E enjte, 25.04.2024, 09:07 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) përgënjeshtron disa deklarata të rrezikshme

E shtune, 27.08.2011, 06:11 PM


FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR

F.B.K.SH

Tiranë, 22 gusht, 2011

 

DEKLARATË PËRGËNJESHTRIMI

 

Nr: 06 Protokoll: 022/07

 

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) përgënjeshtronë disa deklarata të rrezikshme, lidhur me pseudolajmin e rishfaqëjes së shpejti të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në Mitrovicën e veriut, të publikuara nga aventurierë dështak, invalid mendorë apo “heronjë” të pambuktë interneti.

Papërgjegjëshmëria adoleshente, gënjeshtrat e pacipa, megalomania e inferioritetit gjenetik si dhe karierizmi i sëmurë që karakterizojnë autorët e këtyre deklaratave, disa prototipa të papunë si Gafurr Adili (alias-Bashkim Mitrovica apo Sazan Toplica), Sulejman Abazi (alias-Çlirim Presheva) e company, janë sa qesharake po aq të rrezikshme për destabilizimin e lëvizjes për Bashkim Kombëtar dhe kërcitjes së marrëdhënieve të shkelqyera me USA dhe aleatët e tjerë evropian që operojnë në Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Nëpërmjet kësaj Deklarate Përgënjeshtrimi, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) rikonfirmon qëndrimin zyrtar e absolutisht të patjetërsueshëm lidhur me vendimin unanim, në Kuvendin e III-të të tij, më 24 prill 2010, në Himarë, se Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), e “ngrirë” për veprimtarinë e saj në territoret e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, as nuk është lodër në duart e renegatëve të sipërpërmendur e aq më pak nën urdhërat e tyre. Kur fare mirë dihet zyrtarisht dhe publikisht se këta dy persona, kinse atdhetarë, që janë përjashtuar me votën e lirë të 284 delegatëve (Deklaratë: Nr.01/ Protokoll: 00/24) nga radhët e FBKSH-së, për arsye sabotimi të cështjes kombëtare, nuk kanë e nuk do kenë shansin të keqinformojnë opinionin publik mbi ekzistencën, rolin dhe veprimtarinë e strukturave të FBKSH-së.

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) merr përgjegjësinë e plotë të kësaj Deklarate Përgënjeshtrimi si dhe ju lutet, aleatëve të çështjes kombëtare, strukturave të USA në Kosovë dhe mbarë opinionit të përgjegjshëm mediatik e atij publik, në Ballkan e më gjerë, të distancohen nga deklarata të tilla vëllavrasëse, përçarëse dhe sabotuese të dukshme të Çështjes Kombëtare Shqiptare.

 

Kryetari

I FBKSH-së

Prof. Arbër Kastrioti

 

Sekretari Politik

I FBKSH-së

Jurist, Genc Llakaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora