E shtune, 20.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Mendime

Letër e presidentit Rugova drejtuar Butros Ghalit me rastin e 50-vjetorit të OKB-së, 1995

E premte, 15.02.2008, 08:06 PM


“Ne presim që edhe Kosova, si anëtare e asociuar e OKB-së, të bëhet së shpejti anëtare e plotë e OKB

Nga Ibrahim Rugova
 
-Letër e presidentit Rugova drejtuar Butros Ghalit me rastin e 50-vjetorit të OKB-së, 1995-

Me rastin e 50-vjetorit të OKB-së, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova i drejtoi sot një letër Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Butros Ghali, në të cilën, siç thuhet në njoftimin e Qendrës për Informim të Kosovës, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, e falënderon atë për rezolutën e aprovuar vitin e kaluar, ku kërkohej respektimi i plotë i vullnetit të populit të Kosovës.
Pasi kujton se Kosova, si njësi konstitutive e ish-Federatës Jugosllave ka qenë anëtare e asociuar e OKB-së, njëlloj si republikat e tjera dhe se sot shumë vende edhe më të vogla se Kosova janë anëtare të plota të kësaj organizate, presidenti Rugova thekson në letrën e tij: "Ne presim që edhe vendi ynë së shpejti të bëhet anëtar i plotë i organizatës botërore të kombeve." Në vazhdim të letrës, dr. Rugova i bën një paraqitje të shkurter identitetit historik e politik të Repubikës së Kosovës, duke nënvizuar faktet se që nga koha antike, Kosova ka qenë entitet i posaçëm administrativ e territorial, se gjatë mbretërisë ilire dhe kishës romake, Dardania (Kosova e sotme) ishte mbretëri, ndërsa nën sundimin romak ishte provincë. "Në kohen e regjimit otoman,- thuhet ne vijim te letres,- Kosova perbente nje njesi te mëvetshme administrative ne shkalle te larte te veteqeverisjes, ndersa qe nga viti 1919, kur u nda me force nga Shqiperia, ka qene entitet i posaçem administrativ, edhe pse e perfshire ne menyre te dhunshme ne shtetin jugosllav qe po lindte. Pas Luftes se Dyte Boterore, Kosova si entitet federal u perfshi ne Federaten Jugosllave, me te drejten e vetos dhe te perfaqesimit te barabarte."
"Kosova,- shton me tej ne letren e tij presidenti Rugova,- ka identitetin etnik, historik, politik dhe kushtetues. Ajo ka kufijte dhe territorin kompakt prej rreth 10 870 km katrore, me 2.2 milione banore, nga te cilet 90 % jane shqiptare."
Kosova eshte shume e pasur me resurse natyrore. Ajo prodhon me se paku 70 % te ushqimit te saj. "Me 1989-n,- thuhet ne letren drejtuar Butros Ghalit, Kosoves iu hoq statusi kushtetues ne federaten tashme te shperbere jugosllave. Duke kundershtuar kete suspendim te dhunshem dhe te paligjshem, udheheqja e Kosoves, ushtroi te drejten per vetëvendosje dhe keshtu, ne korrik te vitit 1990, Parlamenti i Kosoves shpalli Deklaraten kushtetuese, Deklaraten e Pavaresise dhe ne shtator te po ketij viti nxori Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Kjo u pasua nga Referendumi i vitit 1991, ne te cilin mbi 87 % e popullit te Kosoves u deklarua per pavaresi dhe sovranitet. Ndersa, ne maj te vitit 1992 u mbajten zgjdhjet e para shumepartiake parlamentare dhe presidenciale te Republikes se Kosoves."
Me poshte ne letren e presidentit Rugova drejtuar Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, thuhet se prej me shume se pese vjetesh shqiptaret ne Kosove po perjetojne diskriminim dhe represion sistematik te regjimit serb, qe eshte i barabarte me aparteid te plote. Mirepo, përkundër ketij represioni dhe kushteve te renda, shqiptaret, te percaktuar per rezistence paqesore politike, kane krijuar shoqerine dhe strukturat e tyre shteterore, permes mekanizmave demokratike. Ata po kultivojne shpirtin demokratik dhe pluralist dhe presin njohjen nderkombetare te Republikes se Kosoves, si shtet te pavarur dhe neutral. Me këtë rast, presidenti Rugova ritheksoi kërkesën për një administrim civil ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të parandalimit të konfliktit, i cili do të rrezikonte të gjithe rajonin dhe të arritjes së një zgjidhjeje paqësore të çështjes së Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora