E merkure, 24.04.2024, 11:44 AM (GMT+1)

Editorial

Indrit Vokshi: Cfare patriotizmi kemi?

E shtune, 20.08.2011, 07:00 PM


Cfare patriotizmi kemi?

 

Nga Indrit Vokshi

 

Nevoja e lype qe para se me percaktue nese nji Komb ka apo jo patriotizem, duhet perkufizue fjala "Patriotizem".Patriotizmi nuk mund te matet ndryshe vecse duke pa llojin dhe shkallen e preceptimit qe nji Komb ka per Ligjen e vet dhe per randesine e t'mires publike.Sa ma pozitiv te jete preceptimi per Ligjen e Shtetit, dhe sa ma e domosdoshme te konsiderohet ajo Ligje, aq ma e nalte asht' edhe ndergjegjja kombetare.Ndertimi i Shtetit te se Drejtes nuk asht' detyre vetem e institucioneve te aparatit shtetnor por e te gjitha organizmave shoqnore dhe e cdo individi. E rrjedhimisht asnji individ nuk mund te kerkoje mbrojtje prej Shtetit,nese aj nuk jep ndihmen e tij per ndertimin e Institucioneve te Drejta. Drejtesia e Institucioneve apo Institucionet e Drejta, jane pasqyra e shpirtit te cdo Kombi;jane njesia matese e nivelit te qytetarise se tij.Atdhetaria,patriotizmi a nacionalizmi i nji individi, vleresohen vetem duke pa qendrimin qe ky individ mban ndaj institucioneve te Shtetit dhe ndihmes qe jep per mbajtjen gjalle,rritjen e forcimin e tyne. Forcimi i institucioneve rrite sigurite;shton garancite, dhe formon nji monument nderimi e rrespekti per jeten e qytetareve.Lufta per ndertimin dhe forcimin e Institucioneve te Drejta, asht' lufte pro cdo qytetari dhe lufte kunder cdo armiku, sepse Institucionet e Drejta e te Forta, jane heshta ma vdekjeprumese dhe njikohesisht mburoja ma e mire kunder sulmeve qe mund ti bahen Shoqnise e Shtetit. E askush nuk duhet te shpallet apo veteshpallet nacionalist,atdhetar,e patriot, nese perpjekjen e tij e mbeshtet vetem ne fjalime publike e sjellje komerciale, ne nji kohe kur ka ne dore mjetet e pershtatshme e te mjaftueshme per me luftue ne luften per Institucionet.Ne luften per Institucionet, per kah randesia,dallohet lufta per Institucionet e dhanies se Drejtesise,sepse dashtnia per Kombin shihet tek perpjekja qe ban zyretari kopetent qe qytetaret te trajtohen me Drejtesi prej Institucionit qe aj drejton apo mbikeqyre.Pra patriotizmi retorik dhe jashteinstitucional i mbeshtetun vetem ne deklerata dhe ne huliganizem tifozash, formon nji kasolle mediokriteti, ndersa lufta prej Institucioneve dhe per Institucionet,sjelle gjithmone nji te neserme te sigurte.Grupimet qe nuk ushtrojne nji veprimtari te vazhdueshme,te mirkordinueme e te shoqnueme me projekte qe synone perparimin e gjithanshem te Kombit, por rrine nan hijen e kohes duke prite ndonji ndodhi ditore a sezonale, qe mandej me veprue e me e qite veten para synit te publikut, nuk bajne gja tjeter vesce i garantojne fundosjen vetes,sepse vete koha ne bashkepunim me dinamiken e zhvillimit te Shoqnise,i vrasin ngadale. E thane me fjale te tjera, nji Gjeneral ne fushebeteje, mundet me iu dhane ushtareve zemer tu iu mbajte fjalime frymezuese por fundi i ushtrise se tij do te jete i trishte e i pergjakshem, nese armatimet ,strategjia, e gjendja fizike e ushtrise i perngjajne nji karroce rrangalle. Fund te turpshem do te kene,bjen fjala, sulmet verbale ndaj Shtetit te Greqise, nese nuk vihet dore mbi burimin e fuqise imponuese te Greqise ndaj Republikes sone; zonave tona ekonomike qe Greqia zotnon.Sepse nuk ka ndodhe ne histori qe nji ushtri te jete shkaterrue me sulme verbale per shkak te prekjes ne seder prej fjaleve te ushtrise perballe.Patriotizmi duhet te konsistoje gjithmone ne ato drejtime qe ndikojne ne permiresimin e jetes se qytetareve, dhe forcimin e pozites se Shtetit. Permbajtja e idese se sotme patriotike asht' ma shume e dhimbshme se sa naive e femijnore,sepse ajo ka te baje me cashtje krejt siperfaqsore,si per shembull Bashkimi Kombetar pa ndertue ma pare Institucione,apo shqiptarizimin e toponimeve pa sherue ma pare plaget e Shoqnise.

Shqiptarizimi i emnave te qyteteve e fshatnave;pajisja me pashaporte shqiptare e shqiptareve te Kosoves Maqedonise e Malit te Zi, jane cashtje kryesore per kah randesia, por jane cashtje dytesore po te marrim parasysh problemet sociale,ekonomike e politike qe gjallojne nan catine e Shoqnise e Shtetit tone. Nji njeriu te smune rande i vevojitet kurim, e nese dikush n'vend qe me e kurue merret me modelin e flokeve te ketij te smuni, aj dikushi sban gja tjeter vecse tallet me kete nevojtar. Edhe Shqipnia asht si njeri i smune rande, e cdokush qe n’vend t’kurimit merret me modelin e fokeve te saj, sban gja tjeter vec se fyen rande ate dhe cdokand qe e do e deshiron sherimin e saj.E cashtjet qe ngrene sot si shqetesime ata qe quhen nacionaliste,jane perpjekje per rregullimin e flokeve te pacientit, dhe jo perpjekje per kurimin e plageve te tij. Kjo buron nga mungesa e aftesive te ketyne nacionalisteve, per me e kurue Shqipnine.Nga kjo del qe shprehja ma e perqendrueme e patriotizmit asht’ perpjekja per ndertimin e Institucioneve funksionale.Kjo perpjekje perban dallimin midis patrioteve dhe mashtruesve qe kerkojne te shfrytezojne emocionet dhe ti kanalizojne ato drejt mullinit te tyne politik. Keta te ashtuquejtmit patriote apo nacionaliste, apo thane ma qarte,ideja qe sot konsiderohet patriotike, per te qene me te vertete e tille, duhet te ngreje si cashtje paresore,sistemin e arsimit,shendetsine,gjyqesorin,administraten,ekonomine.Jane nderhyrjet e kujdesshme ne keto sektore ato qe i japin Shtetit fuqi per me nderhy ne nji moment te dyte edhe tek cashtja e shqiptarizimit te toponimeve,edhe tek cashtja e pashaportave,edhe me mbajte nji qendrim dinjitoz kunderjt dashakeqesise se grupeve te ndryshme shqiptare e t’hueja. Ndersa pasja si ceshtje paresore e toponimeve, pashaportave,apo edhe perpjekjes nervore me grupime te ndryshme, nuk i jep fuqi Shtetit per me veprue, e rrjedhimisht asht' veprimtari sterile. Ma e pakta qe ndodh asht’ venia e idese patriotike ne pozita qesharake,e ma e shumta asht’ prishja e imazhit te Shoqnise e Shtetit nepermjet shfaqjes se nji niveli te ulet te mendimit publik.Asht' e kuptueshme prej gjithkujte,se ideja patriotike sot asht' e mbushun me te tilla fraza e mendime,me qellim mbulimin e paaftesise se ideatoreve, per me dhane ndihme per ndertimin e nji Shtetit qytetar. Ideja e tyne, per pajisjen me pashaporta,per shqiptarizimin e toponimeve, apo edhe dekleratat kinse patriotike, as nuk rrisin buxhetet e familjeve shqiptare,as nuk rrisin sigurine publike e luftojne kriminalitetin,e as nuk rrisin sigurine kombetare e as nuk i japin Shtetit dinjitet ne boten e jashtme.Madje grupimet e te rinjve prane tyne, nuk denjojne te nderrmarin as edhe nji aksion per pastrimin e mbeturinave buze lumenjve;sepse patriot asht' qytetari i ndjeshem e patritotizem perban edhe mbajtja paster e ambientit.Por mesa duket padronet e ketij patriotizmi pa shtylle kurrizore, nuk ua a kane tregue keto gjana te rinjve prane tyne.Sepse vete keta padrone,nuk kane guximin me thane asnji fjale per ato qe quhen "Ceshtje te Medha" si per shembull,ligjet per pronat,ligjet per t'burgosunit politike,ligjet per arsimin,ligjet per tokat ne bregdet,apo edhe per procesin e emnimit e te trensferimit te gjyqetarevepara 2 vjetesh; proces qe u kritikue shume prej faktorit europian.Prandaj u duhet thane haptas; nese me t'vertete jeni patriote,propozini zgjidhje per problemet prej t'cillave lengon sot Shoqnia e Shteti,sepse dekleratat per ceshtje periferike perbajne tallje. Duhet ripermende mesa duket ajo historia me Zojat e Korces.Ne vitin 1941, forcat italiane ishin dislokue ne veri te Korces, e forcat greke ne jug. Te dyja keto ushtri ishin te pajisme me armatime te randa e pritshin oren me fillue betejen. Por rendesine e kesaj situate nuk e kuptojshin do Zoja te Korces, te cilat ne kushtet e nji qyteti te rrethuem shqetesoheshin per fatin e tregetarit Petro qe kishte shkue me mare njala ne Janine.Edhe juve zotnij patriote, ne kushtet kur Shqipnia lengon prej plageve te randa, kohen tuej ia kushtoni shqiptarizimit te toponimeve dhe pajisjes me pashaporta t'shqiptareve jashte kufinit,qe jane cashtje krejt te parandesishme per momentin ne te cilin jetojme.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora