E merkure, 24.04.2024, 08:39 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Deklaratë për media e Kishës Katolike lidhur me mësimin fetar

E marte, 23.08.2011, 08:59 PM


DEKLARATË PËR MEDIA

 

Në bazë të informatave që kemi, mësojmë që Parlamenti i Kosovës, përgatitet për të diskutuar mbi mundësinë e amandamentimit  të ligjit për arsim parauniversitar, me të cilin synohet futja e mësimit fetar në  arsimin publik.

Avancimi i shoqërisë tonë, që të ketë edhe këtë mundësi ngjashmërie me vendet e Bashkimit Europian dhe ushtrimi i kësaj të drejte që na e mundëson liria dhe sistemi demokratik i Shtetit të Kosovës, është më se i mirëpritur.

Kisha Katolike, Ipeshkvia e Kosovës, vlerëson se ndryshimet e tilla në ligj, nuk duhen të kenë  qëllim, ngopjen e ambicieve të disave, për përfitime politike, por realizimin e synimeve të përbashkëta, për edukimin e gjeneratave të reja në frymën e Rilindësve tanë.

Për hir të pasurisë që kemi trashëguar, nga të parët tanë, tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën në paqe, vlerësojmë se edukimi fetar, duhet të zhvillohet nëpër kisha dhe xhamia, ndërsa mësimi mbi fetë, mbi tolerancën dhe bashkëjetesën historike ndërfetare, mund të jetë në kuadër të arsimit publik.

Megjithatë, para së bëhen ndryshimet në ligj, ne mendojmë se, duhet të bëhen hapat paraprakë:

  • Lypet që Shtetësia e Kosovës të “piqet” dhe të  njihet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare;
  • Të arrihet, nëpërmjet arsimimit një qytetërim i mirëfilltë europian dhe Kosova të jetë e aftë për të menaxhuar një çështje kaq madhore.
  • Të krijohet Komisioni i përbashkët me përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe instancave relevante shkencore, akademike dhe politike, të cilat pas shqyrtimit serioz do të mund ta jepnin një propozim rreth përpilimit të teksteve dhe për  përgatitjen e kuadrove;
  • Zgjidhja e kësaj çështjeje, duhet të jetë vendim unik i Kombit, dhe mu për këtë Institucionet në fjalë, duhet ta ndjekin  përvojën e Shtetit Shqiptar, i cili tashmë ka një traditë të konsoliduar shtetërore.

Duke u mbështetur në argumentet e sipërpërmendura, si dhe tjerat që nuk janë përmendur kësaj radhe, Ipeshkvia e Kosovës, konsideron se në këto rrethana duhet të hiqet nga rendi i ditës ky propozim, deri sa nuk krijohen rrethanat më të favorshme dhe të plotësohen kushtet në fjalë. Në të kundërtën, Kisha Katolike në Kosovë do të konsiderojë këtë vendim të  njëanshëm dhe nuk do të bartë  përgjegjësinë mbi  pasojat e mundshme për Kombin.

 

Zyra e Ipeshkvit të Kosovës

______________________



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora