E enjte, 28.03.2024, 05:28 PM (GMT)

Editorial

Dibran Demaku: Nga po shkon Kosova

E diele, 28.08.2011, 07:04 PM


NGA PO SHKON KOSOVA

 

Nga Dibran Demaku

 

Një miku im gjerman një ditë më tha:Tash sa vite që njihemi bashkë kisha fituar një përshtypje të mirë për ju shqiptarët.Por,tërë përshtypjet e mia të mira për ju u zhdukën si flluska sapuni nga disa pamje televizive që vinin nga vendi juaj.Në ato pamje televizive,për mua shumë primitive,pash se si njerëzit tuaj po ziheshin me policinë për ndërtimin e një objekti religjioz.Vallë aq i rëndësishëm qenka ai objekt religjioz për ju saqë të rinjtë të zihen me policinë?! Dhe në mesin e asaj mase amorfe kishte edhe shumë të rinj studentë?! Duke i shikuar ato pamje të të them të drejtën u iritova tej mase. Pamjet agresive të të rinjëve me mjekrra të gjata ngjanin me pamjet e Talebanëve.Jeni ju europianë apo talebanë nga Avganistani?!...Dhe vazhdoi: Liria juaj nga serbi na gëzoi të gjithëve.Por,siç duket ju nuk dini ta çmoni lirinë!Me veprimet tuaja,ju në vend që të lëvizni drejt Europës së bashkuar dhe drejt dritës,po shkoni drejt Azisë dhe fundamentalizmit islamik! A nuk e kuptoni se me këtë ju po abuzoni me lirinë tuaj dhe me përkrahjen e Perëndimit?!...

Çfarë t`I thoja mikut tim gjerman?!T`I thoja se pamjet televizive më kishin irituar edhe mua,mbase do të dilja qesharak para mikut,sepse do të duhej të isha unë i pari që t`i  që ato mendime që i kishte thënë ai.Që të mos e iritoja edhe më shumë mikun tim,unë zgjodha heshtjen…

Pas ndarjes nga miku gjerman,unë ika në banesën time.Por,as atje nuk p gjeja qetësi.Vërejtjet e mikut ishin vërtet për shqetësim.Dhe derisa po mendoja për ato vërejtje të mikut, një pyetje po më rrihte në kokë si çekan:-Vërtet,nga po shkon Kosova?!Apo ecën ajo drejt dritës dhe prosperitetit,apo pa vetëdija ajo po shkon prapa dhe drejt errësirës?!

Në sytë e mendjes mu shfaqën edhe njëherë pamjet televizive nga Prishtina,(pamje që i kishin transmetuar shumë televizione të huaja),ku turma të shumta ziheshin me policinë!Po ziheshin me policinë,duke kërkuar që të caktohej një vend për ndërtimin e një Xhamie,e që sipas tyre,komuna nuk ua paska caktuar vendin e ndërtimit.Dhe ata tashmë po kërkonin që abjekti i Xhamis? të ndërtohej në oborrin e njërit nga fakultetet e Kryeqytetit ose në oborrin e njërës nga Çerdhet e fëmijëve?!...E në mesin e tyre,pra të turmës,kishte aqë shumë të rinj- studentë! Dhe ata të rinj studentë( të infektuar nga mjekrragjinjë të ndryshëm),po kërkonin në këtë mënyrë të mbyllej fakulteti dhe të ndërtohej Xhamia!!!... Apo të mbyllej Çerdhja e fëmijëve e të ndërtohej Xhamia!!!...Kështu ata vetë po kërkonin që të mbyllej e ardhmja e tyre në emër të lirive dhe të së drejtës fetare?! Ata ishin ngritur kundër vetës së vetë dhe ardhmërisë së  dhe të fëmijëve të tyre?!...A mund të kishte kërkesë më regresive dhe më abuzuese se kjo?!

Por,përse të mos bëjnë ata një kërkesë të tillë,kur askush nuk i pengon?! Kur edhe vetë profesorët e tyre dhe strkturat udhëheqëse universitare në emër të të të drejtave të lirive fetare,abozojnë edhe vetë me ato të drejta?!

Dhe jo vetëm kaq.Në emër të lirive fetare abuzojnë edhe disa ministra e deputetë të Parlamentit të Kosovës.Ata në emër të lirisë fetare,kërkojnë në mënyrë zyrtare që që të na kthejnë në mesjetë, duke kërkuar që  Parlamenti i  Kosovës të miratojë ligjin mbi liritë dhe të drejtat fetare,e që sipas tyre ato të drejta kanë të bëjnë me futjen e Edukates fetare  si lëndë mësimi në shkolla të të gjitha niveleve në arsimin e Kosovës si dhe lejimin e bartjes së shamive të kokës në të gjitha institucionet e Kosovës! Më i zëshmi në tërë këtë zhurmë është Ministri i ashutquajtur i shëndetësisë! Themi i ashtuquajtur,sepse sipas veprimtarisë së tij ai do të duhej të emërtohej”Ministër” i religjionit e jo i shëndetësisë?! Ministri në fjalë( i zgjedhur në atë post me vetëm një përqind të votive të elektoratit) tash abuzon me postin e tij.Dhe siç u tha edhe më lart nuk është i vetëm.Në krah të tij qëndrojnë edhe disa deputetë të tjerë (deputet u thënqin), që siç duket u ka marrë koka erë!Thuase ata dhe vetëm ata qenkan të zgjedhur që në emër të myslimanizmit, qëta mbrojnë Fenë myslimane! Dhe më e pakta që do të ndodhte me abuzimet e tyre është që ata të shkoarkohen nga ato vende me përgjegjësi publike që mbajnë!

