Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arid Uka, të mërkurën para gjyqit

| E hene, 29.08.2011, 05:34 PM |


Sipas Radios Europa e Lirë,  21-vjeçar nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit, do të dalë të mërkurën para gjyqit.

 

Arid Uka ngarkohet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje, në lidhje me sulmin e 2 marsit.

 

“Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”, thanë prokurorët federalë.

 

Uka nëse shpallet fajtor, mund të përballet me dënim të përjetshëm.

 

Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes.