Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ipeshkvët, kundër pllakatit antikosovar të SVP-UDC

| E diele, 28.08.2011, 07:39 PM |


Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike të Zvicrës ka kërkuar nga mediet që të mos e publikojnë pllakatin e SVP-UDC-së me titullin "Kosovarët therin zviceranin!", pllakat i cili prej disa ditësh mund të shihet në shumicën e medieve të këtushme.

Ajo e ka quajtur "Mizantropi blasfemuese" tekstin e pllakatit, transmeton nzz.ch agjencinë sda.

Komisioni për komunikim dhe medie shërbimi për migracion i Konferencës Ipeshkvnore të kishës, përmes një komunikate kanë apeluar për përgjegjësi të medieve kundër ndërsimit të dhunës.

 

"Në `pllakatin ndërsyes`, krimi i një dorasi shndërrohet në krim të një grupi të tërë etnik dhe paturpësisht nxitet urrejtja e një grupi etnik ndaj një tjetri. Publikimi i këtij pllakati përbën një thyerje të re rregullash në kulturën politike të Zvicrës.

Nisur nga kjo, Konferenca e ipeshkëve të Zvicrës kërkon nga të gjithë përgjegjësit e medieve që të mos i japin vend më kësaj "mizantropie blasfemuese". Një numër shtëpish mediale kanë refuzuar të botojnë këtë pllakat, prandaj Konferenca e Ipeshkve të Zvicrës i falënderon ato.

Teksti në reklamën e SVP-UDC-së ka të bëjë me dy kosovarë të cilët më 15 gusht therën me thikë një ish mundës zviceran në Interlaken. SVP-UDC në pllakatin e saj e përshkruan rastin dhe në të njëjtën kohë propagandon për iniciativën e saj për ndalimin e imigracionit masiv".

 

Bota Sot