E enjte, 25.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Editorial

Faton Mehmeti: Nuk ndryshohet historia, ajo është shkruar me gjak…!!!

E shtune, 20.08.2011, 10:00 PM


Nuk ndryshohet historia, ajo është shkruar me gjak…!!!

 

Nga Faton Mehmeti

 

Fakti se Turqia nëpërmjet Ministrit të Arsimit të Turqisë Omer Dinçer kërkon që të bëjë ndryshimin e teksteve të historisë nuk është absurde…!!!

Aburditeti qëndron në faktin se kërkesës së saj iu përgjigjen edhe zyrtarët e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, të cilët pranuan  që të shqyrtohen siç thuhen “disa paragrafe  në të cilat fyhen turqit”. Një kërkesë e tillë është politikisht dhe historikisht e pavend dhe e papranueshme, pasi Turqia për 500 vjet ka mbajtur nën okupim popullin shqiptar. Ata nuk erdhen këtu për turizëm por për pushtim. Përveç vrasjeve ata na imponuan me zor edhe fenë e tyre, pasi ata të cilët pranonin fenë islame kishin priviligje, si  në ushtri ashtu edhe në jetë, ndërsa ndaj atyre që nuk e pranonin fenë isalme kishte konsekuenca dhe masa të tmerrshme të shantazhimit. Këto janë fakte  të pamohueshme, argumentet shkencore dhe dëshirat politike të një minisri apo të një elite politike, ndryshojnë në substancë. Andaj një kërkesë e tillë as që duhet të mirret parasysh nga pala shqiptare në Kosovë apo në Shqipëri.

 

z. Omer Dinçer. mbase nuk ndihet krenar që vendi i tij ka shtypur dhe ka okupuar popullin shqiptar për V shekuj, megjithatë kjo nuk i’a lejon që të na kërkojë të bëjmë shtrembërim të fakteve. Nëse ai beson se vendi i tij i udhëhequr nga një perandori gjakatare ka vrarë dhe shtypur popullin shqiptar, edhe nga aspekti njerëzor por dhe politik do të duhej t’i kërkonte falje popullit shqiptar. Por nësë ai e beson të kundertën, do i kisha rekomanduar të lexonte  librat e huaj historik, ku përshkruhet  egërsia dhe pushteti mizor i perandorisë otomane. Historia është shkencë  shoqërore, e cila shkruhet mbi bazën e fakteve. z.Dince, a nuk ishte Turqia ajo që shtypi per 500 vjet popullin shqiptar, se nuk u vranë me mijëra e mijëra shqiptar, se fenë i’a imponoi me dhunë etj. ???

 

Do ia rikujtoj z.Dincerit se Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha. Në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare”, të cilat rezultuan me copëtimin e tokave shqiptare të cilat edhe sot e kesaj dite mbeten të tilla.

 

Përveç kësaj, sulmet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane për pushtimin e trojeve shqiptare, të shoqëruara me dhunë të egër e me shkatërrime masive, me rrëmbim të fëmijëve për të mbushur repartet e jeniçerëve si dhe me rrëmbimin e të rriturve për t`i shitur si skllevër, e dëmtuan rëndë jetën ekonomike të vendit dhe shkaktuan një pakënaqësi të thellë në të gjitha shtresat shoqërore, duke i bashkuar e duke i ngritur këta në luftë kundër armikut të përbashkët, pushtuesit të huaj osman. Qëndresa dhe lufta e shqiptarëve shpërtheu kudo në forma të ndryshme deri në kryengritje të fuqishme.

 

Përballë një pushtuesi shumë të fuqishëm e të organizuar mirë, siç ishte Perandoria Osmane, një pjesë e shqiptarëve braktisnin përkohësisht vendbanimet e veta, duke u strehuar në vise të thella e malore, ku mund të përballohej më lehtë dhuna e pushtuesve. Të tjerë morën rrugën e mërgimit dhe u vendosën në Itali e në vende të tjera të huaja.

 

Duhet rikujtuar Z.Dicerti edhe  25 betejat e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe shumë e shumë fakte të tjera, ndërkaq Ministri në fjalë në vend që të ndihet i turpëruar për dëmet kolosale që i janë shkaktuar popullit shqiptar, ai me kokëlartësinë e tij prej “vëllaut” kërkon të mbulohet diçka që nuk guxon të ndodhi asnjeherë.

Nga aspekti i shtypjes së indentiteti kombëtar, më shumë dëme i ka shkaktuar popullit shqiptar Turqia se sa Serbia. Andaj nuk guxojmë të shkelmi mbi gjakun dhe sakrificën mbi 500 vjeçare të popullit shqiptar, vetëm e vetëm se një ministër turk kërkon një gjë të tillë.

Historia nuk preket ajo është shkruar me gjak dhe si të tillë edhe do ta mbrojmë..!!! 



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora