Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Shaban Syla (i Gashit)

| E diele, 28.08.2011, 07:57 PM |


Me Shaban Sylën, (djathtas)
Me Shaban Sylën, (djathtas)
SHABAN SYLA, (I GASHIT)

 

Nga Zeqir Lushaj

 

1.

Po-po, qysh-jo !

Përgjegji Shaban Syla,

Kur i thirri Mbreti:

 

-Krejt,

Djelmninë e Gashit,

I kie me veti !

 

2.

-Hajde byrë,

Edhe Komunizmit i tha,

I hapi portën,fjalën ja dha.

 

3.

Shaban Syla,

I hapi krahët e thirri:

-Mirë se vjen ,-Demokraci !

 

Sa gjatë,

Moj e bekueme,

Që pritëm për ty !

 

…!

Tri kohë,tri jetë,

Kqyrën prej Shaban Syle.

 

Të trijave,iu përgjegji,

(Por…),

Të trija,ja banë me hile.

 

Ç’farë nuk i ndodhi?

Me ç’farë nuk u provove?

Asgjë nuk ju ngjit,

Mujti me qindrue.

 

Tri jetë ,ball furtunës,

(Si lis, maje malit),

Deri te prova,Gjaku i Djalit !

 

Gjithnjë,

Në brazdën e kohës,

Gjithnjë ngadhnjimtar,

 

Shaban Syla,(i Gashit),

…Plak - Burrë - Djalë !

 

…!

Dhe,thonë pastaj,se:

“Kërkush,nuk i ka dy jetë”,

 

Shiheni ,Shaban Sylën

Po jeton (mrekullisht),

Dhe Motin e Tretë !

 

…!

Tu ngjatët jeta,(simbol i Babinës),

T’i ndjej dhimbjet,

Dhe brengat ,(them se),t’i di.

 

Në sofrën e parë ,

Të burrave të Malsisë,

Një vënd nderi,asht’ për Ty !

 

      ./.

Tiranë,gusht 2011