Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Shën Maria, Zonja e Bekuar, apo Maria e Shenjtë

| E diele, 21.08.2011, 07:58 PM |


Rafaeli: Zonja me fëmijë
Rafaeli: Zonja me fëmijë
Shën Maria, Zonja e Bekuar, apo Maria e Shenjtë

 

Nga Baki Ymeri

 

15 gusht – Dita e Shën Marisë. Sipas Wikienciklopedisë, Merjem (aramisht ????, Mary?m greq. ??????, Mariam, ?????, Maria; arab.: ????, Marjem), ishte nëna e Jezus, Krishtit. Në gjuhën shqipe dhe ndër të krishterët, Shën Maria njihet si Zonja e Bekuar. Ajo adhurohet si shenjtore nga Krishterimi. Prindërit e saj ishin Shën Joakimi dhe Shën Ana (Mateu 1:18-20, Luka 1:35). Sipas ungjillitLukës, Maria ishte nje vajzë besimtare e virgjër, një ditë asaj ju shfaq kryengjëlli Gabriel, lajmëtari hyjnor i dërguar nga Perëndia, për t´i treguar asaj se do të lindte Birin e Zotit, përmes mrekullisëShpirtit të Shenjtë. Maria ashtu si edhe biri i saj Krishti, janë figurat më të adhuruara në fenë e krishtere, veçanërisht në kishën katolike romake dhe në kishën ortodokse. Ajo nderohet shumë edhe te myslimanët. Fusha e teologjisë krishtere, që merret me figurën e saj quhet Mariologji. Festa e madhe e Shën Marisë është 15 gushti, kurse lindja e Saj (më 8 shtator), kremtohet nga kishat ortodokse, katolike dhe anglikane. Kishat katolike dhe ortodokse festojnë edhe shumë ditë të tjera festive të Zonjës së Bekuar. Të them se edhe unë kam patur fatin ta kem nje teze (motrën më të vogël të mamasë sime, me emrin Maria, mos po e teproj! Por, të themi se Marie Lajcaj është një nga këngëtaret më të bukura dhe më të dashura të folklorit shqiptar, nuk gabojmë fare.

 

SHIPKOVICA

 

Pas pesëmijë vitesh

Nga Parajsa erdha ta shoh

Se si e prisni dritën

Në zemër të Dardanisë.

Fëshferimë yjesh

Thëllënxat shtojzavallet

Engjëjt librat

Fran Kola e Mnjaku

Vokallarët dhe Gjura

Bishat e Vardishës

Dhe Përroi i Kishës.

 

Muret e shtëpive të vjetra

Porsi në çerdhe

E mbajnë frymëmarrjen

Qenje e gjallë

Historia hyn dhe del nga dyert

Bebzat i drejton

Tejmatanë Kodrës së Kalasë

Ngazëllimin e mban mes oborresh

Qetësi mbëlton mes shtatoresh

Shtëpi lidh mes shtëpishë

Mure lidh mes muresh.

 

Sulltani na i ndërroi emnrat

Por jo edhe shpirtin.

Naimi e mban të pashuar

Dritën në vatër

Kadareja na e përkujtonm

Se historia merr frymë

Ndërmjet mureve

Ajo i shpërlan teshat

Teshat e bardha presin.

 

Çfarë hijeshie

Teshat e bardha flasin mes veti

Zjarri kënaqet në vatra

Njerëzit dëgjojnë

Ç’thotë era në mbrëmje

Muret dëgjojnë

Ç’thonë trëndafilat në mëngjez

Pasqyrat dëgjonë çka thotë

Shëmbëlltyra juaj në mesditë.

 

Teshat e bardha

Rrjedhin përmes Shkumës së natës

Unë kthehem në zemër të Transilvanisë

Dardania qëndis flamurin e Pavarësisë

Për njohje e jo për hatër

Qenje e gjallë

Historia ta pjek bukën në vatër

Ngase Shipkovica në kohën e sulltanit

I përkiste Vatikanit.

 

(2005)

 

Baki Ymeri