E premte, 19.04.2024, 03:26 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Xhemaledin Salihu: Presheva në Bonovinën e Vardarit në vitin 1930/31

E shtune, 27.08.2011, 07:22 PM


PRESHEVA NË BANOVINËN E VARDARIT NË VITIN 1930/31

 

Shkruan Xhemaledin Salihu

 

Presheva është komunë shqiptare dhe aktualisht në jug të Serbisë. Ajo shtrihet në Luginën e Preshevës dhe përfshinë vendbanimet e Karadakut, në perëndim dhe të Rujanit, në lindje si dhe vendbanimet në fushëgropën e këtyre maleve. Sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, Fushëgropa e Preshevës dhe ajo e Shkupit kanë rëndësi më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan.

Presheva, në reformat administrative, territoriale dhe politike që ndodhën gjatë periudhave të ndryshme të ekzistimit të saj, pa vullnetin e popullit shumicë, Shqiptarët, i takonte bashkësive të ndryshme administrative, territoriale dhe politike. Mirëpo,në aspektin territorial, etnik, kulturor, gjuhësor, familjar, ajo gjithmonë ishte e lidhur me Kosovën.

Rajoni i Preshevës banohet nga popullata shumicë shqiptare dhe qysh në Antikë i takonte Dardanisë.Popullata e këtij rajoni, si pjesë përbërëse e tërë popullatës shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë,ka marrë pjesë në të njëjtat procese etnogjenetike dhe politike         të Shqiptarëve dhe paraqet etnikum më të vjetër në këtë rajon.

Pas Kongresit të Berlinit, Kazaja e Preshevës, më 1878 i takonte Sanxhakut të Prishtinës të Vilajetit të Kosovës dhe ajo përfshinte Nahinë e Bujanocit dhe të Tërgovishtes deri në vitin 1912, kur Presheva u përfshi në Serbi.

Në Mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene, të themeluar më 1918, Rrethi i Preshevës i takonte Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup, qarkut të Kumanovës deri në vitin 1945, atëherë kur Presheva, në mënyrë arbitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar si dhe me qëllim asimilimi e ngushtimi të trollit etnik u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, për ta vënë në lidhje kontrolli nga lartë, nga rrethi i Vranjës apo herë herë i Leskocit të ish-Jugoslavisë.

Sipas shënimeve statistikore të vitit 1925, Rrethi i Preshevës përfshinte komunat e sotme të Bujanocit dhe të Preshevës, ndërsa ishte i përbërë nga 9 komuna : Bilaçi, Bujanoci, Zhunica, Klenike, Klinoci, Levosoja, Novosella, Presheva dhe Shainca.(Fjalor i vendeve të Mbretërisë… më 1925).

Atëherë Bilaçi kishte 939 shtëpi, me 4.737 banorë, Bujanoci kishte 1.418 shtëpi, me 8.240 banorë, Zhunica kishte 579, me 3.562 banorë, Klenike kishte646 shtëpi, me 4.136 banorë, Klinovaci kishte 652 shtëpi me 4.110 banorë, Levosoja kishte 423 shtepi me 2.584 banorë, Novo Sella kishte 293 shtëpi me 1.826 banorë, Presheva(komunë) kishte 1.160 shtëpi me 5.953 banorë dhe Shainca kishte 440 shtëpi me 3.o23 banorë.

Pra Rrethi i Preshevës kishte 6.544 shtëpi dhe me 38.171 banorë.

Kjo ndarje administrative, territoriale e politike e Rrethit të Preshevës vazhdoi edhe në Mbretërinë Jugosllave të vitit 1931(Nehat Hyseni, Uspon i pad Preseva kao regionalnog centra u istoriji) deri më vitin 1947.Atëherë Rrethi kaloi në Bujanoc.

Banovina e Vardarit përfshinte Serbinë Jugore, Rajonin e Vranjës, Shkupit, Bregallnicës, Manastirit, pjesën jugore të Kosovës, Rajonin e Nishit: rrethin e Vlasotincës, Lekovacit dhe Jabllanicës, dhe një pjesë të Rajonit të Zetës: Gjakovën.

Në aspektin administrativ Banovina e Vardarit e formonin 46 rrethe dhe 525 komuna.

Rrethi i Preshevës sipas regjistrimit të vitit 1931 kishte 10 komuna, 98 vendbanime, 7.299 shtëpi me 45.645 banorë: Bilaçi me 1.022 shtëpi dhe 6.279 banorë; Bujanoci me 1.708 shtëpi dhe 10.630 banorë; Zhbevci me 272 shtëpi dhe 1.830 banorë; Zhuniza me 718 shtëpi dhe 4.787 banorë; Klenike me 631 shtëpi dhe 4.179 banorë; Klinovaci me 397 shtëpi dhe 2.281 banorë, Levosoja me 526 shtëpi dhe 3.396 banorë; Novosella me 276 shtëpi dhe 2.160 banorë; Presheva me 1.323 shtëpi dhe 7.529 banorë dhe Shainca me 402 shtëpi dhe 2.869 banorë.

Popullsia e rrethit ishte 65% e krishterë dhe 35% muslimane.

 

Rrethi i Preshevës në  vitin 1931
Rrethi i Preshevës në vitin 1931
Rrethi i Preshevës përkufizohej me Bullgarinë, në lindje, me Vranjën, në veri, me Gjilanin, në perëndim dhe Kumanovën, në jug.

Rrethi i Preshevës kishte: 2 shkolla të mesme profesionale, 26 shkolla fillore, 7 Leximore dhe Biblioteka, 12 Shoqata dhe Kooperativa, 2 Ente të Parave, 5 Ndërrmarje Industrijale dhe 1 Fidanishte të Pemëve dhe rrushit.

Bashkësi Fetare Islame kishte vetëm në Preshevë, ndërsa Imamate të pavarura kishte në Vranjë, Leskoc, Sijarinë dhe Surdulicë.

Mësimi fillor në Rrethin e Preshevës, për vitin shkollor 1930/31 organizohej në 26 shkolla, me 54 paralele, në 1 Ent parashkollor, me 2.715 nxënës, ndërsa mësim jepnin 50 mësues.

Viteve 1930/31, në Preshevë dhe Bujanoc ekzistonin postat shtetërore.

Presheva, gjatë viteve 1930/31 ishte qytezë me Shërbim për Postë, Telegrafi dhe Telefoni, me Stacion Hakurudhor në largësi prej 3,5 km, me Stacion Shëndetsor, me 2 kisha, me 6 xhamia, me 2 shkolla fillore,  me 1 Bibliotekë Popullore dhe Leximore, me 1  Shoqatë të Zejtarëve(Esnafëve), me 1 Treg, me 1 Shoqatë “Soko”, me 1 Kryqi të Kuq, me 3 Bashkësi Agrare,  me 1 Xeherore, me 3 Mulli, me 1 Tjegullanë dhe me 1 Hotel.

Popullata e Preshevës kryesisht merrej me bujqësi, blegtori, pemëtari, tregti dhe zejtari.

Popullsia e saj prodhonte dhe eksportonte duhan, dru, gëlqere, pemë, perime, kafshë dhe shpezë.

 

Referencat

 

1.Vardarska banovina, Kumanovski okrug, srez presevo, knjiga III, Beograd, 1938

2.Banovina Vardarska, opsti pregled, Skplje, 1931

3.Kraljevina Srba, Hrvata i Slovenaca, Recnik mesta 1925, Beograd, 1925

4.Nehat Hyseni, Uspon i pad Preseva kao regionalnog centra u istoriji, ëëë.presheva.com, Presevo, 25. februara 2010.godine

5.Xhemaledin Salihu, Përfaqësimi I Shqiptarëve të Rrethit të Preshevës në organet dhe institucionet partiake e shtetërore në vitet 1945-47, Zemra Shqiptare, 02.08.2010

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora