| E hene, 29.08.2011, 06:34 PM |
Sipas Radios Europa e Lirë, 21-vjeçar nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit, do të dalë të mërkurën para gjyqit.
Arid Uka ngarkohet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje, në lidhje me sulmin e 2 marsit.
“Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”, thanë prokurorët federalë.
Uka nëse shpallet fajtor, mund të përballet me dënim të përjetshëm.
Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes.