E premte, 19.04.2024, 06:44 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gratë intelektuale të Kosovës, kundër fesë në shkolla

E diele, 28.08.2011, 07:57 PM


kundër fesë në shkolla... Edi Shukriu
Kundër fesë në shkolla... Edi Shukriu
Një grup i grave intelektuale dhe aktivistet për të Drejtat e Grave të Kosovës i kanë dërguar një letër-peticion kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me anë të së cilës kundërshtojnë modifikimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar, sipas të cilit do të lejohej përdorimi i shamive në shkolla si dhe futja e lëndës së Edukatës Fetare dhe Morale në plan-programet mësimore.

Gratë intelektuale dhe aktiviste, dy propozim amendamente të mbështetura nga 27 deputetë të Kuvendit të Kosovës, për modifikimin e nenit 3, paragrafi 7 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe për shtimin e një paragrafi të ri në nenin 3 të këtij ligji, e shohin si të karakterit fetar si dhe si ndërhyrje të fesë nëpër shkolla.

“Duke u nisur nga fakti se Kosova është shtet laik i definuar me Kushtetutë si dhe duke marrë parasysh se kombi shqiptar me tri religjione është mbajtur unik duke i dhënë rëndësi kombit para fesë, ne intelektualet dhe aktivistet për të drejtat e grave kërkojmë nga ju si përfaqësues të popullit që t`i mbroni me vendosmëri vlerat shtetërore dhe kombëtare duke votuar kundër amendamenteve të propozuara”, thuhet në letër-peticion.

Për më tepër, siç theksohet më tej, “ne konsiderojmë se legjislacioni në fuqi i Republikës se Kosovës garanton te gjitha liritë fetare sipas standardeve evropiane, prandaj nuk ka nevoje të ndryshohet”.

“Mbetemi të bindura se Kuvendi i Kosovës do të dalë në mbrojtje të vlerave tona shtetërore, kombëtare e demokratike, ashtu siç i kemi mbrojtur edhe në sfida më të rënda”, thuhet në fund të letër-peticionit.

Letra është nënshkruar nga 53 gratë intelektuale dhe aktivistet për të Drejtat e Grave të Kosovës (radhitja e emrave sipas alfabetit: Alberta Troni, Alije Zogaj, Alba Loxha, Arjeta Emra, Advije Morina, Afërdita Saraqini – Kelmendi, Argjentina Grazhdani, Afërdita Rushiti, Arjeta Rexha, Bylgjyzare Muharremi, Besa Luzha, Besa Shehu, Besa Ilazi, Besa Shkodra, Blerina Leka, Brikenda Rexhepi, Drita Gunga, Gjoksere Rizvanolli, Edi Shukriu, Elife Krasniqi, Edita Tahiri, Emine Bakalli, Engjellushe Morina, Exhlale Dobruna-Salihu, Florije Shunjaku, Hasnije Ilazi, Igballe Rogova, Ilirjana Loxha-Basha, Kumrije Hoxha, Lejla Pula, Luljeta Vuniqi, Luljeta Demolli, Lule Krasniqi, Mirlinda Kusari, Myfide Cecelia, Naxhie Buqinca, Nafije Latifi, Resmije Kryeziu, Sanije Gashi, Sevdie Ahmeti, Safete Rogova, Sibel Halimi, Shqipe Breznica, Teuta Berisha, Valdete Perolli, Vjosa Dobruna, Vjosa Mullatahiri, Vlora Qitaku, Vlora Baruti, Valdete Idrizi, Xheraldina Cernabregu, Xheraldina Buqinca-Vula, Zana Rudi.



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora