Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Deklaratë për media e Kishës Katolike lidhur me mësimin fetar

| E marte, 23.08.2011, 08:59 PM |


DEKLARATË PËR MEDIA

 

Në bazë të informatave që kemi, mësojmë që Parlamenti i Kosovës, përgatitet për të diskutuar mbi mundësinë e amandamentimit  të ligjit për arsim parauniversitar, me të cilin synohet futja e mësimit fetar në  arsimin publik.

Avancimi i shoqërisë tonë, që të ketë edhe këtë mundësi ngjashmërie me vendet e Bashkimit Europian dhe ushtrimi i kësaj të drejte që na e mundëson liria dhe sistemi demokratik i Shtetit të Kosovës, është më se i mirëpritur.

Kisha Katolike, Ipeshkvia e Kosovës, vlerëson se ndryshimet e tilla në ligj, nuk duhen të kenë  qëllim, ngopjen e ambicieve të disave, për përfitime politike, por realizimin e synimeve të përbashkëta, për edukimin e gjeneratave të reja në frymën e Rilindësve tanë.

Për hir të pasurisë që kemi trashëguar, nga të parët tanë, tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën në paqe, vlerësojmë se edukimi fetar, duhet të zhvillohet nëpër kisha dhe xhamia, ndërsa mësimi mbi fetë, mbi tolerancën dhe bashkëjetesën historike ndërfetare, mund të jetë në kuadër të arsimit publik.

Megjithatë, para së bëhen ndryshimet në ligj, ne mendojmë se, duhet të bëhen hapat paraprakë:

Duke u mbështetur në argumentet e sipërpërmendura, si dhe tjerat që nuk janë përmendur kësaj radhe, Ipeshkvia e Kosovës, konsideron se në këto rrethana duhet të hiqet nga rendi i ditës ky propozim, deri sa nuk krijohen rrethanat më të favorshme dhe të plotësohen kushtet në fjalë. Në të kundërtën, Kisha Katolike në Kosovë do të konsiderojë këtë vendim të  njëanshëm dhe nuk do të bartë  përgjegjësinë mbi  pasojat e mundshme për Kombin.

 

Zyra e Ipeshkvit të Kosovës

______________________