E enjte, 18.04.2024, 03:31 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Filip Riker në Kosovë

E premte, 26.08.2011, 07:58 PM


Filip Riker në Kosovë

 

Nga Halit Bogaj

 

Sa herë që Serbia përpiqet të tregohet se kinse është ndonjëfarë faktori me rëndësi të madhe dhe sa herë që kërcënon verbalisht dhe ‘’pa plumba’’, në Kosovë vjen ndonjë zyrtar i lartë i State Departamentit amerikan për t’i treguar asaj që t’i mbledhë mendët dhe të lëshohet në ‘’Tokë të Zotit’’. Menjëherë sapo na ishte kërcënuar vocërraku Ivica Daciq, në Kosovë arriti me shpejtësi drite Filip Riker i cili tregoi edhe njëherë në mënyrë të qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe ka të drejtë ta shtrijë sovranitetin e vet brenda kufijve të saj. Atë ditë Beogradi kishte zaval të madh duke mos u prononcuar fare për vizitën e diplomatit të lartë amerikan i cili erdhi të bisedontme kryeministrin kosovar të cilin e ka ‘’therrë në sy’’ mbarë Serbia, duke e quajtur shpesherë edhe Gjarpër. Riker shkoi në vizitë edhe në Graçanicë për ta përgëzuar popullatën e atjeshme serbe e cila kishte marrë pjesë në zgjedhjet locale të Kosovëes dhe kishte fituar edhe disa vende ministrore në parlamentin e Kosovës. Pra në vendin tonë arriti edhe njëherë një mik i madh  cili prezenton politikën zyrtare të SHBA-ve, duke i treguar Serbisë se ka ardhur çasti përfundimtar për t’u mbushur mend dhe për ta pranuar realitetin. Këto ditë nuk ishte e rastit as proklamata e KFOR-it përkitazi me zbulimin e emrave të kriminelëve kryesorë serbë të cilët u kishin prirë bandave të ndryshme në veri të Mitrovicës, e që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ishin të lidhura me çetnikun e tmerrshëm Voislav Koshtunica, i cili, dhashtë zoti, një ditë duhet të dënohet për veprat e veta kriminele rreth vrasjes së premierit demokrat Zoran Gjingjiq. Pra sipas njoftimeve të KFOR-it i cili ishte faktori i vetëm që ua ndalonte turrin qenvë serb, Mirko Jakshiq, Oliver Ivanoviq por edhe shumë të tjerë, do të ndiqen nga policia e EULEX-it dhe do të dërgohen atje ku e kanë vendin. Kemi shpresa të mëdha se do të pajtohet dhe Beogradi zyrtar i cili e ka të zënë ‘’bishtin me derë’’ rreth fillimit të përgatitjes së anëtarësimit në Unionin Europian, me ç’rast këto ditë atje ishte edhe luanesha Angela Merkel për tu treguar atyre diçka se çka duhet të plotësojnë sa më shpejtë. Në këtë drejtim duhet shpresuar se një ditë e tillë rreth dënimeve të atyre kriminelëve do të vijë sa më shpejtë, ngase frika dhe kërcënimi të cilat ia bënin popullates serbe në very, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ngase, siç dihet, prej tyre janë lodhur të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Se sa ngusht u kishin ardhur punët kriminelëve të veriut të Mitrovicës tregojnë edhe disa fotografi të tyre të zëna në befasi nga të cilat shihej se vërtet u ka hyrë ‘’lepuri në bark’’. Vizita e RIkerit në Kosovë ishte përkrahje e drejtëpërdrejtë ndaj qeverisë së Kosovës e cila po përgatitet për ndërmarrjen e aksioneve të tjera rreth shtrirjes së mëtejme të sovranitetit të vendit tonë në tërë territorin e tij. Pra FIlip Riker ishte edhe një dush tjetër i fothtë dhe i papritur për Serbinë zyrtare së cilës iu bë e qartë serioziteti i gjërave me të cilat duhet të merret ajo në një të ardhme shumë të arfërt. Aq më tepër kur nuk do të ketë kohë për të humbur as vetë Serbia e cila ka rënë në pikë të hallit me inatin e saj rreth pranimit të pavarësisë së Kosovës të cilën tani më e kanë bërë 81 vende të Botës, duke u pritur së shpejti edhe njohje të tjera të reja, disa nga të cilat ishin edhe ato ku shkonte Jeremiqi për t’i lutur që të mos e pranonin pavarësinë e vendit tonë. Me fjalë të tjera Riker ishte lakonik, i qartë, pa ekuivoke, i vendosur dhe i ashpër duke u dërguar mesazh atyre që akoma nuk po kuptojnë sa duhet. Vizita e tij ishte edhe një befasi e madhe edhe për opozitën tonë sepse disa prej tyre çuditërisht nuk po e shohin rolin amerikan, ashtu siç është në të vërtetë. Dhe akoma po kanë fytyrë për të thënë se qeveria nuk është duke bërë asgjë rreth integrimit të veriut të Kosovës. Sigurisht se edhe ata u bindën me ardhjen e Rikerit i cili kishte arritur tek ne vetëm për ta vulosur vendosshmërinë amerikane rreth pajtimit të saj për shtrirjen e pushtetit kosovar mbi tërë territorin e vendit tonë. Prandaj opozita duhet të ketë kujdes të madh, përkitazi me deklaratat e saj të pamatura dhe paushalle me të cilat shkakton habi dhe paqartësi tek opinioni i gjerë kosovar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora