E enjte, 01.10.2020, 09:17 AM (GMT+1)

Editorial

Fazli Maloku: Letër e hapur ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja

E shtune, 27.08.2011, 08:04 PM


Letër e hapur ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja

 

Përshëndetje, zotëri ministër, Ramë Buja

 

Deklarimi i juaj i paradoditëve para gazetarëve, se "me ministrin turk të Arsimit, zotëri Omer Dinçer, arritëm marrëveshjen për formimin e një komisioni të përbashkët për ndryshimin e tekstit të Historisë Shqiptare, sipas rekomandimeve të Qeverisë të shtetit të Turqisë, ku sipas tyre ofendohet Sheti i Turqisë dhe populli i saj"!!Ky deklarim i juaj ishte sa i pakuptimt po aq edhe poshtrues,njëherit edhe fyes për gjithë kombin shqiptar. Ua përkujtoj zotëri ministër se para pak vitesh Qeveria e kosovës gjegjësisht ish kolegu i juaj e morën të njejtin vendim:"Të rishikohen tekstet e Historisë dhe të hiqen pjesët ku shkruhet për luftën kriminale e gjenocidiale të ushtrisë, policisë e paramilitarëve serbianë ndaj popullit shqiptar të Kosovës, sepse serbët dhe Qeveria Serbiane e Beogradit po hidhërohen!!

A do të thotë kjo se Perandoria Osmane e cila për pesë shekuj me radhë, na pushtoi, na vrau e dogji me zjarr dhe na solli deri në zgrips të shfarosjes si popull, tani sipas qejfit të dikujt të quhet si "çlirimtare" apo "shpetimtare" për shqiptarët?!!

A ishte pikërisht Qeveria e shtetit të Turqisë nënshkruese e dy konventave me ish Jugosllavinë për shpërnguljen e popullit shqiptar nga trojet Arbërore për në shkretirat e Anadollit?!! Kështu me veprime të tilla ku edhe sot miliona shqiptarë  në Turqi janë asimiluar totalisht duke mos iu njohur e drejta e identitetit, përdorimi i Flamurit Kombëtar, në festat kombëtare, nuk iu njihet e drejta në shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën e tyre shqipe, probleme këto të cilat ju zotëri ministër Rama do të duhej ti shtronit me kolegun e juaj turk, z.Omerin?!

Një ndihmesë të tillë populli ynë do ta shpjegonte thjeshtë dhe qartë: Sikur një njeri ta shpetonte një femër që tjetri tenton ta dhunojë dhe ky "shpëtimtari" pas pak e dhunon vetë!

Ministrin turk ju zotëri ministër Rama do të duhej pritur me një buqet "lulegjaku" të Kosovës si një dëshmi e natyrshme se kjo tokë u la me gjak po nga kjo Perandori "shpëtimtare"!

A keni paralajmërime ju z. Rama, edhe sa përfaqësues qeveritarë nga shtetet pushtuese të tokës Arbërore do ta parashtrojnë kërkesën që ne shqiptarët ta ndryshojmë Historinë tonë dhe aty ku shkruhet se këta ishin apo janë edhe sot pushtues ti shpallim si "çlirimtarë"!

Populli e ka një shpjegim të theshtë: "Ujku i cili u sul në vath (torishtë), preu dhe masakroi delet deri në çfarosje, nuk ishte fajtor! Fajtore ishin delet, sepse nuk ditën të sillen me ujkun"!

Zotëri ministër- Rama, ju lutem të dilni publikisht para opinionit dhe t'ia shpjegoni qartë këto marifete të juaja të cilat janë detyrat e këtij komisioni për ndërrimin e Historisë shqiptare në raport me Ish Qeveritë apo Perandorinë Otomane.

Përndryshe, ju, ne postin që mbani tani, nuk do të mundeni ti ikni përgjegjësisë dhe llogaridhënjës. Keni kujdes se të gjithë ata që janë duke u dhjamosur në "grazhdin" e Turqisë sot, i cili duket të jetë i pasur dhe me shumë oreks, nesër do të mundohen ta vjellin por do të jetë tepër vonë. Një thënje popullore thotë: Njeriu gabon dhe njëherë në një moment e gëlltitë një lugë ndytësira, edhe po të vjelli gjithë jetën nuk mundet me u pastru.

Zotëri ministër Rama, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve nuk është e shkruar vetëm në letër, është e shkruar në mendjen e çdo shqiptari kudo që jeton, në çdo pëllëmbë të Tokës Arbërore, në çdo shkëmb, në çdo dru, në çdo prrua, në çdo lumë, në thellësitë e tokës, thellë në fundin e detit shqiptar e kudo tjetër. Ajo mbahet e shkruar në të gjitha bibliotekat e botës përparimtare e demokratike.

Duke ju njohur edhe personalisht, mbes me shpresë se do ti përballoni të gjitha trysnitë nga shumë anë që e kuptoj se do të iu vijnë dhe nuk do të lejoni të provohet të nëpërkëmbët

Historia e Lavdishme Shqiptare e shkruar me aq shumë gjak e sakrifica. Por, pranimi i juaj publikisht se keni pranuar për formimin e një komisioni të tillë, i ka zbehur qëndrimet e mia ndaj jush.

 

Fazli Maloku, Prishtinë



(Vota: 26 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora