E enjte, 28.03.2024, 11:32 AM (GMT)

Mendime

Halit Bogaj: Rënia e diktaturave arabe

E merkure, 24.08.2011, 06:59 PM


RËNIA E DIKTATURAVE ARABE

 

Nga Halit Bogaj

 

Pas rënies së diktaturave arabe,e sidomos fundit të mikuit të saj të përbetuar Gadafit,Serbisë nuk i është bërë fare qejfi,ngase ajo llogoriste shumë tek maniaku i njohur i cili e merrte edhe devenë kah shkonte për ta pirë qumështin e saj!Pra, derisa mbarë bota është duke u gëzuar për rënien e tij nga pushteti dhe për çlirimin e popullit libias nga dora e tij e hekurtë,Serbia mundohet të heshtë dhe mos ta bëjë fare të madhe rënien e tij të shpejtë dhe të sigurtë.Si duket,të gjithë ia kanë kthyer shpinën atij,përveç  Serbisë e cila është duke e përkrahur në mënyrë të heshtur,ose përmes opinioneve të ndryshme popullore,aq më tepër nga shkaku se atë është duke e gjetur fati i njejtë i Serbisë së vitit 1999 për.Pra ashtu siç i vriste dhe i dëbonte Millosheviqi shqiptarët nga vendi i tyre,muajt e fundit i vriste dhe i dëbonte edhe manikau libias i cili po shkon /ashtu siç kishte ardhur/ me dhunëlPrandaj serbët e duan atë njeri të çmendur i cili i kishte përkrahur edhe për Kosovën,duke mos u brengosur fare se Serbia bënte një krim ndaj një populli i cili jetonte në trojet e veta stërgjyshore.,Pra, Gadafit,Mubarakut,Asadit,Ben Alisë e të tjerëve,nuk ua ndinte fare për Kosovën,gjë që edhe rënia e tyre nga pushteti na gëzoi pa masë dhe pa u na dhimbsur fare,aq më tepër kur mësuam se e kishin pas rjepur popullin e tyre duke ua zhvatur me dhjetra miliona dollarë,me ç’rast rënia e tyre ishte bërë një domosdoshmëri e patjetërsueshme.

 

Muajt e kaluar, nga rebelimet arabe ,shihej se populli është një uragan para të cilit nuk mund të dalë askush,me ç’rast,edhe luanët më të fuqishëm duhet të bëhen qengja dhe të dorëzohen gjithsesi,përndryshe sanksionet ndaj tyre do të jenë shumë më të tmerrshme.Në këtë kontekst popujt treguan se dëshira për liri është shumë më e madhe se çdo presion tjetër.Vendet e diktaturës,pas ndërrimit të regjimeve të veta,duhet ta ndjekin shembullin  e :Emirateve të bashkuara,Katarit dhe Kuvajtit,duke i përmirësuar marrëdhëniet me fuqinë më të madhe botërore të cilën e kanë tullusum Gadafi dhe Serbia.

 

Pas protestave libiase koloneli i çmendur  filloi ta shfaroste popullin për fronin e tij’’Mbretëror’’.Dhe sikur të mos të ishte vendosmëria e Perëndimit,së cilës në këtë rast i printe Franca,kushedi se çka do të bëhej me atë popull/ brenda një kohe shumë të shkurtër/?!Gjithashtu Perëndimi nuk duhet ta lërë anash as popullin  sirian i cili është duke u vrarë pa mëshirë nga një regjim i ngjashëm përkah egërsia,aq më tepër kur shtetin/sikur të ishte dinasti/ ia kishte lënë babai të birit.’.Dhe pas rënies së Gadafit shtrohet pyetja se çka do të bëhet me mazohistët serbë?A do ta mbajnë anën e Asadit?  Të gjithë ata,e sidomois Gadafi,i cili e ka pasur pick përherë nga ana e Perëndimit,kanë mundur të tërhiqen në filim,pa u bërë fort të mëdha këto çështje,por nuk i ka lënë dëshira dhe etja e mëtejme për pushtet/Deri në  vdekje/.Prandaj është e pakuptueshme se si njerëzit e tillë,si Millosheviqi, Sadami e tani Gadafi kanë menduar se do t’u shkonte përherë kungulli mbi ujë?|Ata kishin menduar se duhej ta vrisnin tërë popullin,kurse pozitat e veta mos t’i lëshonin fare!Ata, siç e dimë,që nga fillimi i tyre kishin menduar se mund të luftonin kundër krejt botës,përkatësisht kundër NATO-s me SHBA-të në krye.Bile ky i fundit/d.m.th.Gafdafi /shkonte edhe deri  atje që të deklaronte ‘’Se nëqoftëse do të ishte nevoja do ta vriste tërë popullin’’,i cili kishte qenë tradhëtar,sipas tij.Pra ja edhe një rast se deri ku mund të shkonte mendja e sëmurë njerëzore dhe dëshira për pushtet absolut?!Kjo mbase do të mund të ndodhte para disa dekadave por tani bota i ka NATO-n dhe SHBA-të të cilat nuk lejojnë diktatorë të rinj nëpër botë,sidomos kësi pilifuncash të vegjël si Millosheviqi, Gadafi etj.

 

Edhe Gadafi do të përfundojë shumë keq ngase Libia duhet ta kuptojë se kush në të vërtet e ka udhëhequ 42 vjet të tëra dhe koha e të  tillëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë,por jo vetëm në Libi.Do të dënohen edhe bijtë e tij të cilët e kanë përkrahur të jatin i cili ia pinte gjakun popullit të vetë.Edhe soji i këtyre kishte menduar se ishin të panënshtruar,ashtu siç kishte menduar atëherë Adolf Hitleri!Dhe të gjithë e dimë se ku kanë mbetur diktatorët e tillë të pashpirtë,me emrat e të cilëve janë të lidhura gjakderdhje,vrasje,burgosje dhe maltretime të shumta.Dhe në fund,duhet dërguar urime popullit libias dhe luftës së tyre 4 mujore për çlirimin e tij nga një diktator i egër.Krimet e tiranisë së Gadafit /në të gjitha vitet e sundimit të tij /ishin të shumta dhe të përgjakshme.Ne nuk mund t’i harrojmë edhe disa akte terroriste të regjimit të tij,siç ishte shkatërrimi i aeropëanit civil’’Lakërbi’’,për të cilin një kohë të gjatë,Perëndimi ia kishte vënë sanksionet ekonomike.Gjatë konfliktit të atëhershëm/koloneli i dashur i sebëve/,përmes pushtetit të tij represiv/kishte kryer edhe dhunime masive të femrave dhe fëmijëve,për t’i dekurajuar burrat dhe  prindërit e tyre.Por tani duhet falenderuar Zotin dhe NATO-n që u shkoi në ndihmë atyre dhe,që,më në fund, ia dha hakun,ashtu si edhe diktatorit të vocërr ballkanik para 12 vitesh.Pra NATO edhe njëherë luajti një rol nderi dhe krenarie për ekzistencën e saj ,ngase sikur të ishte e kundërta, atëherë diktatorët do ta sundonin botën  anembanë Nëse thuhet se NATO kishte intervenuar në Irak dhe Libi për pasuri,gjë që s’është fare e vërtetë,atëherë përse intervenoi në Kosovë,kur këtu nuk ka asgjë për’’ përvetësuar’’ nga ana e tyre.Siç dihet,NATO kishte intervenuar për ta shpëtuar një popull nga zhdukja dhe gjenocidi,anipse kjo nuk iu pëlqen fare serbëve nacionalistë të cilët nuk mund të pajtohen kurrë me ato që i kanë përjetuar.Ata askund nuk thonë se çfarë krimesh ka bërë Serbia ndaj Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora