Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Alberto Sordi (1920-2003)

| E diele, 21.08.2011, 06:59 PM |


ALBERTO SORDI (1920-2003)

 

Nga Halit Bogaj

 

Alberto Sordi ishte fëmija i katërt i profesorit të muzikës Pietro Sordi dhe Maria Rigetit.Ai u lind në Kuartine e popullarizuar Trastevere të Romës.Aty i bëri mësimet e para të shkollës fillore, duke improvizuar interpretimet e ndryshme për shokët e vetë të shkollës.Ai gjithashtu kishte aftësi këndimi si Soprano në Kapelën Sinkstine të një kishte të njohur të Romës/kupolën e së cilës e kishte vizatuar atëherë piktori i famshëm Mikelanxhelo/.

Pastaj ai i lëshoi mësimet dhe shkoi në Milano për një peridhë të shkurtër, ku mësoi recitimin në Akademinë filodramatike, me ç’rast më vonë e mori edhe një diplomë nderi.

Pas kthimit në kryeqytet në vitin 1937 ai gjeti punë si një figurant në Çineçita/i ashtuquajtur Qyteti i filmit italian/. Aty ai fitoi në një konkurs të shpallur nga Kompania gjigante amerikane ‘’Metro Goldvin Majer’’për ta dubluar zërin e komikut të madh amerikan Oliver Hardi. Ai punoi si komedian deri në vitin 1951, duke eksponuar zërin e tij  edhe për filmat’’Thesari i Siera Madres’’,’’Udhëtarët e natës’’,’’Bufallo Bill’’,’’Lumi i kuq’’dhe’’Një gangster i cili nuk ishte si të tjerët’’.Zëri i tij na kujtohet edhe nga filmi antologjik i De Sikës’’Vjedhësit e biçikletave’’

Sordi është i njohur edhe në interpretimet e roleve të’’komedive të zeza’’me të cilat kishte arritur sukses të madh në mbarë botën artdashëse filmore.Meqenëse nuk ishte fort i talentuar për të luajtur në Teatër, Sordi një kohë u mor me muzikë, duke interpretuar në pjesën e Aldo Fabrizit dhe si partner i Guido Rikolit e Nanda Primaveras.

Roli i tij i parë serioz ishte në filmin’’Tre pilotët’’/1942/, por suksesin dhe  kulmin më të lartë internacional e arriti me filmin’’Sheiku i bardhë’’/1952/i regjisorit Federiko Felini.Sordi ishte bërë i njohur për nga personazhet që i aktronte në filmat e tij siç ishin :Vejani, Polici i rrugës, Burri, Moralisti  etj.Filmat e tij pasqyrojnë jetën, traditat dhe zakonet e shoqërisë  italiane në mënyrën siç i trajton ai,  ngase ishte realist shumë i madh në aktrim.

Sordi ishte aktor por edhe producent i mbi 50 filmave nga 150  sa i kishte realizuar gjatë jetës së tij të bujshme e cila ishte e lidhur me popullin dhe vendin e tij.Ai nuk ishte i martuar por kishte jetuar i vetmuar dhe i qetë, ashtu siç nuk e shihnim në filmat e tij.Me gjenialitetin kreativ ka hyrë në radhët e komikëve më të mëdhenj botërorë.Dhe kush mund t’i harrojë të gjithë ata filma që i kemi  shikuar prej tij ?!

Emri i tij legjendar nga bota e filmit ishte shumë i nderuar nga italianët.

Në vitin 2000 shpallet Qytetar nderi i Romës dhe disa rrugë të ndryshme e marrin emrin e tij.Ishte anëtar i Jurisë filmore të Festivalit  të Berlinit në vitin 1985.Një kohë të gjatë ishte partner i aktores Adriana  Panjani.

Edhe pas Luftës së Dytë botërore akoma punonte në Radio, duke arritur sukses të madh me emisionin’’E kuqja dhe e zeza’’dhe’’Opla’’/1947/, i cili fillonte me fjalët’’Ju flet Alberto Sordi’’, duke i prezentuar personazhet’’Zotëria thotë’’,’’Konti Kler’’dhe’’Mario Pio’’.Ai në këtë emision radiofonik, me titullin, ‘’Varietet e mëdha’’ u kthye edhe në vitet 1968/1969, si edhe një vit më vonë me pjesën’’Kopja e dyfishtë’’ : Filmi’’Lufta e madhe’’/1959/, bashkë me Monika Vitin, konsiderohet komedia e më e fuqishme e të gjitha kohrave në kinematografinë italiane.Për filmin’’Djalli II’/1963/ e kishte fituar Globin e artë si aktori më I mirë.Shpesh aktronte edhe me aktorin anglez Dejvid Niven.Përveç me rolet komike ai dinte të merrej edhe me role të paharruara dramatike, siç ishte ai nga filmi’’Një borxhez I vogël’’në të  cilin bëhej fjalë për një vrasje nga plaçkitja me armë.

Mes tjerash mbahet në mend edhe roli tjetër I shklëlqyer nga film’’Keq po jo shumë keq’’/1965/ në të  cilin aktori shkon turist në një vend skandinav dhe kur kthehet në atdhe I parapëlqen shumë më tepër traditat shoqërore , jetësore dhe kulturore të vendit të vetë në të  cilin është mësuar.Por kjo nuk do të thotë se ai I urren vendet tjera të Evropës dhe botës ngase secili prej tyre I ka specifikat e veta.

Sordi I fitoi 5 shpërblime Davidi I Donatellos, njëri ndër çmimet më prestigjioze italiane dhe katër shpërblime tjera për punën e tij në Sindikatat e gazetarëve të filmit.Ai gjithashtu e mori edhe Luanin e Artë për vepër jetësore në Venedik në Festivalin filmor të vitit 1995 dhe Globin e Artë për rolin e tij në filmin’’Keq por jo shumë keq’’

Në vitin 1999 Qyteti I Romës, / siç thamë edhe më lartë, e shpalli Qytetar nderi të vetin, për nder të 80 vjetorit të lindjes.

Kur jemi këtu është rasti ta falenderojmë aktorin I cili gjatë kohës së ekzodit tone biblik I kishte pranuar dhjetra refugjatë kosovarë në Pallatin e tij në Romë I cili ishte një kështjellë e madhe mesjetare.Pra përveç të gjitha të tjerave, Alberto Sordi ishte edhe një humanist shumë I madh që ua kishte ofruar shqiptarëve të gjitha të mirat e veta në shenjë dhembjeje ndaj shpërnguljes sonë me dhunë nga aparati represiv serb në vendin tonë.

Në varrimin e tij kishin marrë pjesë mbi 250.000 njerëz të cilët kishin shkuar për t’ia bërë nderimet e fundit kolosit kinematografik dhe idhullit të tyre të dashur me të cilin mburrej, jo vetëm Italia por edhe mbarë bota,ngase, ai ishte gjeni I lindur për role të tilla komike, I cili do të na mungojë në të ardhmen.Atë varrim e përcillnin edhe miliona spektatorë nga mbarë bota ngase ai ishte  shfaqur përmes ekraneve televizive.Nga dhembja e madhe për humbjen e tij qanin me miliona fansa nga mbarë bota.Ai mbeti një ikonë e papërseritur e kinematografisë italiane dhe më I madhi komediograf I saj, krahas emrave:Ugo Tonjaci, Marçelo Mastrojani dhe Vitorio Gasman.

Sordi aktroi edhe me emra të shquar amerikanë dhe evropianë siç ishin: Vitorio De Sika, Bet Dejvis, Klint Istvud, Rok Hadson, Federiko Felini, Brizhit Bardo , Xhimi Durante etj.