Dhe jo vetëm kaq. Kosova në këto vite lirie sikur është shndërruar në një livadh apo në një fushë futbolli, ku mund të vijë secili dhe aty të kullosi sin ë “bashqe të babes” pa frikë se mos o zot mund të kërcënohet apo të dënohet nga ligjet e saja në letër!Vijnë zyrtarë e qeveritarë nga vende të ndryshme të botës.Ka nga ata që vijnë me qëllime të mira,për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e demokracisë dhe ardhmërisë.Por,ka edhe zyrtarë e qeveritarë të tjerë që në Kosovë vijnë jo për të ndihmuar,por për të bërë hile!

Erdhën këto ditë zyrtarë e qeveritarë të ndryeshëm nga Republika e Turqisë(trashëgimtare e ish Perandorisë osmane) dhe u ulën këmbëkryq si në “bashqe të bebës”.Dhe sapo u ulën,(nën respektin dhe nderimin deri në absurd) të mik pritësve,filluan të shtrojnë kërkesa sa apsurde aq edhe tragji-komike!Kërkuan që shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi,të korrigjojnë tekstete e tyre të histories në raport me ish Perandorinë osmane dhe sulltanët e saj!Kërkuan që në librat e historisë së Kosovës të shkruhet se Perandoria osmane dhe sulltanët e saj,në Kosovë nuk paskan pas ardhur si pushtues,por si shpëtues?!(O tempora e mores!-do të mund të thirrte dikush)…Dhe ministrant e qeverisë së Kosovës karshi atyre kërkesave sa apsurde aq edhe qesharake,mbajtën kryesisht qëndrim të heshtur!Dhe dihet që heshtja do të thotë pranim!

E nisi ministri(apo zëvendës-ministri) i arsimit i Turqisë dhe e vazhdoi ministri i jashtëm i saj.

Në Kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve,në Qytetin e Lidhjes shqiptare,të asaj Lidhjeje që kishte bërë luftë me ish Perandorinë osmane,në Prizren,ministry i jashtëm turk u bëri fyerjen më të madhe shqiptarëve.Ai Qytetin e Lidhjes Shqiptare e quajti “qytet turk”?!?!?!...Dhe jo vetëm kaq.I entuziazmuar që asnjë nga zyrtarët qeveritarë të Kosovës nuk po reagonte ndaj deklaratave të tij do të deklaronte:-“Sikur askund në botë(mbase këtu e fuste edhe vete shtetin turk),të mos ekzistonte asnjë eksponat i kulturës turke,mjafton Prizreni dhe kultura e tij shpirtërore turke?!?!?!...Sikur Prizreni të ndodhej fizikisht diku në teritorin e Republikës turke e jo në Kosovë!!!

Eh,ua marrsha të keqen Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e Sulejman Vokshi! Si do të reagonit ju po të ishit gjallë?! Stërnipërit tuaj i kanë shtënë veshët në lesh dhe as që dëgjojnë kur pasarsdhësit e ish armiqëve tuaj ju fyejn ju dhe luftën tuaj aqë rëndë?! Dhe në qytetin tuaj!!!Në atë qytet,ku ju për here të pare në formë zyrtare i bëtë me dije botës se ekziston një komb që emrin e ka shqiptar dhe një teritor i pushtuar dhe që duhet liruar nga Perandoria osmane,si m? e madhja e kohës!

Dhe kurgjë-kurrkujt! Asnjë reagim as privat e as zyrtar!

Dihet se në traditën shqiptare ka ekzistuar dhe ekziston edhe sot mikpritja si një nga vyrtytet me të njohura të kombot shqiptar.Miku i ardhur në shtëpinë e shqiptarit është pritur gjithmonë me nderimin dhe respektin më tëmadh.Gjithnjë derisa miku të jetë sjellur si mik në shtëpinë e shqiptarit.Ndërkaq nëse miku i ardhur ka filluar të sillet si zot shtëpie në shtëpinë e tij, atëherë shqiptari ka qenë i detyruar të ia kthejë pushkën,sepse në atë moment ka përfunduar miqësia.Në rastin tonë „miqëve“ nga Turqia nuk do të duhej t`u kthehej pushka,por duhej treguar dera!Në këtë mënyrë do ta respektonim edhe vetën e edhe „miqtë“sepse do t`u tregonim se Kosova ka zot shtëpie!

 

Dhe krejt në fund: U lumtë disa grave dhe disa shoqatave të tyre në Kosovë!Ato me një vetëdije të theksuar kombëtare e ngritën zërin i bënë thirrje Parlamentit të Kosovës që mos ta miratojë kërkesën e disa të ashtuquajtur“Deputetë“ për futjen e Edukatës fetare si lëndë mësimore në shkollat e Kosovës,si dhe të mos e miratojë kërkesën për legalizimin e bartjes së shamive të kokës në shkolla dhe institucione të ndryshme shtetërore!Ky është lajmi më i mirë i këtyre ditëve. Shpresojmë se zëri i qartë i këtyre nënave dhe motrave tona do të trokasi edhe në ndërgjegjet e atyre që për një moment, për arsyet nga më të ndryshme u janë errësuar sytë dhe nuk shohin përpara, dhe edhe ata do ta ngrisin zërin kundërshtues ndaj kesaj nisme regresive. Shpresojmë që kërkesa e dërguar në Kuvendin e Kosovës,mos të shqyrtohet fare,por edhe nëse hyn në rendin e ditës do të hidhet poshtë nga deputetët e ndërgjegjshëm dhe me ndjenja kombëtare. Në të kundërten e ardhmja do të rëndojë mbi ndërgjegjet e tyre...



(Vota: 26 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora