E enjte, 28.03.2024, 09:43 PM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Deri kur, dhe pse kështu…?!

E hene, 29.08.2011, 06:57 PM


Deri kur, dhe pse kështu…?!

 

Shtypi është syri i popullit. (Mbreti Zogu I)

 

Nga Zejdush Kastrati

 

    Se sa është një shtet demokratik, cështje primare dhe me peshë të veqant, është edhe   fakti se  sa respektohet fjala e lire dhe e drejta e shprehjes të qytetarëve të atij shteti ,andaj barometri më kredibël dhe më i saktë, mund të matet, kur mediat, e atij vendi janë të hapura, dhe opinionit të gjërë “pa pardon”,i ofrojnë,  edhe aso  informata,  të cilat, edhe kur janë  jo “të këndshme”, publikohen, dhe nuk cenzurohen.

    Jemi dëshmitarë,fatëkeqëishtë, që edhe gjate këtij 12 vjeqari të pasluftës,  me mediat kosovare (me përjashtime të rralla), gjithnjë manipuloi “politika zyrtare kosovare, por edhe ajo ndërkombëtare”, dhe në këtë drejtim,  janë shënuar  jo përparime dhe rezultate, me të cilat duhej të mburremi, por  duhet të brengosemi, dhe  te skuqemi!

Shembulli më enklatant, është mediumi publik,përkatësisht, RTK-ja ,ku, pos që mungon profesionalizmi , ndikimet politike,përkatësht diktatet dhe animet  për njërin klan apo fraksion partiak,për njërën parti apo një “grupacion opinionistësh avanturier”, janë fakte dhe dëshmi që  janë identifikuar kaherë, dhe kurrsesi nuk vërehen levizje pozitive në këtë drejtim.Të mos flasim për keqëpërdorime e keqëmenagjim…

    Edhe në pjesën dërmuese të mediave tjera, qofshin ato elektronike por edhe te shkruara,  ndikimet dhe presionet për të “cenzuaruar” lajmin apo informatën, janë bërë  dukuri dhe shprehi, e cila  po vazhdon, dhe kurrsesi, nuk  po  pengohet, e te mos themi të evitohet tërësisht.

    Disa pronarë mediash,të cilët, kanë krijuar pasuri marramendëse,pikërishtë përmes këtyre mediave”të pavarura”, që janë themeluar, në radhë të pare, falë donacioneve ndëkombëtare,por kuptohet, pasurinë më të madhe, e krijuan  pikërsiht, për shkak të politikës redaktoriale,përkatësisht “servilizmit” ndaj pushtetarëvë vendor dhe  disa strukturave ndërkombëtare ,janë ata që në kontinuitet,“po na shesin mend, e po propagandojnë  për transparencën dhe kinse për angazhimin e tyre në  ndërtimin dhe avansimin  e jetës mediale në Kosovë”,kuptohet të përkrahur nga KPM-ja dhe mekanizma tjerë institucionalë , dhe nga realiteti në teren,  me plot gojën, mund të themi, se  për këta”kasneca te demokracisë mediale”, sllogani më I preferuar është dhe mbetet “zgjate zot…”

    Për këtë “mish-mash”mediatik në Kosovë,  fajtor kryesor janë ata që kanë udhehequr dhe po udheheqin me Kosovën,(gjithnjë mendoj edhe tek një pjesë e ndërkombëtarëve), të cilet,pos kombinatorikave tjera , në vazhdimësi I “avnasuan” dhe i favorizuan  në postet udheheqëse, jo vëtëm në mediumin publik, por edhe në zyret  dhe kabinetet e tyre, ata që  i shërbyen me besnikëri dhe  devotshmëri, edhe monizmit  por edhe pushteteve tjera,  dhe kuptohet falë këtyre”resurseve humane”, ata  gjithnje janë sjellur dhe po sillen si “maca nën sofër”,dhe asnjëherë dhe asnjërit nuk guxuan dhe nuk po  guxojnë tia “turbullojnë ujin” asnjë pushteti apo pushtetari.

 

    Kryeministri “prin “ në “transaparencë|”!

 

Të flasësh për transaparencën e Kryemisnitrit Thaci, karshi mediave  dhe opinionit ,është e tepert ,pasi që edhe nga disa të tjerë është shkruar dhe folur  për  mbyllje  dhe mungesë informatsh nga I pari I Qeverisë ,dhe argumenti më i fuqishëm i (mos)transparences, është  mosëemërimi I zëdhenësit të Qeverisë, e të mos flasim për injorimet kur i bënë Kryeminstri kur i parashtrohen pytje, e që gjithjnë, ai vazhdon me refrenin “kalofshi mirë…”

    Kur kësaj ia shtojmë, edhe faktin, se Kryeministri Thaci,  kaherë ka bërë përzgjedhjen e mediave, për të cilat prononcohet,  por kur dëshiron ai , edhe merr pjesë në ndonjë intervistë me moderator që atij i pëlqen, dhe   pa limit të caktuar kohor,  atëherë    ai i cili po e ngulfatë  jetën mediale në Kosovë, është pikërisht Kryeministri.

 

 Pse “Zëri” gazetë “non grata” për disa ministra?!

 

    Mbrenda një periudhe të shkurtër, opinioni i gjërë është njoftuar për vëndimin e dy  përsonaliteteve nga kabineti  aktual qevriatar, që janë deklaruar piblikisht, se nderpresin marrëdhënjet e bashkepunimit me gazetën “Zëri”.

    Fillimisht zëvendëskryeministrja(se di cila  është sipas radhitjes…)Mimoza Kusari –Lila, e së fundmi edhe Ministri, Bajram Rexhepi,  jane deklaruar, se  nuk do të prononcohen, dhe nuk do të bashkëpunojnë, me gazetën “Zëri”,me arsyetim, se  redaksia e kësaj gazete, nuk   ka respektuar kodeksin gazetareskë, dhe kanë “dezinformuar….”.

   Pa kurrfarë tendence e animi që të pozicionohemi për shkak të ndonjë interesi,por për hir të realitetit, cilat janë ato“dezinformata”  që bëri “Zëri”,zonja Kusari dhe zot. Rexhepi , e që jeni të obliguar tia prezentoni opinionit,pasi që jeni  përson publik dhe mbani pozita kyqe, e që ju obligon edhe ligji, e mbi të gjitha  keni edhe obligim moral ndaj opinionit, por edhe të vërtetës, ta bëni një gjë të tillë.

    Nëse ju zonjë dhe Ju  zotri, keni caktuar ndonjë datë për  zbatim të ndonjë vendimi në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe ai vendim nuk është respektuar,përkatësisht nuk është zbatuar, dhe mediat e kanë publikuar, atëherë nuk është fajtor mediumi që njofton opinionin për joseriozitetin e juaj dhe mosëzbatim të paralajmërimit,përkatësisht vendimit, por ju jeni ata që duhet të jepni sqarime dhe të arsyetoheni për këto “dështime”. Nëse ju e kritikoni Eulexin, nëse ju jepni deklarta  që më vonë I bini pishman , nëse ju dështoni në aksione, nëse juve ju tërheq verejtjen apo“veshin”KFOR-I,EULEXI, apo dikush nga te “mëdhejte”, mos I bini në qafë gazetave , mediave apo gazetarëve, sepse gaboheni rëndë dhe hërë do dhe kur do, do të humbni dhe dështoni.

    Dhe në fund, kjo vlen jo vetëm për juve, që  keni vendos “bllokadë” ndaj  “Zërit”, por edhe për gjithë të tjerët, se ju po silleni, sikur Kosova të jetë pronë e juaja private, sikur të ishte bahqe e juaja , dhe edhe kur po vidhni,edhe kur po rreni, edhe kur po keqëpërdorni pozitat,edhe kur po devijoni moralisht ….po kërkoni,  por edhe kërcënoni, që mediat të mos shkruajnë e flasin, që banorët e Kosovës(jo qytetarët),të heshtin e të mos protestojnë,duke u arsyetuar se jeni “në shërbim te vendit  e kombit”.

    Se sa jeni në shërbim të vendit, populli tash po e sheh dhe po e din, e sa  për juve ministër Rexhepi, kthejeni pak filmin mbrapa,  dhe  besoj se ju kujtohet përgjegjia,  nga një nënë,  afër një varri, kur ju pat përgjegj shkurt e shqip…!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora