Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Bill Klintonit

| E shtune, 27.08.2011, 12:22 PM |


Halit Bogaj

 

BILL KLINTONIT

Me rastin e 65 vjetorit të lindjes

 

Nëpër vite dhe jehona

Thellë ke hyrë në zemrat tona

Me kushtrimin e paparë

Ti u bëre legjendar

 

Me ndriçim si meteor

Për ne ishe madhështor

Ti kërkove drejtësi

Solle paqe dhe liri

 

Solle paqe dhe liri

Për Kosovën Pavarësi

Të dërgoi Perëndia

Të çlirohej Dardania

 

Me gëzim dhe hare

Prapë na ktheve në atdhe

E  dëbove një tiran

Më të keqin në Ballkan

 

Duke bërë  madhështinë

Na krijove ardhmërinë

Çdo familje çdo shtëpi

Të kujton me krenari