Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Terësia territoriale e vendit është e pacenueshme

| E hene, 22.08.2011, 07:03 PM |


Terësia territoriale e vendit është e pacenueshme

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Për veriun e Kosovës tani që sa kohë flitet dhe komentohet në forma të ndryshme si individuale ashtu edhe institucionale. Që dhjetë vite ky problem ka mbetur i pazgjidhur. Përgjegjesinë më të madhe në këtë fushë e mbajnë institucionet tona shtëtërore, por edhe  ndërkombëtarët (UNMK-u dhe EULEX-i), të cilët kanë qenë të shurdhet dhe tolerant ndaj krimit të organizuar ,kontrabandës , dukurive të tjera negative dhe terësisë teritoriale të Kosovës. Kjo pjesë e vendit tani në kohet e fundit ka hyrë në një pikë më të nxehtë dhe të  ndërlikuar , me shtrirje të gjerë të krimit të organizuar, të prirë nga MUP-i i Serbisë . Kjo ka marrë përmasa , sidomos pas ndërhyrjes  të Policisë Speciale të Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31. Kjo ndërhyrje edhe pse me vonesë tregoi qartë se jemi të aftë për të  vepruar sipas kushtetutës dhe ligjeve të Republikës se Kosovës dhe për ta ruajtur kështu terësinë territoriale të vendit që është cenuar që dhjetë vjet.. Kjo ndërhyrje pati jehonë të madhe në mbarë popullatën shqiptare . Hashim Thaçi në këtë rast tregoi menquri dhe guxim prej burrshteti kur mori këtë vendim të pritur që dhjetë vite me radhë..Mirëpo marrëveshtja dhjetëpikëshe me KFOR-in pas ndërhyrjes, sa ishte me vend aq edhe e papërshtatshme për  Policinë Speciale të Kosovës .Barikadat e serbve të rebeluar tregojnë se në këtë fushë ka vështirësira për qetësimin e situates së krijuar , mirëpo  është dashur një ndërhyje profesionale dhe e guximshme , sepse serbët të udhëhequra nga strukturat paralele , të instaluara nga Beogradi nuk dinë të ndalen pa një ndërhyrje që do të tregonte se ata nuk mund të bëjnë çka t’u bie ndërmend :  të pengojnë kështu jetën dhe sigurin e qytetarit tonë në këto pjesë të vendit...Ata vranë policin e njësisë speciale dhe sikur kjo vrasje makabre nuk po shkon drejt zbulimit të kriminelit.  Këto tolerime nga Bashkësia Ndërkombëtare ( EULEX-i) dhe nga Qevria e Kosovës për të mos ndërmarrë masa të duhura në kohë të duhur kundër krimit të organizuar , kontrabandës dhe strukturave paralele ka nxitur në kohët e fundit të flitët për ndarjen e veriut, respektivisht për një statut special. Në këtë fushë Rusia si zakonisht është pengesa kryesore, sepse ajo po i përkrah këto iniciativa , prandaj Bashkësia Ndërkombëtare sikur është duke u rezervuar për një veprim  të qartë dhe më të guximshëm për zgjidhjen e këtij problemi…

 

Kush janë ndërkombëtarët që po kërkojnë “status special” për veriun

 

Ideja për një status të veçantë për veriun mund të mos jetë  ide direkte ndërkombëtarëve , por një përpjekje  e liderëve  të Kosovës dhe Serbisë që të shpetojnë  nga problemi i pazgjithshëm.Xhavit Haliti , njëri ndër politikanet që ka bërë emër në zhvillimet politike në Kosovë, kohë më parë  ka folur për këtë ide. Mirëpo ata nga Bashkësia ndërkombëtare  kanë shprehur habinë  se kush janë  ndërkombëtarët që po kërkojnë  “statusin special”  për veriun.Mirëpo megjithatë, ka disa sjellje dhe veprime kundërproduktive në raport me statusin e Kosovës dhe stabilizimin e gjendjes edhe nga e EULEX-i i cili në fakt është produkt i BE-së thonë ekspertë të çështjeve politike dhe evropiane Ata thonë se egziston një marrëveshtje  “sekrete “ ndërkombëtare  e cila synon t’ia inpunojë Prishtinës zgjidhjen për veriun. ..

Nuk duhet të ketë autonomi tjetër për veriun, pos asaj që është paraparë  për komunat në kuadër të Pakos të Ahtisarit. Egziston vetëm një  zgjidhje  për situatën e fundit të krijuar në Kosovë : vendosja e veriut në kuadër të sistemit administrative të Kosovës . Në këtë rast do të zgjidheshin problemet egzistuese dhe do të fillojë jeta e lirë dhe e sigurtë për të gjithë qytetarët…”

Ne nuk duhet të dialogojmë për vendin tonë  juridik e kushtetuese, për territorin , për statusin e vendit. Kjo duhet të jetë e qartë për Beogradin.  Me Beogradin zyrëtar nuk duhet të diskutohet për punët e brendshme  të Kosovës, në kuadër të së cilave  duhet futur  çështjen e dërgimit të oficerëve  doganorë në pikat doganore  të kufirit me Serbinë , Jarinjë dhe Brrnjak… Për vulat doganore mund të gjenden zgjidhje  në raundin e ardhshëm të dialogut Kosovë – Serbi , por jo edhe  për qëndrimin  e oficerëve  doganor në portat kufitare  në Jarinjë  dhe Brenjak. Qeveria e Serbisë  nuk do  kosovarë  në këto pika doganore .Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk duhet të lëshojë pe në këtë fushë. Gjithashtu Qeveria e Kosovës nuk duhet ta bëjë pjesë  të dialogut temën e doganierëve , sepse kjo është çështje e brendshme  e Kosovës ..

 

Angela Merkel një burrshtetase e madhe

 

Angela Merkel gjatë vizitës, në Beograd, ashtu siq bëri krydiplomati i Qeverisë së saj në Prishtinë , do të përserisë qendrimin se integriteti territorial i Kosovës mbetet çështje e padiskutueshme  për Gjermaninë . Diplomatët përëndimor dhe analistët në Beograd shprehin bindjen se kancelarja  gjermane  do t’iu kërkojë   autoriteteve  serbe të heqin dorë  nga veriu i Kosovës. Kjo do të tregojë se Serbia nuk mund të vazhdojë veprimet pushtuese, hegjemoniste dhe shofeniste ndaj Kosovës. Në këtë fushë pritet nga Bashkësia Ndërkombetare që ta marrin një hap të tillë dhe të tregojnë se tani Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran i pranuar edhe ndërkombëtarisht (75 shtete e kanë pranuar)…

Serbët në veri veç e kanë  autonominë e veçantë , status special , më tepër se shtetet tjera për pakicat kombëtare , sepse me decentralizimin e tepruar serbet kanë fituar të drejta më tepër se pakicat tjera. Kjo është një padrejtësi e llojit të veçantë .Serbët  kudo që janë , me vetë faktin se kanë  vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, prandaj ne këtë (statusin special) nuk duhet ta  propagandojmë , sepse me fajin tonë ajo mund të ndodhë . Institucionet tona  dhe mediat nuk duhet ta trajtonin këtë çështje  seriozisht, sepse Serbia  po që se  e kupton se shqiptarët janë dakorduar për një status më të avansuar se që është  ai tash, do të kërkojnë  autonomi speciale .

 

Kompetencat nga KFOR-i, të policia e Kosovës

 

Ruajtja  e kufijve të Kosovës deri me tash ishte në kompetencë  të KFOR-it , por një gjë e tillë  tash ka ndryshuar, ku pjesa kufitare  ndërmjet  Kosovës dhe Shqipërisë dhe Meqedonisë tashma menagjohen nga Policia e Kosovës. KFOR-i i ka dorëzuar këtë përgjegjesi kufitare  policisë, ndërsa pjesa tjetër me Malin e Zi dhe,Serbinë  akoma  mbetët në përgjegjesinë e KFOR-i. Kontrolli, mbikqyrja , parandalimi dhe luftimi i krimit ndërkufitar mbetet objektiv i policisë së Kosovës .Policia  kanë marrë  përgjegjesi të plota  nga KFOR-i  në vijën kufitare  me Maqedoninë  dhe po bëhet planifikimi dhe fillimi i përgatitjeve  për marrjen e përgjegjesive  gjatë vitit edhe me Malin e Zi. Është bërë  funksionalizimi i sistemit elektronik të regjistrimit. Në këtë mënyrë do të pengohet krimi i organizuar , kontrabanda , korrupsioni e të tjera .Për këtë dihen me emër dhe mbiemer kriminelët të cilët duhet arrestuar.

 

Kriminelët në dokumentin kondeficional të NATO-s

 

Në dokumentin kondeficional të NATO-s Oliver Ivanoviqi, në fund të viteve ’90, përmendet si pjesë e një grupi paramilitar serb, në shërbim të plotë  të krimeve  të bëra  me strategji në Kosovë , nga regjimi  Millosheviqit. Para luftës , sipas dokumentit të NATO-s në palestrën e sporteve  të Mitrovicës, ai u kishte  shpërndarë  armë serbëve , kurse  kishte bërë  plane për shfarosjen e shqiptarëve  në lokalin “Kafana “, në Zveçan…

Mjeku Marko Jakshiq e ka ushqyer nacionalizmin serb në veri dhe ka qenë  pjesë  e rrjetit të krimit të organizuar në atë pjesë  të Kosovës, duke synuar përherë  bashkimin  e veriut të Kosovës me Serbinë. Gjithashtu në dokumentin konfidencional të NATO-s thuhet se ai të gjitha këto veprime  i  ka bërë  në koordinim të  plotë  me politikanët në Beograd dhe me strukturat tjera  të bandave  serbe  në veri të Kosovës. Serbëve të veriut të Kosovës ai u kishte thënë  në vazhdimësi se ka rrefuzuar poste të larta  ministrore  në Beograd, për të qenë  aktiv në kauzën e serbëve të Kosovës…