E merkure, 24.04.2024, 11:36 PM (GMT+1)

Editorial

Edita Kuçi Ukaj: Jo edukimit fetar në shkolla publike

E premte, 26.08.2011, 09:02 PM


Jo edukimit fetar në shkolla publike

 

Nga Edita Kuçi Ukaj

 

Tentimi i Qeverisë së Kosovës për futjen e edukatës fetare ne shkolla parainiversitare,është një përpjekje e pamenduar dhe shumë e rrezikshme në kontekstin e gjendjes nëpër të cilën jetojmë si shtet i brishtë dhe si komb me tendosje të brendshme. Kjo është një përpjekje klandestine e qeverisë, e cila pa ndonjë debat publik, ashtu siç ndodh në shoqëritë perëndimore,vendos për një çështje kaq madhore për vendin.  Kosova është një shtet shumë i ri, andaj prioritet e saj nuk janë debatet ndërfetare, por forcimi i shtetit, që t’i jepet fizionomia reale shtetit. Ne kemi nevoje më shumë për zbatimin e ligjeve dhe përnjë sistem shkollor funksional.  Në këtë aspekt, e fundit do të ishte në listën e gjatë të sfidave për krijimin e një shteti funksional, edukimi fetar, i cili është një formulim krejtësisht I pakuptimtë. Po, çka kuptohet me edukim fetar?  A din kush se çka do të thotë kjo, përveç se një përpjekje e qarqeve ekstreme islamike, në krye me Partinë e Drejtësisë dhe përkrahur nga Parta Demokratike, që duan ta destabilizojnë shoqërinë nga brenda.

 

Unë që jam rritur dhe  shkolluar në Perëndim, këtë frazë nuk e kam dëgjuartë përdorët ndokund në shtet normale. Kjo për faktin se edukimin fetar, nuk duhet ta jap shkolla, por familja, kishat, xhamia, sinagoga dhe objektet tjera fetare.  Kjo është përpjekje fundamentaliste dhe aspak në kuadër të nevojave për arsimimin e shoqërisë.

 

Duke qenë e rritur dhe shkolluar ne Suedi, kam mësuar lëndën religjion, si lëndë në të cilën mësohen të gjitha fetë botërore,duke ja filluar nga feja e parë, Hinduismi, pastaj Budizmi dhe fetë monitoisteJudaizmi, Krishterimi – katolicizmi, ortodoksizmi, protestanizmi, Islami- sunnidhe shia, dhe duke përfunduar me sektet e ndryshme të mëvonshme. Ky model është informues dhe jep të dhëna të mjaftueshme mbi normat dhe parimet e feve, por nuk e edukon nxënësin sesi duhet femra të mbulohet në moshë të njomë, apo pse vetëmkjo fe na qenka e pastër?

 

Unë, ashtu sikurse çdo i edukuar në sistemin suedez, ndjehem shume e prelivigjuar në këtë shoqëri shqiptare, ngase kemi dituri solide për të gjitha religjionet botërore. E për këtë, duhet të falënderohet sistemi shkollor suedez, i cili  ju jap gjeneratave të tëra informacion të paindoktrinuar dhe llojllojshmëri, nëpërmjet teksteve profesionale dhe natyrisht  nëpërmjet pedagogëve të arsimuar në lëndën e religjionit.

 

Është shqetësuese lejimi i edukimit fetar nëpër shkolla shqipe në Kosovë. Askush nuk e din se si është paramenduar ky edukim, kur dihet se tendencat për ta fut fenë në shkolla në mënyrë klandestine, vinë në mënyrë të njëanshme nga qarqet islame në Kosovë, për të cilën nuk pajtohen katolikët, protestant dhe shumë qytetarë agnostik, ateist e të tjerë në Kosovë.  Kosova nuk ka pedagogë të arsimuar në lëndë tjera, e le më në këtë fushë.  Nëse futen hoxhallarët a priftërinjtë në shkolla, kjo do ta lëndonte rëndë arsimin në Kosovë dhe do të krijonte tensione të paparashikuara, kur dihet fakti se shoqëria e Kosovës është heterogjene fetarisht dhe me një histori specifike. Pra, shqetësimi tjetër ndërlidhet me faktin se jemi komb i rrallë që përfaqësohem ne tri fe. Sido të edukon këta të rinj dhe ku do të mbetet kombi? A do të provokohet urrejtja ndërfetare mes shqiptarëve me këtë veprim qyqar të qeverisë? Mendja më thotë se po. Ne jemi duke krijuar një shtet të ri dhe çdo ditë e më shume e shohim se çfarë  rreziku ka tek ne nga problemet e identitetit shqiptar dhe atë fetarë.

 

Prandaj, ne nuk jemi të gatshëm për këtë edukim fetar, siç po kërkohet, sepse as që ka pasur fare debat publik, e as nuk ka dhe nuk do të ketë Kosova pedagogë në këtë fushë së paku për disa vite. Sipas Kushtetutës së Kosovës, ne jemi shtet laik dhe  për çfarë arsye do të lejonte Qeveria e Kosovës mbajtjen e lëndës fetare nëpër shkolla, në të cilën hoxhallarët do t’i edukonin fëmijët mysliman, ndërsa katolikët, protestant dhe të tjerët do ta refuzonin një gjë të tillë? Kjo nuk i ngjan shtetit laik, por një shtetit religjioz, themelet e së cilit mund të rrënohen keq. Kosova nuk duhet të ketë dilema në rrugëtimet e saj drejtë oksidentit, ndryshe, e ardhmja e tij nuk do të jetë prosperuese.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora