E premte, 19.04.2024, 07:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Kosova e bekuar dhe dimensionet lirike të diasporës shqiptare

E shtune, 20.08.2011, 06:59 PM


KOSOVA E BEKUAR DHE DIMENSIONET LIRIKE TË DIASPORËS SHQIPTARE

 

(Xhevat Muqaku, Nuset e erës, Jeta e re, Prishtinë, 2011)

 

Shqiptari ka nevojë për art, për këngë, për poezi dhe punë, ngase puna me këmbëngulje dhe vullnet, edhe ëndrrën e bën realitet. Për shqiptarin e frymëzuar të diasporës fluturat janë „vajzat e erës” dhe „harmoni e atmosferës”. Në horizont ato janë „burimi më i ri” dhe „gjenaratorët e gjerë” që „rrezatojnë miqësi.” Autori vjen  drejt nesh me shpirtin në shuplakë. Poeti nuk bie viktimë e dëshprimit, por ka mençurinë dhe pregaditjen e nevojshme për ta kundruar me qartësi përjetimin e jetës në botë.

 

Nga Baki Ymeri

 

Xhevat Muqaku është një poet interesant që debuton për herë të parë me një spektër motivesh të ndryshme ku zotëron vargu me rimë që reflekton aktualitetin e një bote të mbrujtur me dinamikën optimiste të ditëve tona. Edhepse ushtron profesionin e mjeksisë, autorin e impresion çdo ngjarje, çdo eveniment, çdo aspekt që reflekton të bukurën, njerëzoren, altruizmin, humanizmin, duke qenë vazhdimisht i prekur nga dashuria ndaj njeriut dhe vendlindjes. Herë pas here lirikën e tij e karakterizon imagjinata dhe fluturimi në Perëndim, pa e harruar vendlindjen e tij: „vullkanet nën akullnajë”, atdheu i zanave malësore me bukurinë e muzgut të parë, me „Dajtin përmbi Tiranë/ Hijeshi, fiksim, fotografi/ Mrekulli e rrallë në Ballkan”.

Në vargun e tij të frymëzuar zotëron folja, respektivisht veprimi, përshkrimi, qartësia e mendimit, ëndërrimi dhe ngazëllimi. Autori e konsideron dasmën shqiptare si një mrekulli historike kur kënga fluturon në qiell, kur „E mbuloi mërgimi çiftin e ri”/.../ Përshkrimi vazhdon/ Unë mburrem me motrat/ I parapëlqej tek të dyjat/ Rimën dhe shkronjat”. Pason integrimi në mërgim, tek-tuk me subjekte

Revista Shqiptari kushtuar poetit Xhevat Muqaku
moralizuese, me respekt ndaj punës dhe familjes, ndaj miqve dhe farefisit, duke bredhur gjithmonë rrugëve të jetës me melankoli në zemër. Sipas tij, dituria është mrekulli, „Frymëmarrja është punë”, puna është fat: „Personazhi, hapi dhe fati/ Dëgjohen kur të bëhen gati.” Për shqiptarin e frymëzuar të diasporës fluturat janë „vajzat e erës” dhe „harmoni e atmosferës”. Në horizont ato janë „Burimi më i ri” dhe „Gjenaratorët e gjerë” që „Rrezatojnë miqësi.” Dhe më tej: Natyra buzëqesh/ Me energjinë e ardhmërisë/ Së zonjave të rënda/ Si zanat e madhështisë.” Mund të thotë kush se s’ka talent autori, apo se i mungojnë metaforat lirikës së tij!

Profesioni i mjekut ka lënë gjurmë në lirikën e këtij autori shqiptar. Fjalët e një kritiku të huaj për një poet të huaj, vlejnë edhe për autorin e këtij libri: I vetëdijshëm për përkohshmërinë e jetës, ai e mbështet vlerësimin e çastit prezent. Poeti nuk bie viktimë e dëshprimit, por ka mençurinë dhe pregaditjen e nevojshme për ta kundruar me qartësi përjetimin e jetës në botë. Duke e kuptuar konditën humane të qenjes vdektare, vargjet e tij bëhen burim drite. Autori vjen  drejt nesh me shpirtin në shuplakë. Nga pikëpamja estetike, autori ka kaluar fazën e fillimit të rrugës, duke prurë një frymë të re në përçapjen e tij letrare, duke qenë i aftë t’i latojë vargjet me një sinqeritet adoleshentin. Tek-tuk, diskursi i tij lirik është i metaforizuar apo alegorizuar për kristalizimin e stilit personal. Ëndrra verore dhe ëndrra mërgimtare „në detin e kuqëremtë”. Autori shkruan për kohën e flakëruar, për lavdinë e Kosovës dhe „çmendurinë moderne” që „edhe eshtrat e ndjenin”. Rimat janë të qëlluara, autori shkruan pa dorëza, me një sinqeritet që nuk ia lëndon vargun, dhe me një çiltri që i ka hije.

Faktikisht, subjektet dhe gjuhën që përdor autori, inkorporohen në spektrin e dimensioneve të lirikës së diasporës. Libri për Xhevat Muqakun është balsam për

Ballina e librit te poetit Xhevat Muqaku
shpirtin. Autori u këndon kullave të kohës dhe natyrës me nota romantike. I këndon pavarësisë dhe shkruan për dasmën e madhe në malet e lirisë. Krenaria, dashuria dhe dija shkojnë së bashku. Xhevati e ndjen veten të gëzuar në sofrat e pranverave shqiptare, ku flitet dhe dëgjohet me etje fjala mbi veprat e luftëtarëve të lirisë. Kur lind një poet, pyet një mendimtar francez dhe përgjigjet: Poeti nuk lind kur e shkruan poezinë e parë, apo kur e boton librin e parë, por poeti lind kur fillon të dyshojë në artin e tij.

Pydyshim, poezia e Xhevat Muqakut duket e qartë, e thjeshtë dhe e fugurshme. Përfundimisht mund të themi atë e thot autori me fjalë të tjera, se shqiptari ka nevojë për art, për këngë, për poezi dhe punë, ngase puna me këmbëngulje dhe vullnet, edhe ëndrrën e bën realitet. Vlen të ripotencojmë në këtë kontekst faktin se autori dallohet për dashamirësinë dhe dashurinë e tij ndaj punës, ndaj jetës dhe njerëzimit, ndërsa fjala e tij ka frymëmarrje specifike dhe një kuptim të mirëfilltë. Në këtë konteskt, poeti shkruan mbi një botë reale që ka nevojë për ta shijuar jetën në totalitetin e saj, së bashku me botën magjike të poezisë.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora