Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Sarita Montiel

| E hene, 29.08.2011, 07:58 PM |


SARITA MONTIEL/1928-

 

SHANSONJERE DHE AKTORE E MADHE 

 

Nga Halit Bogaj

 

Emri i saj i ndritur shkëlqente në vitet `5o-ta dhe `60-ta, për t`u bërë sinonim nderi dhe krenarie kombëtare dhe për t`i  joshur miliona shikues dhe dëgjues nga mbarë bota. Ajo na la trashëgim edhe disa kryevepra të shquara filmore që kishin edhe peshë të madhe artistike.

 

Aktresha dhe këngëtarja Sarita Montiel ishte e lindur me emrin-Maria Antonia Abade e cila shquhej me një bukuri të rrallë ekzotike dhe me sharm specifik.Aktorja e madhe  spanjolle ishte e popullarizuar edhe tek ne me filmat e saj të paharruar”Shitësja e luleve”dhe”Karmeni nga Granada” të cilët i shikonim me pasione të mëdha, si vepra të dalluara muzikore..Sara Montiel, kishte luajtur edhe në Holivud në filmin”Vera Kruz”, me aktorët e shquar:Gari Kuper dhe Bert Llankaster  në rolet  kryesore.Të gjithë ata që shikonin filmat e bukuroshes, Sarita Montiel e dinin se ajo ishte një aktore e dashur,e çmuar, e popullarizuar dhe e respektuar e cila interpretonte role të fuqishme  bindëse, interesante , melodramatike dhe herëherë edhe tragjike.

Sara nuk ishte e popullarizuar vetëm në atdheun e saj, por edhe në mbarë botën, sepse çdo herë që luante në filma përfitonte miliona shikues.

Me aktorët simpatikë:Moris Rone dhe  Zhorzh Mistral,Sarita realizoi filmin antologjik”Karmeni nga Granada”në të cilin luante personazhen e dashuruar në dy meshkuj/Moris Rone dhe Zhorzh Mistral/.Filmi ishte i realizuar sipas Operës së kompozitorit të madh freng, Zhorzh Bize.Në këtë film, Sarita/Karmen/është mes dy zjarreve,përkatësisht dy dashurive të saj të mëdha.Në një anë është e dashuruar në një revolucionar popullor që luftonte për lirinë e atdheut, kurse në tjetrën në oficerin francez që kishte shkuar ta okuponte atdheun e saj por që ishte zënë rob  dhe kishte rënë në dashuri të thellë me bukuroshen granadeze.Ajo/Karmen/përfundon në mënyrë të logjikshme në vdekje,duke e mbrojtur oficerin e huaj ,por që ndaj tij ushqente një dashuri të sinqertë.Ishte e ditur se në Spanjën frankiste atë heroinë të ndritur mund ta luante vetëm Sarita Montiel që i kishte bërë nder të madh atdheut të saj të dashur të cilin e dashuronte në mënyrë të posaçme.Ajo na hipnotizonte me zërin e saj melodik, të ëmbël dhe me buzëqeshjen karakteristike.Përveç  këtij filmi të shquar dhe të mbetur ne kujtesë të përhershme, por që është edhe një klasik i rrallë i artit të shtatë, Sara Montiel realizoi edhe disa filma të tjerë madhështor në të cilët luanin edhe Raf Valone dhe Rexhinald Kernan,”Shitësja e luleve”ishte një mjuzikëll analog me filmin amerikan “Zonja ime e dashur”, në të cilën kishte shkëlqyer aktorja amerikane, Odri Hepbern dhe aktori Reks Harison.Ishte karakteristike e madhe se Sarita Montiel luante gati gjithnjë në melodrama dhe në role të dhembshme të cilat përfundonin në tragjedi të ndryshme

 

Në tri dekadat e shkëlqimit të saj impozant ajo ishte edhe një yll internacional që shkëlqente vazhdimisht dhe film pas filmi, duke u pritur me padurim çdo projekt i saj i ri.

 

Duke na lënë një trashëgimi të të posaçme, ajo është e njohur edhe me filmat e saj të paharruar:”Mbretëresha e  çmendur”, ”Dashuria e vogël nga jeta ime”/l95l/,”Reportazha”/l953/,”Vera Kruz”/l954/,”Serenada”/l956/,”Vrapi im pas shigjetës”/l957/,”Djalli i krijoi femrat”/l962/,”Samba”/l964/,”Zonja nga Bejruti’’/ një film tjetër karakteristik i divës filmore spanjolle me emrin e së cilës është e lidhur një epokë e ndritur//l965/,”Amante”/l97l/,”Don Kishoti”/l974/dhe”Tangoja ime e fundit”/l987/.Sarita Montiel nuk la një varg rolesh pas  vetes .Të gjitha ato ishin të dashura, plastike, të bukura, por dhe të dhembshme.Ajo me të drejtë konsiderohej si një kult madhështor  spanjoll në vitet e lulëzimit të saj si aktore dhe këngëtare e shquar. Dhe filmat e saj kishin diçka të veçantë që na përvetësonin vazhdimisht.