Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Trajtesë në fushën e interesit për shkencat juridiko-publike

| E shtune, 20.08.2011, 08:40 PM |


TRAJTESË NË FUSHËN E INTERESIT PËR SHKENCAT JURIDIKO-PUBLIKE

 

Prof.Ass.Dr. Fejzulla Berisha“Hyrja në të Drejtën”,Prishtinë,2011

 

Nga Milazim KADRIU

 

“Liria dhe demokracia jo detyrimisht shkojnë  me njëra-tjetrën. Mund të kesh demokraci por jo liri,andaj duhet të ketë institucione të pavarura që sigurojnë  një demokraci liberale  pas tirani të shumicës ...!!!”

 

Me këtë fillon libri “Hyrja në të Drejtën” e autorit Prof.Ass.Dr. Fejzulla Berisha që ditë më parë doli nga shtypi. Siç thotë edhe vetë autori nevoja për një tekst të tillë ka qenë i kamotshëm dhe botimi i tij ka për qëllim përmbushjen e kësaj nevoje. Teksti është i sistemuar në atë mënyrë q ëi dedikohet  standardeve të teksteve përkatëse nga fusha kërkimore teorike  e së drejtës në përgjithësi. Ky tekst në përgjithësi pasqyron zhvillimet më të mira në modelet paraqitura edhe nga autor tjerë rajonal e më gjerë në fushën  e të drejtës publike. Siç thonë edhe recensentët librit Prof.Dr.Aurela Anastasi,Prof.Dr.Arsim bajrami dhe Doc.Dr Zemri Elezi,autori me plotë të drejt,në kufijtë e modestisë akademike,e emërton trajtesën “Hyrje në të Drejtën,duke pasur parasysh faktin se dimensioni evolutiv në disiplinat juridike është i lartë. Punimi është një tentativë e suksesshme në përpjekjen për të përafruar kuptimin definicionit të disiplinës shkencore “Hyrje në të Drejtën”nga pikëpamja juridike si dhe  definicione të ndryshme  doktrinave  për institucione përbërëse të saj.

 

Libri që ka 360 faqe dhe  fillon me kuptimin e objektit të studimit të “Hyrjes në të Drejtën” duke u ndalë në metodat e përgjithshme të veçanta,juridike dhe sociologjike të këtij  studimi. Më pas materiali në vazhdim është i ndarë të 14 kapituj ku në kapitullin e parë  trajtohet koncepti i tërësishëm shoqëri-shtet-e drejtë si fenomene të rëndësishme  shoqërore. Në kapitullin e dytë flitet për konceptet e sovranitetit shtetërorë, popullor dhe kombëtarë, territori, shtetësia,...Në kapitullin e tretë bëhet falë për nocionin e shtetit ku trajtohen konceptet ndryshme për shtetin,teoritë biologjike, sociologjike, teori tjera  për shtetin. Format e pushtetit shtetërorë dhe rendi juridik trajtohen në kapitullin e katërt. Pastaj në kapitujt në vijim trajtohen tipologjia e regjimit politik, format e rregullimit shtetëror, format pushtetit shtetëror, rendi juridik dhe normat juridike, akti juridik, aktet juridike si burim i së drejtës, marrëdhënia juridike, zbatimi i së drejtës, interpretimi i së drejtës, sistemi i së drejtës...

 

Niveli teorikë-shkencor i këtij teksti është i përshtatur parime të caktuara të së drejtës në përgjithësi. Andaj ky tekst do tu shërbej studentëve  në studimet universitare të shkencave juridike , administratë publike, shkencave politike, kriminalistikës dhe të diplomacisë, lidhur me fenomenet, nocionet e përgjithshme të së drejtës, ligjshmërive juridike të shtetit dhe së drejtës.