E premte, 19.04.2024, 11:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Maria Lajçaj: Gjithmonë në skenë këndoj më fustanin me simbolet e flamurit

E merkure, 24.08.2011, 07:57 PM


 

Flet Marija Lajçaj, këngëtarja e muzikës popullore shqiptare

 

Nga Albert Zholi

Eshtë nga Tuzi por gjithmonë thotë jam nga Malsia e Madhe ose thjesht shqiptare. Gjuhën e flet pastër, një gjuhë letrare që të befason. Këngët e saj janë me tekst të qartë ku vargjet dëgjohen pastër, këngë me karakter patriotik. Ajo këto ditë ishte në Tiranë ku mori pjesë në përkujtimin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorit Tahir Sinani në luftë për çlirimin e Kosovës.

-Kur keni filluar të këndoni dhe pse keni ardhur në Tiranë?

 

Fillimi i karrierës time është që në moshën e fëmijërisë. Unë vij nga Malësia e madhe e Malit të Zi, banoj në Tuz. Kam filluar që në moshën 10 vjeçare. Sot gjej kënaqësinë që të vij me ftesën e 10 vjetorit e  Tahir Sinanit sepse është një nder i madh për këtë luftar dhe për Kosovën tonë.

 

-Çfarë këngësh këndoni në qytetin ku jetoni?

 

-Këngë patriotike dhe këngë dashurie. Kryesisht këngë popullore të malsisë së Madhe që kanë një timbër të veccantë. Tekstet e këtyre këngëve janë të fuqishme. Ato dhe të duash të mos i japësh fuqi të japin vetë ato.

 

-Në çfarë trevash këndoni aktualisht?

 

Kudo ku ka shqiptarë. Anekënd botës. Por kryesisht në Malsinë e Madhe. Njëkohësisht marr pjesë në festivale, koncerte, dasma, teatro në trevat e Shqipërisë natyrale. Zakonisht përqëndrimin e kam në të gjithë Shqipërinë veriore. Aktualisht jetoj në Tuz në Malësi.

 

-Kush është koncerti më i mirë që keni bërë jashtë atdheut me shqiptarët në vende të ndryshme të botës?

 

-Gjithmonë ku shkoj jam e kënaqur. Më kanë pritur me shumë dashuri. Këngëtaret preferohen nga shqiptarët kudo sidomos këngët popullore. Por në Zvicër më duket se ka më shumë atdhetarizëm. Shqiptarët aty më duken më të organizuar.

 

-Populli shqiptar është i përhapur në 5 shtete, po ju ku aktivizoheni më shumë?

Në Shqipëri por edhe në Mal të Zi dhe në Kosovë.

-Ke dhënë ndonjëherë recital në Tiranë?

Jo, vetëm në 600 vjetorin e Skëndërbeut kam marrë pjesë në këtë aktivitet duke kënduar një këngë për këtë figurë të madhe të kombit. Ishte një ditë e shënuar për mua.

-Çfarë këngësh kryesisht keni kënduar?

Kam kënduar këngë popullore si: “Kënga ime bashkon trojet”, “Jam shqiptare nga malësia”, “Qaj e këndoj” etj. Janë këngë të Malsisë së Madhe, por që këndohen edhe në treva të tjera të Shqipërisë.

-A keni bërë ndonjë album?

 

Është në përfundim dhe do të ketë 10-12 këngë. Ky album do të jetë me këngët popullore më të zgjedhurat e mia. Titullin e albumit tani e kam sekret.

 

-Kush të pëlqen më shumë nga këngëtarët shqiptarë?

 

Ka shumë, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza. Por në Tiranë ka shumë që s’mund ti përmend dot të gjithë

 

-Ju sot jeni veshur me kostum kombëtar. Kjo është një dëshirë e juaja, apo ndokush ju ka çuar në mend?

 

Është dëshirë e imja, por ideja është e bashkëshortit tim. Ai më ka thënë që në skenë do dalësh gjithmonë me fustanin me simbolet e flamurit kuq e zi. Kjo veshje më bën më të sigurtë, më shqiptare, më të vendosur. Por shikoj që të pranishmit elektrizohen nga kjo veshje. U ngjall emocion dhe dashuri për tokën amë sidomos në emigracion.

 

-Bashkëshorti juaj a është xheloz me të gjithë këto lëvizje që bëni?

 

Jo. Po të ishte xheloz nuk do ti bëja të gjitha këto aktivitete. Përkundrazi ai është ai që më përkrah, më nxit, më jep krahë. Pa të unë nuk do isha kjo që jam. Unë kudo që shkoj, jam me të. Ai është dhe menaxheri im

 

-Në Tuz banojnë vetëm shqiptarë?

 

Kryesisht shqiptarë dhe pak malazezë. Pra jemi në shumicë por nuk kemi probleme.

 

-Ndjehesh mirë me këtë veshje dhe të flsni shqip nëpër Mal të Zi sidomos në konerte ku mund të ketë paragjykime?

 

Po ndjehem shumë krenare. Shumë madje. Gjuha jonë sikur më jep forcë në skenë. Por deri tani nga malazestë s’kam pasur reagime.

 

-A keni menduar ndonjëherë të merreni me politikë?

Jo. Nuk është pjesë e jetës time politika.

-Një trup elegant, ju mbani dietë?

 

Jo, është natyrale.

 

-Kur është dita më e bukur për ju?

 

Dita kur u martova dhe dita kur linda fëmijën tim. Janë dy data që si harroj dot kurrë.

 

Si ju duket Tirana?

 

Kryeqyteti më i bukur në botë që do të vija të jetoja me kënaqësi, por kam angazhime të tjera.

 

Çfarë të bën përshtypje në Tiranë?

 

Vajzat e bukura por dhe ndërtimet luksoze.

 

Në Malsinë e Madhe ende ka tradita për martesa me mblesëri. Si është martuar Marija?

 

(qesh). Jo unë jo. Se kam njoh mblesërinë. Unë jam martuar me dashuri.

 

Në qytetin ku jetoni, a njihet apo praktikohet bashkjetesa?

 

Jo. Njihet vetëm si nocion. Kryesisht ne jemi për një familje tardicionale. Edhe vetë për këtë lloj familje jam.

 

Cila ditë e javës është më e bukur për Marijen?

 

E hëna. Eshtë dita e parë e javës dhe më duket si më e gëzuar.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora