E merkure, 24.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Gjeo-politika Turke drejtuar kundër Heroit kombëtar shqiptar - Skënderbeut

E hene, 29.08.2011, 09:04 PM


Gjeo-politika Turke drejtuar kundër Heroit kombëtar shqiptar- Skënderbeut

 

Nga Prof. Assoc. Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur kur informohesh se cfarë i ka kërkuar ministri turk i sotëm Dincer –qeverisë së Kosovës. Sa i përket Shqipërisë, kjo kërkesë paska ardhur më parë por vendimi për të ndryshuar historinë në dukje i drejtë sidomos për disa pasaktësi në historinë e Shqipërisë, por kur sheh se cfarë kanë kërkuar (si do e shihni më poshtë)në mënyrë specifike  habitesh dhe revoltohesh sidomos kur sheh gadishmërinë servile të politikës apo të disa historianëve shqiptarë për të ndryshuar këtë pjesë të lavdishme të Historisë së Shqipërisë të mesjetës.

Këto sinjale kanë ardhur tek ne gjithashtu dhe nga servilizmi i politikës shqiptare sidomos e dy kryeministrave të fundit ndaj Kryeministrit Turk të ardhur dy tre herë në Shqipëri.

Njihet  turpi dhe servilizmi i z. Nano, kryeministër i atëhershëm në zyrën-kabinet të të cilit varej një portret i mrekullueshëm i Heroit Kombëtar- Skënderbeut si dhe një bust të vogël të heroit kombëtar- i cili nuk bëri gëk mëk dhe nuk i dha përgjigjen e duhur pyetjes së Kryeministrit turk Erdogan: c`e keni atë tradhtar aty sipër?

Dhe Nano heshti si servil i vërtetë.

Po kështu fjalë të mira nuk mund të thuhen edhe për Berishën megjithë pragmatizmin dhe dëshirën e tij për ta integruar Shqipërinë në BE. Berisha nuk pati asnjëherë guximin të rivendosë portretin e Heroit kombëtar në zyrën e tij Kryeministrore, dhe në takimin me Erdogan më 2008, portreti dhe busti i vogël nuk ishte aty duke konfirmuar dhe njëherë se të dy këta Kryeminsitra  kanë shitur idealin kombëtar dhe janë treguar servilë ndaj një  Kryeministrit  të huaj i cili jo-rastësisht ishte miku turk.

Mendoni njëherë se c`do të bënte Kryeministri turk ose ndonjë kryeministër i ndonjë vendi tjetër nëse do ti shahej heroi Kombëtar p.sh., Qemal Ataturku.. nga një diplomat apo dhe më keq nga një Kryeministër i huaj; besoj se gjëja e parë që do të bënin do të ishte ndërprerja e marëdhënieve diplomatike. Po Kryeministrat e Shqipërisë sonë të vogël cfarë bënë? E futën kokën në rërë si struci dhe kanë pranuar fshehurazi ndryshimet. Turp i vërtetë.

Kjo vërtetohet  gjithashtu edhe nga sinjalet që dha vetë z. Berisha kur përmëndi në Mat (2011) disa kohë më parë se heronjtë e Shqipërisë janë: Zogu dhe Ismail Qemali... Po Skënderbeu Zotëri? Po Heroi ynë Kombëtar? Ka dalë në shitje kështu?

Është për të ardhur keq kur sheh pretendimet dhe kërkesat turke nëpërmjet Erdognit apo ministrit të arsimit turk Dincer për të ndryshuar tekstet e historisë shqiptare dhe kosovare, sepse janë kërkesa sa pa baza aq dhe kanë nën-tekstin e detyrimit nga një shtet më i madh se joni, dhe të një shteti që dikur e ka patur koloni Shqipërinë për 450 vjet duke i shkaktuar asaj dëme të pallogaritshme në burime njerëzore, duke e lënë në prapambetje të madhe, duke shfrytëzuar resurset e saj ekonomike dhe financiare, dhe duke e armiqësuaar me fqinjët për shkak të ndërrimit me dhunë të fesë popullatës që kishte mbetur si dhe duke sjellë nga Anadollia dhe Irani komunitete të tëra njerëzish që nuk ishin shqiptarë për të mbushur fushat Kosovën dhe fushat e Shqipërisë së shkretuar të asaj kohe.

Keqardhja më e madhe më kap kur shoh që një tradhtar modern i Shqipërisë së sotme demokratike shkruan në gazetën Panorama të dt. 26/08/2011 një shkrim që,- po të shkruhej për të njëjtën gjë në Turqi, Greqi, Serbi, (apo në ndonjë vend tjetër edhe perëndimor) pa tjetër që ky person do të paditej si një tradhtar i kombit. E ky quhet Nexhmedin Spahiu. Njëlloj sikundër ka dhe  mbiemrin e vet të tillë i cili dikur në Turqinë osmanllie ishte gradë oficeri drejtues, tani edhe z.Nexhmedin  i ka ardhur koha të marrë po ato grada që ka patur tashmë nën komandën e z. Erdogan dhe z. Dincer, sepse Qeveria shqiptare tashmë me sa duket ose nuk mund të veprojë dot ose nuk do të veprojë për arsye që ajo i di dhe ne i marrim me mend.

Megjithatë ato që dimë ne njerëzit e thjeshtë, intelektualët, populli shqiptar, është e ndryshme nga ajo që kërkon Spahiu Nexhmedin në zbatim të porosive të politikanëve tonë servilë dhe të Kryeministrit Erdogan. Po përmënd z. N. Spahiu sepse mesa duket prapa tij është një grup tjetër i rëndësishëm politikanësh dhe pseudo-historianësh nga ata që vetë z. Spahiu i shan si historianë të PPSH. Me sa duket këta e kanë shitur tashmë veten tek të huajt prej kohësh. Z.Spahiu i justifikon paturpësisht të tre  konsideratat zyrtare turke drejtuar qeverisë shqiptare dhe kosovare për të ndryshuar historinë në këto pika:

1.   “Lufta Shqipëri – Perandori Osmane” është një term që nuk përket me konceptet historike

2.   Kur Perandoria Osmane arriti në Ballkan, nuk kishte as komb turk, as komb osman e as ndonjë komb ballkanik. Thjesht një sundimtar zëvendësonte një tjetër.

3.   Perandoria Osmane s’ishte e turqve, por e sulltanit. Në trashëgiminë e saj, shqiptarët kanë të drejtë po aq sa dhe turqit, boshnjakët dhe popujt e tjerë.

Spjegimet e Historianit Spahi Nexhmedin  zbatim të direktivave të Partise (më falni- të turqve) janë sa amatoreske aq dhe qesharake, sepse harron elementin bazë në raportet midis popujve dhe shteteve dhe principatave që kur hyn një ushtri pa u ftuar nga qeveritari vendas quhet pushtim apo hyrje me dhunë në vendin e tjetrit pa dëshirën e tij për këtë argument. Sipas z.Nexhmedin, ai  thotë se atëhere Shqipëria nuk ishte shtet, e për pasojë nuk kishte pushtim?! Unë po i shpjegoj z. Spahiu se Shqipëria e asaj kohe ishte ne formën e principatave Epiri dhe Arberia, po dhe Europa në principata e ndarë ishte. Po të shohesh Librin e Barletit  `Historia e Skenderbeut` thotë  që në titull: Gjergj Kastrioti Skanderbeg- Principus of Epirus aet Arberia. Atëhere i nderuar z. Spahiu asnjë shtet në kohën e mesjetës në kuptimin e sotëm nuk ka qënë shtet por principata dhe qytete-shtete; atëhere por të gjitha principatat tek të cilat hyri turku pa dëshirën e tyre janë quajtur invazione sipas historianëve perëndimorë.

Sipas këtij argumenti, si mund të quhet ushtria  e huaj kur futet me dhunë në një krahinë të caktuar  pa ftesën e pronarit apo zotit të tokës?

Atëhere si guxoni ta quani ju zotëri i nderuar nuk ishte pushtim? Egziston në historinë ë Shqipërisë së atëhershme një rast kur kanë hyrë disa reparte turke më kërkesën e   Princit Karl Topia Princit të Durrësit e i Krujës  rreth vitit 1370,  për të luftuar përkrah Karl Topisë kundër Princit të Balshajve. Pra ky rast nuk ka qënë pushtim se ka qënë me ftese-ndihmë. Më vonë Koalicioni ballkanik ku morën pjesë të gjithë princërit shqiptarë luftuan në Fushë-Kosovë në 1389 kundër ushtrisë turke dhe humbën megjithëse vranë sulltanin ( nga kosovari-Kobilliq), zorrët e të cilit janë varrosur në Kosovë (komuna Osmangazi), e sot mbahen nga shqip folësit-turq në Kosovë si varr në të cilin bëhen pelegrinazhe (trupi dhe koka e kanë varrin në Edërne- shih artikullin: Një Marrëzi tjetër kosovaro-shqiptare-islamike me rastin e 621 vjetorit te vrasjes  së Sulltan Muratit I).

Ky ka qënë pushtim i mirëfilltë dhe s`do më komente. Me pak fjalë z, Spahiu dhe ata që e kanë shtyrë të flasë në favor të një padrejtësie që mund të ndodhë në të ardhmen, dhe për të na mbushur mëndjen, përmënd se këto mëndësi na i paska futur Enver Hoxha sipas tij se: Tekstet tona të Historisë përmbajnë urrejtje antiosmane e antiturke të trashëguar nga mendësia komuniste e Enver Hoxhës. Këto tekste duhet të revidohen një minutë e më parë. Ministri Dinçer ka plotësisht të drejtë.(?!)

O temporal o mores, dhe ne themi se si mund të konvertohen shqiptarët kaq lehtë nga një pozicion tek tjetri. Në se do të bëhej fjalë për politikanët nuk do të isha çuditur aspak, por kur bëhet fjalë për profesionistë të cilët hedhin baltë kaq lehtë njëlloj si ato prostitutat që në fund të ditës së punës pasi lahen e bëhen të pastra nga jashtë thonë me veten e tyre? .. e cbera unë...? Asgjë të vecantë..?!.

Po, ndyrësia mbeti brenda, dhe  të vjen keq të shohësh këta njerëz profesionistë (njëlloj si në kohën e PPSH), se si transformohen duke u hequr profesionistë përsëri dhe pikërisht kur bëhet fjalë për dicka të vecantë: historia e vëndit tënd, heroi kombëtar, luftrat për liri; për këta njerëz, edhe lufta e aleatëve ë kundër nazizmit nuk ishte luftë clirimtare dhe pushtimi nazist ishte thjesht një shëtitje. (?!)

 

Cila është arësyea e kësaj fushate  e Kryeministrit Erdogan dhe qeverisë së sotme turke për të ndryshuar Historinë e sidomos atë që bëhet fjalë për luftën heroike të popullit shqiptar në mesjetë? Ka disa arsye. Unë nuk mund ta quaj neo-otomanizëm sepse krahasimi është i pavlefshëm kur bëhet fjalë për sot.

Turqia nëpërmjet Kryeministrit turk të partisë pro-islamike i cili la mandatin e tretë qeverisës ka përgatitur një gjeopolitikë të re për Turqinë  e re me kërkesa për integrim në BE dhe të futur prej kohësh në Nato. Kjo gjeo-politikë e re e Turqisë kërkon gjithashtu që krahas zbatimit të detyra ve të NATO-s të realizojë edhe dy detyra specifike të cilat janë  në fakt dy projektet e ardhshme gjeopolitike të një Turqie ekspansioniste të ditëve të sotme:

-     Të afrojë dhe të shtojë marëdheniet ekonomike me ish zonat e saj perandorake: Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjë, me qëllim rritjen eksporteve dhe skëmmbimeve tregtare, sociale e politike në zona të sigurta e dashamirëse me Turqinë,

-     Të mbajë afër dhe të identifikojnë komunitetet myslimane të këtyre vendeve si popuj vëllezër me Turqinë në të cilat ka minoritete turke dhe të paktën në Shqipëri dhe Kosovë turq-shqipfolës në mënyrë që të krijojë një brez ballkanik politikisht pro-turk, dhe se kjo favorizohet edhe nga gjeopolitika e SHBA-ve në rajonin e Ballkanit kundër sllavëve.

Kjo politikë ekspansioniste Erdogan nuk do të kishte bërë ndonjë bujë të madhe po të mos kishte disa kërkesa të veçanta  të cilat mund të lexoheshin si të tilla po të shikoje sjelljet e këtij Kryeministri në takimet në Shqipëri dhe  Kosovë vecanërisht që nga takimi që la shije të keqe me Nanon më 2005 ashtu dhe me Kryeministrin Berisha më 2008.

Tre kërkesat e dërguara nga Ministri i kabinetit të tij Dincer nxjerrin në pah pengesën kryesore që po hasin dhe kanë hasur politikanët e sotëm turq për të realizuar ambiciet e tyre kapitaliste por dhe nacionaliste nuftrën për liri të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë: ndryshimin e historisë së periudhës mesjetare e të vonshme në raport me Turqinë:- Skënderbeu dhe luftrat e tij kundër perandorisë turke, por dhe luftrat e vazhdueshme për liri gjatë shekujve.

Revizionimi i historisë nuk do të ishte i keq nëse nuk do të prekej thelbi i luftrave për liri dhe quajtja invazion dhe pushtues të turqve të atëhershëm por dhe të të huajve që kanë hyrë më dhunë në tokat shqiptare. Kjo kërkesë është kamufluar me pretekstin se historiografia komuniste ka ndryshuar historinë. E në këtë rast akuzat e historianëve servilë të sotëm që përkrahin tezat turke janë të pabaza dhe poshtëruese për vendin tonë të vogël që gjithmonë duhet të hapë rrugë e kësaj rradhë – të ndryshojë një histori të dhimbshme të popullit shqiptar për hir të interesave pragmatiste të sotme. Është e qartë që historia e Shqipërisë ka plot boshllëqe dhe shtrembërime por jo në këtë fragment historik i cili përbën dhe thelbin e identitetit shqiptar dhe trashëgiminë historike të shqiptarëve në trojet e veta.

Për këtë arsye, prekja e Skëndbeut prek në fakt identitetin shqiptar, prek flamurin shqiptar, prek krenarinë shqiptare e për pasojë  duhet të ketë një reagim nga politika shqiptare e sotme pavarësisht preionit të kamufluar turk dhe rengatëve shqiptarë qofshin ata historianë qofshin radikalistë.

Së fundmi del edhe një pyetje; përse sot, përse nuk e kanë bërë kryeministra të tjerë të Turqisë  para Erdoganit, përfshi dhe Qemal Ataturkun? Përse Erdogani? Përse Kjo zmbrapsje e qeveritarëve shqiptarë?

Argumentat janë të shumtë, por kryesoret mendoj se janë këto,

Faktorë të jashtëm që favorizojnë Turqinë:

-  interesat gjeopolitike të ardhme SHBA-ve për të parandaluar një shtrirje të mundshme  ruso-sllave ekonomike  (por dhe të Kinës) dhe ushtarake në Ballkan e cila do të dëmtonte BE por dhe SHBA indirekt,

- përkrahja e Turqisë si një vend i fuqishëm ushtaraksi pjesë e një sistemi tampon kundër shtrirjeve lindore,

- përkrahja e Turqisë si një shtet laik por me qeveri nga një koalicion fetar mysliman  të moderuar e cila do të mund të bënte zap radikalizmin islamik në Ballkan dhe në Azinë e mesme.

- kërkesat e BE ndaj Turqisë që kërkon të integrohet në BE- për reforma dhe për zbatimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Turqi kur dihet që në Reupblikën turke gjendet një konglomerat popujsh të cilët janë të detyruar të flasin turqisht dhe të kenë kombësi turke me detyrim, përfshi këtu dhe 2.4 milion shqiptarë që nuk gëzojnë të drejtën e mësimit të gjuhës shqipe, të kurdëve, si dhe lirinë fetare sidomos kërkesa për  lejes për lirinë e komuniteteve ortodokse të cilat pjesërisht janë realizuar përvec lejimit të hapjes së kishës së Shën Sofisë.

Faktorë të brëndëshëm të Turqisë:

-Nevoja për reforma politike në Turqi për të përmirësuar Kushtetutën e lënë nga Qemal Ataturku në të cilën rol kryesor i lihej ushtrisë kur bëhej fjalë për cenimin e rendit nga lëvizje fetare apo revolucione,

- nevoja për aleatë besnikë që kryesisht duhen gjendur në vendet ish koloniale të perandorisë turke për të krijuar një lob të fortë pro-turk  ekonomik e financiar dhe politik në Ballkan dhe në BE (në të ardhmen).

Për këtë arsye  Skënderbeu  jonë i pengon turqit e sotëm të realizojnë synimet e tyre ekspansioniste, sepse Ai ka qënë është dhe do të mbetet guri ku do të pengohen të gjithë ata që ërkojnë të zhbëjnë identitetin Shqipëtar dhe Shqipërinë.

 

Cfarë duhet të bëjë shteti shqiptar dhe roli i Presidentit të vendit dhe i qeverisë shqiptare ndaj kërkesave të këtij lloji  në kundërshtim me historinë tonë dhe identitetin kombëtar?

Mendoj se kërkesa për revizionimin e Historisë së Shqipërisë duhen bërë pa na thënë të huajt dhe pa kërkesa politike të politikanëve tanë. Rishikimi i historisë së Shqipërisë duhet të bëhet për ato pjesë ku ka mangësi , fakte, dhe ku ka shtrëmbërime të historisë. Këtu rol të madh duhet të ketë Akademia e Shkencave sektori historik  së bashku më Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë, dhe diaspora; me krijimin e një komisioni shumëpalësh me historianë me përvojë por dhe me të huaj  në rast se duhet.

Duke patur parasysh që influenca e politikës shqiptare në caktimin e historianëve dhe në dëshirën e tyre për të thënë se  cfarë duhet bërë është më mirë që ky aspekt të zgjidhet duke bashkëpunuar seriozisht. Kjo punë do të jetë disa vjeçare në mënyrë që të plotësohet një Histori ashtu si ka qënë dhe jo një histori politikë sipas dëshirës së PD, PS apo të Erdoganit e të tjerëve të interesuar.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora