E premte, 29.03.2024, 08:14 AM (GMT)

Kulturë

Doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “N? gryk? t? Valbon?s”

E diele, 28.08.2011, 06:57 PM


 

Pasqyrim i historisë dhe gjeografisë shqiptare

 

Nga Riza HAZIRI

 

K?to dit? n? botim t? SMS, biblioteka Publicistika, doli  n? shitje libri m? i  ri, i njëzeti me radhë,  i Bedri Tahirit “N? gryk? t? Valbon?s”, i  cili përmban intervista me personalitete t? shquara t? kultur?s shqiptare dhe reportazhe nga mbar? trojet shqiptare.

*  *  *

Me veprën “Në grykë të Valbonës” (intervista dhe reportazhe)  Bedri Tahiri, autor edhe i 18 veprave të tjera, disa prej të cilave të ribotuara shumë herë, veçanërisht në fushën e publicistikës, sforcon bindjen se është krijues jokonvencional, që përherë me vete  mban lapsin dhe notesin për të vënë në letër ato që i vijnë në mendje vetëm si rezultat i frymëzimeve. E, frymëzimet, si duket i ka të pashterrshme, sepse kudo që ndodhet i vijnë ato; në takime të rastësishme, në manifestime, n? ekskursione, n? vizita e madje edhe në plazh kur vete p?r t? pushuar. Me këtë nuk dua të them se autori Bedri Tahiri vë në letër gjithçka, fatkeqësisht siç është bërë modë e shumë krijuesve, apo m? mir? t? them  atyre që e quajnë veten krijues.

Pra, autori Bedri Tahiri ka shije të hollë për të dalluar se çka është në interes për t’i ofruar lexuesit, dhe, para se t’ia ofrojë lexuesit e laton mirë e mirë derisa i jep formën përfundimtare, derisa e bënë të këndshme e t? kapshme për lexuesin. Kështu ndodh edhe me këtë vepër.  Autori me një gjuhë artistike kuvendon shtruar me krijues të njohur shqiptar?, siç është poeti Xhevahir Spahiu, me politikan?, siç është Spartak Ngjela, me mërgimtarët që, edhe pse jetojn? e gjallojn? jasht?, u rrah zemra vetëm për atdheun, por mbi të gjitha dominojnë shkrimet për heroin kombëtar Azem Galica si dhe për veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare: vëllezërit Kapiti t? Durr?sit, veprimtarin  Abdyl Krasniqi etj.

Autori, nëpërmjet reportazheve t? tij përveç që i rikujton lexuesit bëmat heroike t? Azem Galic?s, përshkruan edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me përjetësimin e veprës luftarake t? kryeheroit. Me shije prej artisti, Bedri Tahiri arrit që bustin e heroit Azem Galica ta shpirtëzojë, deri në shkallën e Mona Lizës së Mikelangjelos, pra, ta bëjë të buzëqesh, por edhe qytetarët të bashkëbisedojnë me të.

           Me fjalë të tjera, Bedri Tahiri, me librin e tij m? t? ri “N? gryk? t? Valbon?s” i ofron lexuesit intervista dhe reportazhe që pasqyrojnë një pjesë të historisë dhe t? gjeografisë shqiptare, me gjithë të mirat që kan?, duke mos anashkaluar edhe të metat e tyre.

 

            Mitrovic?, maj 2011                                  

 

Brenda kopërtinave të këtij libri lexuesi kueshtar do të gjejë përditshmërinë tonë me sfidat dhe prapësitë e saj që nuk na u shqitën gjatë gjithë historisë.

Autori Bedri Tahiri me një guxim të paparë intelektual u kundërvëhet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë- herë, sikur e humb torruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situate të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijçsve të vet…Pena e tij nuk kursen askënd, as edhe të parët e vendit, kua ata shkojnë larg e larg dhe cenojnë historinë tonë, duke prekur aty ku nuk duhet, siç janë Flamuri dhe heronjtë.

 

          Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.

        Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare- historike- dokumentare- publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese  shkencore.

        Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime dhe ditar lufte.

Deri sot, pa i përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:

 

          Azem Bejtë Galica, 1995

          Përmendorja që mungon, 1997

          Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998

          Adem Jashari- legjendë e legjendave (u  ribotua nëntë herë), 1999

          Përjetësia, 2000

          Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001

           Drenica- një shekull trimëire  (u  ribotua tri herë),  2002

           Përtëritja, 2002

           Flakadanët e lirisë1, 2004

           Drejtësia në sprovë, 2005

           Azem Bejtë Galica (botimi i  dytë i  plotësuar), 2005

           Flakadanët e lirisë 2, 2oo6

           Nga Shqipëria në Shqipëri, 2oo7,

           Flakadanët e lirisë 3, 2007 dhe

          Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë i plotësuar), 2008,

          Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008,

          Abdyl Krasniqi- frymëzues brezash, 2009,

         Diferencimi- Tregime, 2010.

 

       Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në bashkimin tonë kombëtar.

       Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe disa libra në dorëshkrim:

 

        Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,

        Përmendorja që mungon (botim i dytë i plotësuar),

                  Përshtypje nga Franca,

                 Vesel Galica -mentar dhe luftetar i shquar

               

         Ditë më parë doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu.

         Ky është libri i tij i njëzet.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora