| E marte, 23.08.2011, 08:28 PM |
SI SHKRUHET HISTORI
Unë Hanko Halla
nuk e solla
thesin me arra,
që m’u zu fryma,
në gojë më mbeti fjala;
deshta të flas
në këto vjet e mia,
për ministrin,
që erdhi nga Turqia,
të na mësojë
si shkruhet Historia…..
Jusuf Zenunaj, 20 gusht 2011