minorancë, të gjithë forumet e partisë, strukturat dhe kryetarët lokalë të PS mbështesnin Ramën të rikandidonte edhe pse kjo ishte qartësisht në kundërshtim me statutin e PS. Rama justifikoi vendimin për rikandimin e tij “si shkak i situatës së jashtëzakonshme të një qeverie ilegjitime që vodhi votat e shqiptarëve”

KU TE CON BOJKOTI
Vendimi për të bojkotuar bazohej në një afat kohor të paqëndrueshëm, për tezën e “luftës kundër së keqes” dhe u kushtëzua nga një listë me kërkesa që ndryshonin në mënyrë të vazhdueshme. Askush në Partinë Socialiste e dinte se kur do fillonte. Askush, tani nuk e di se kur do mbarojë, dhe për sa kohë do të zgjasë.
Ajo cfarë është e qartë është se PS nuk do të marrë kurrë atë që kërkon, dhe Rama nuk disponon një strategji për të dalë nga skema e bojkotit.
Kështu edhe kur ata të kthehen në parlament, dyert do të jenë gjithmonë të hapura për ta braktisur sërish atë.
E gjithë kjo ndodh në një Shqipëri që është anëtare e NATO-s, që përmirëson treguesit në raportet ndërkombëtare të zgjedhjeve dhe me aspirata më të mëdha për anëtarësimin e BE dhe lëvizjen e lirë.

Pa asnjë shans real për të ndryshuar sistemin zgjedhor për tju përshtatur më mirë nevojave të Ramës, të gjitha mundësitë janë që polemikat dhe konfliktet të vazhdojnë deri në zgjedhjet vendore të 2011. Me një koalicion PD- LSI në Tiranë me një sistem aktual zgjedhor , bashkautor i të cilit është vetë Rama dhe me një luftë që Rama i ka deklaruar kundër tre kryeministrave ( Berisha, Meta e Nano) cdo kush në vend po kryqëzon gishtat duke shpresuar që Rama të mos vendosë të bojkotojë zgjedhjet vendore. Një gjë është e qartë, vijat tashmë janë vizatuar, dhe “lufta kundër së keqes” mund të vazhdojë për një kohë gjatë.

CITIMI I JAVES
Problemi kryesor është që një bojkot të jetë efektiv, ju fillimisht duhet të bindi mijëra, ndoshta miliona të tjerë për të të mbështetur, një gjë e cila do shumë punë dhe zakonisht nuk është e suksesshme” - L. Neil Smith.( politikan i Partise Liberale)

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora