Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skender Maci: Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (VI)

| E enjte, 18.08.2011, 07:59 PM |


Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (VI)

 

Nga Skender Maci

 
Krijimi I shtetit shqiptar

Takimi I pare formal I konferences u zhvillua me 17 dhjetor 1912, ne ministrine e jashtme angleze.

Tre dite me vone mbare bota u njoftua nepermjet nje komunikate publike nga ministria e jashtme angleze, qe konflikti I armatosur midis fuqive te medha ishte arritur te menjanohej.

Ambasadoret I rekomanduan qeverive te tyre qe te akceptonin/pranonin ne parim autonomine e shqiperise, se bashku me paradhenien/provizionin per ti garantuar serbise dalje tregetare ne detin adriatik.

Qe te gjashte qeverite se bashku I kishin miratuar ne parim keto pika.

Ky ishte fillimi I eksistences zyrtare te shqiperise se pavarur.

Pervec kesaj sidoqofte komunikata mbante/deshmonte faktin qe ishte fjala per nje kompromis:

Austria dhe italia kishin arritur te impononin pikepamjet e tyre per akceptimin e autonomise se shqiperise,

te cilen me vone e interpretuan si pavaresi te plote, duke thene qe per pavaresi te plote kishte qene gjithmone fjala,

nderkohe qe ju be leshim rusise ne piken e dhenies/dhurimit serbise te daljes ne adriatik, dalje te cilen ne fund fare Serbia nuk arriti dot qe ta merrte/ta siguronte.

Megjithe kete renie dakort ne aparence/ne dukje sidoqofte, ishte e qarte/dukej qarte qe rusia dhe
franca po merrnin pjese ne konference me pahir/jo me qejf/jo me deshire dhe idene e pavaresise e pranuan/e akceptuan duke shtrenguar dhembet.

Pikepamja/qellimi I tyre ishte qe shteteve te ballkanit tju lejohej te mbanin te gjitha territorret qe mbanin te pushtuara aktualisht dhe territoret e tjera qe do te pushtonin ne te ardhmen.

Kjo duket qarte ne propozimin e poinkarit qe fuqite e medha te benin nje deklarate te perbashket "te mosperzierjes se tyre" ne konfliktin ballkanik.

Rusia dhe franca nuk do ti kishin dhene azgje shqiperise/nuk do ti kishin bere as edhe nje leshim shqiperise sikur te mos kishin qene te detyruar/te shtrenguar nga austria dhe italia.

Keshillimet/rrahjet e mendimeve/diskutimet ne konference kishin gjithmone pamjen e nje mundjeje/e nje perleshjeje e cila ne fund fare perfundonte me nje kompromis ose me mire me thene me nje pazar.

Ambasadoret qendronin per ore dhe dite te tera per te zgjidhur/diskutuar gjera ordinere.

Perfaqesuesit e rusise dhe te frances kundershtonin me nje egersi te pashoqe kunder dhenies qofte edhe te nje centimetri toke shqiptare shqiperise dhe shqiptareve, megjithese ata e dinin shume mire qe ajo toke ishte toka e tyre, megjithese e dinin shume mire qe ajo toke ishte toka e saj.

  

Shume shpesh ata krijonin me paramendim/me dashje pengesa/ngaterresa.

Fuqite e medha po vepronin/punonin nen presionin e domozdoshmerise se shmangies se nje lufte totale/te pergjithshme ne europe.

Drejtesise dhe ndershmerise ju desh qe ti hapnin/qe ti leshonin rrugen interesave.

Ata donin, qe te arrinin nje fare marreveshjeje, qofte edhe te perkohshme/provizore cfaredoqofte, ose qofte edhe nje marreveshje qe do te figuronte/rezultonte fatale per shtetin e ri dhe per paqen ne ballkan.

Ajo cfare kishin dipllomatet parasysh ishte vendosja e nje „modus vivendi" dhe jo te drejtat e shqiptareve.

Kjo gje eshte reflektuar shume qarte tek deklarata e sir edward greyit i cili kryesonte/drejtonte konfencen.

Ne pergjigje te pyetjes se bere nga nje anetar/pjesetar i dhomes se deputeteve ne lidhje me rezultatet e konfences qe kishin te benin me dhenien zgjidhje te ceshtjes shqiptare,

dipllomati i ndritur/i nderuar pranoi hapur qe nuk mund te pritej kaq shume nga konferenca.

„na ka shkuar edhe kjo gje neper mend gjate konferences" u pergjigj sir edward grey, „por prioritet themelor ka qene ruajtja e paqes/e konsensit/e mirekuptimit midis vete fuqive te medha ".

Pra te drejtat baze/themelore te shqiptareve ishin bere theror/sakrifikuar per hir te paqes ne europe.

Dikur nga fundi ambasadoret vijuan me berjen e nje marreveshjeje per te ardhmen e statusit te shqiperise dhe per te marre disa masa paraprake per shtetin e ri.

Shqiperia u njoh si nje shtet sovran i pavarur, qe do te qeverisej nga nje princ europian qe do te zgjidhej nga fuqite e medha.

Shteti i ri do te duhej te gezonte neutralitet te perhershem nen mbrojtjen/protektoratin e perbashket te gjashte fuqive te medha.

Te gjashte fuqite e medha do te ishin te perfaqesuara ne shqiperi nepermjet nje komisioni nderkombetar kontrolli te perbere nga nje delegat nga secila fuqi dhe nga nje perfaqesues shqiptar.

Ky komision do te ngarkohej me kontrollin e financave te shtetit te ri dhe me kontrollin e qeverise shqiptare per ruajtjen/zbatimin e ligjeve.

Oficere hollandeze u ngarkuan me detyren e organizimit te xhandarmerise shqiptare.

Koha do te duhej ta provonte nese marreveshjet artificiale te bera vetem duke u nisur nga interesi i paqetimit te nje konflikti te pashprese pikepamjesh dhe interesash do ti qendronte testit/proves se zbatimit ne jete apo jo.

Marreveshjet qe u bene ne lidhje me shtetin e ri mbanin vulen e interesave egoiste, prej nga u nisen ambasadoret e fuqive te medha, te shteteve qe kishin me shume interesa ne shqiperi.

 

Ceshtja e kufijve
Kufiri veri-lindor


Ceshtje e nje rendesie jetike/eksistenciale, nga caktimi/percaktimi/zgjidhja e sukseshme ose jo e sukseshme e se ciles varej jeta e shtetit te ri, ishte padiskutim ceshtja e kufijve.

Nje shtet eshte i destinuar/i detyruar te vegjetoje ose te jetoje dhe te lulezoje dhe zhvillohet, pikerisht ne varesi te kufijve te tij.

Neqoftese nje pjese e madhe e popullsie se nje kombi lihet jashte kufijve te tij ,

vitaliteti/energjia e njesise se re politike do te konsumohet duke pare/duke shikuar/duke ndjekur me hidherim, trishtim dhe brenge ne zemer perpjekjet/lufterat e pafund te vellezerve te tyre pertej kufirit,

pervec kesaj, ketij shtetit te ri do ti shtoheshin/lindnin kaq shume halle dhe shqetesime/probleme, saqe do ta benin ate te paafte per te jetuar/mbijetuar,
ne rast se nuk do te arrije te gjeje force per te bere korrigjimet/permiresimet e duhura.

 

Neqoftese arritja e nje marreveshjeje, thjeshte ne parim, per eksistencen e nje shqiperie te pavarur ishte kaq e veshtire,

renia dakord per kufijte e saj, kufij brenda te cileve do te ekzekutohej/vihej ne jete kjo pavaresi e dhene pa deshire/pa qejf, do te ishte shume me teper e veshtire .

Ceshtja e percaktimit te kufijve behej e komplikuar per shkak te pretendimeve te paftyra, teper te ekzaxhiruara te shteteve te ballkanit.

Qeverite e shteteve te ballkanit nxorren me shpejtesi/nxitim gjithe arsenalin e intrigave/makinacioneve te tyre te vjetra dhe te reja, per ti dhene/siguruar atyre te drejten e pronesise mbi territoret te shqiperise.

Me frymen e nje shqirti te semure/psiqik ata i shtrine pretendimet e tyre ne gjithshka/ne te gjitha fushat,

historike,
gjeografike,
strategjike,
politike,
kulturore
dhe arkeologjike

bazuar ne te drejten e pushtuesit.

Qeveria e athines u tregua akoma edhe me e pacipe se te tjeret.

Ajo pretendonte jugun e shqiperise sepse medemek/gjoja ai i kishte borxh asaj lirimin/clirimin e banoreve te saj nga zgjedha turke.

Brenda mureve te konferences debati per kufijte e shtetit te ri u shnderrua ne nje gare te turpshme per sajim argumentash koti dhe te pabaza fare vetem per te poseduar/per ti futur ne dore si e si territoret shqiptare.

Mali i zi, femija I perkedhelur I diplomacise se ententes, pretendonte qytetin e shkodres, me argumentin/sepse atje qenkan varret e paraardhesve te mbretit nikolle, megjithese mbreti I malit te zi vete/personalisht e ka deklaruar hapur qe shkodra eshte shqiptare.

Keto jane fjalet e nje anglezi qe ka kaluar shume kohe ne shqiperi dhe e njeh shume mire ceshtjen ne fjale, ne lidhje me pretendimet e shteteve te ballkanit:

„Duke e patur shume te qarte injorancen e europes perendimore, dhe moskokecarjen/mendjelehtesine e saj, aleatet ballkanike vendosen qe ta zhvishnin shqiperine nga gjithshka te shquar/te famshme shqiptare.

Bile edhe vendin e lindjes se gjergj kastriot skenderbeut nuk donin qe tja linin njerezve/popullit ne krye te te cilit ai mundi pashallare dhe sulltane per vite te tera me rradhe pa ndihmen dhe mbeshtejten fare te europes kristiane.

Edhe rrenojat e kalase se leke dukagjinit, princit qe kodifikoje ligjet dhe zakonet e vjetra te malesoreve,

edhe pronat dhe shtepine e ali pashes se janinens

dhe te kara mahmud pashes se shkodres (scutari),

nuk do te perfshiheshin ne shqiperine zyrtare, sikur te ishte per shtetet e ballkanit.

Gjithshka do te duhej ti dorezohej/jepej sllaveve dhe grekerve , dhe shqiperia duhet te eksistonte vetem si emer, e qethur/e rruar nga gjithshka qe mund ti lejonte asaj nje jete si nje njesi/shtet i pavarur dhe i vete qeverisur .

Kufiri qe kishin projektuar mendjet e semuara te kater mbreterive te ballkanit nuk do te zgjaste shume dhe do te vihej/zbatohej ne jete."

 

Deri tani/deri ne kete moment drini i zi ishte konsideruar/pranuar nga shumica e kufij- dallaverexhinjve sllavofile si kufiri me i keq i shqiptareve/per shqiptaret nga veriu dhe lumi kalamas ne jug ishte konsideruar po ashtu si i tille nga filohelenet.

Por edhe keto kufij te mjere/katastrofale nuk u konsideruan si te mjaftueshme/te bollshem nga aleatet ballkanike.

Malazezet donin shkodren(scutari) kryeqytetin e shqiperise se veriut, e cili ishte i banuar krejtesisht nga shqiptare, dhe te gjitha fushat perreth bashke me malesine e malesoreve te banuara nga shqiptare katolike dhe myslymane gjysem per gjysem dhe edhe territore te tjera puro/te pastra shqiptare.

Shqiperia si rrjedhim po privohej nga lumi drin qe ishte lumi i saj kryesor dhe nga territore ku kishte vetem tek tuk sllave nga te gjitha llojet nga pak.

Pas tre muajsh rrahje mendimesh ambasadoret me ne fund rane dakord per nje fare kufiri ne veri dhe ne lindje.

Klanet heroike katolike te hotit dhe te grudes dhe nje pjese e kelemendit ju dhane malit te zi.

Por mbreti nikolle nuk do te arrinte dot qe ti fuste ne dore keto territore.

Historia e vitit 1879 u perserit perseri edhe nje here me shume dhe meqe kete here nuk kishte me fuqi te medha qe ti bombardonin ata klanet/fiset fisnike/kalorsiake u rezistuan/i bene balle te gjitha perpjekjeve te malit te zi per ti pushtuar territoret e tyre.

Shume here ata ju pergjeruan/luten europes qe ti bashkonte ata me token meme por fuqite e medha nuk donin qe ta akceptonin deshtimin e mbretit te malit te zi per aneximin e territoreve per te cilat ai kishte pretenduar se jane te banuara nga sllave.

Ne lindje konferenca e londres hoqi/vizatoi/zhgarraviti kufirin me absurd.

I dha serbise te gjithe vilajetin e kosoves qe ishte i banuar nga afersisht 1 milion shqiptare dhe vetem pak serbe.

Por absurditeti i ketij kufiri qendron jo vetem ne shqyerjen dhe dhenien e ketij territori kompakt shqiptar serbise por ne venien e vijes se kufirit ne nje menyre te tille qe qytetet kryesore te vilajetit gjenden ne te djathte te kufirit keshtu qe tregjet dhe kullotat i kaluan serbise ndersa bisnesi dhe tufat e gjedheve ju lane shqiperise.

Dhenia serbise e vilajetit te kosoves dhe distrikteve te dibres dhe te ohrit ishte padrejtesia me e poshter/me kriminele/me vdekjeprurese ndaj shqiperise.

Dhe jo me pak i ishte bere edhe serbise vete dem/keq me kete, sepse keta shqiptare jane nga me luftaraket dhe te pamposhturit.

Qe ne momentin e bashkenngjitjes se tyre serbise ata jane/qendrojne ne nje gjendje rebelimi/kryengritje konstante/te vazhdueshme, gjendje te cilen serbia mundohet me kot ta paqetoje me masakra dhe ekzekutime masive.

 

Serbet i bazojne/argumentojne pretendimet e tyre per keto territore duke u bazuar kryesisht ne aresyetime historike te tilla si perandoria flake kashte e stefan dushanit, me pushtimin fare te perkohshem prej tyre te ketyre territoreve ne fillim te shekullit te 17-te dhe aresyetime te tjera te ketij lloji.

Diskutimeve ne lidhje me kufirin shqiptaro-serbo-malazez ju erdhi me ne fund fundi nga mesi i marsit 1913, dhe nje komision nderkombetar kufijsh u caktua/u emerua per percaktimin e tij/vendosjen e tij ne vendngjarje/ne vend.

Kufiri jug-lindor

Pavaresisht gjithshkaje, do te kishte qene gjysma e se keqes po te mos merrnim parasysh zhvillimet e situates ne lidhje me diskutimin e kufirit jug-lindor ose kufirti shqiptaro-grek.

Tani konferences i duhej te hynte ne tratativa/pazare me nje popull/komb jo me pak te poshter, te lig dhe te djallezuar se greket.

Ministria e jashtme britanike po permbytej ne kuptimin e vertete te fjales nga „dokumentat“ „greke" te cilat presupozonin te deshmonin qe jugu i shqiperise ose veriu i epirit eshte ashtu sic ja ka bere makiazhin/ashtu sic e ka trukuar qeveria greke, „greke nga feja, greke nga gjuha, dhe greke nga ndjenjat"- duke e perseritur kete refren perjetesisht papushim.

Per ti bere me bindese argumentat e tyre, argumenta qe ju duheshin patjeter/qe i kishin te domozdoshme, autoritetet ushtarake greke te cilat i mbanin tashme te pushtuara territoret shqiptare vune ne perdorim cdo lloj presioni te mundeshem per ti detyruar me force/me dhune banoret qe te nenshkruanin deklarata sikur ata ishin greke dhe qe ata ishin me mire gati qe te vdisnin se sa ti nenshtroheshin zgjedhes cnjerezore te shqiptareve!

Konferenca bombardohej cdo dite nga deklarata te tilla besnikerije ndaj mbretit konstandin.

Nje tjeter menyre e djallezuar/e rafinuar qe ti bente/deklaronte banoret si te besimit grek ishte duke i mbledhur ata se bashku ne mitingje masive ne prani te te cilave autoritetet greke ftonin korrespondentet e gazetave te huaja ne menyre qe ata te bindeshin vete/personalisht per ndjenjat greke te popullsise.

Vendimet e ketyre grumbullimeve masive, qe ishin te pergatitura ne prapaskene nga zyrtaret greke dhe qe i lexoheshin popullit, nga te cilet shume pak prej tyre kuptonin se cishte shkruar aty sepse ishin te shkruara ne gjuhen greke, ju derguan konfrences se ambasadoreve ne londer me vulen e vertetesise se korespondentve te huaj naive/te trashe/leshko.

Suksesit te ketyre procedurave te neveritshme i dha dore te jashtezakonshme/I ndihmuan jashtezakonisht tre faktoret e meposhtem:

Ne rradhe te pare injoranca e europes ne lidhje me shqiperine.

Ata nuk e dinin qe ne jugun e shqiperise popullsia perbehet nga shqiptare myslymane dhe kristiane te ritit ortodoks „grek"

Eshte karakteristike themelore/kryesore e metodave te qelbura te athines, per te shperfytyruar karakterin kombetar te popullsise se jugut te shqiperise, citimi i statistikave turke per popullsine.

Ne memorandumin e 13 janarit 1913 memorandum qe i eshte derguar konferences se londres, qeveria greke deklaron, duke cituar statistikat turke, qe e tere popullsia e vilajetit te janines perbehet nga 477.833 banore, nga te cilet 316.561 jane greke, 154.413 jane myslymane dhe 5104 cifute.

Mendja e shendoshe do te protestonte kunder nje klasifikimi te tille te popullsise mbi bazen e fese, ne vend te klasifikimit ne baze te races ose te kombit.

„Myslymanizmi" i cili eshte nje vecori/karakteristike fetare, vihet ne nje nivel/barazohet me „grek"

Akoma me teper duke patur parasysh faktin qe vete qeveria greke pranon qe 1/3 e te ashtuquajturve „greke" flet shqip, numri i popullsise shqiptare do te kapte atehere afersisht 260.000 shpirtera ne krahasim me 210.000 greket e dyshimte- te dyshimte sepse qeveria greke ka perfshire ne kete numer te gjithe shqiptaret kristiane te ritit „grek ortodoks, " sikurse ka perfshire edhe te gjithe vllehet e maleve te pindit.

Akoma me teper, neqoftese keto numra do te aplikoheshin vetem per provincat e vilajetit ne fjale te janines, do te dali qarte fare ne drite, qe numri I grekerve do te hynte ne uje se tepermi/do te tkurrej shume dhe do te behej aq sa numri i elementeve cifute dhe greke qe gjenden/ndodhen ne territorin/pjesen ne jug te qytetit te janines, ceshtjes se eksistences se te cileve as qe ja ka vene njeri ne pulle/nuk i ka llogaritur njeri fare perpara konferences se ambasadoreve.

 

Akoma me teper/ne vazhdim ambasadoret do te ishte dashur te sillnin patjeter ne kujtese, mbreterine e vjeter te molosise, despotatin mesjetar te epirit, principaten e ali pashes, kryeqyteti i se ciles nuk ishte tjeter, vecse janina, duhet te sillnin ne kujtese kundershtimin/opoziten e sukseshme te shqiptareve me 1879-ten kunder bashkengjitjes se janines greqise, dhe gjithashtu duhej te sillnin patjeter ne kujtese, edhe perfshirjen e te gjithe vilajetit brenda kufijve te shqiperise autonome, nje ngjarje qe eshte zhvilluar/u zhvillua vetem disa muaj perpara fillimit te luftes ballkanike.

Per ata, te cilet e njohin pak e shume vendin/keto territore ka qene e qarte/ka qene e njohur/ka qene e ditur/ka qene e qarte si drita e dillit, qe vilajeti i janines eshte i banuar nga nje shumice dominuese e thelle shqiptaresh kristiane te besimit „grek" ortodoks dhe nga shqiptare myslymane.

Se dyti, eksistenca e shkollave greke per shqiptaret kristiane, origjina e te cilave eshte spjeguar tashme, perdoret si mbeshtetje tjeter dhe argument i fuqishem per tezen e qeverise greke.

Autoritetet ushtarake greke benin shfaqje/teater perpara korespondenteve te huaj duke i derguar nga vendi ne vend dhe duke i treguar atyre shkollat e shqiperise se jugut.

Dhe se treti, prezenca/prania e nje numri shume te madh prifterinjsh greke, te vendosur/te derguar nga patriarkana greke e konstandinopojes, nen juridiksionin e se ciles jugu i shqiperise kishte qene qe prej periudhes kur e tere shqiperia u be province e perandorise se lindjes se romakeve, ishte reklama me e madhe qe perdornin autoritetet greke.

Ne cdo fotografi, qe perdorte qeveria greke per qellime propagande per te treguar qe jugu i shqiperise eshte greqi, ne balle qendronin gjithmone prifterinjte militante te helenizmit.

Po ashtu, eshte nje fakt qe dihet/i njohur, qe papa i romes gjithashtu i ka mbajtur gjthmone/ka pasur gjithmone emisaret e tij fetare ne territoret qe ishin nen juridiksionin e tij, por duhet te posedosh djallezine e qeverise se athines dhe injorancen e europes qe te mundesh te nxjerresh kapital/te nxjerresh nje argument te forte nga prania/eksistenca ne vend e klerikeve te huaj.

  

Ne realitet, dukej vertet, qe pavaresisht gjithshkaje, gjithshka po ishte kunder shqiptareve, kunder shqiptareve te cilet kurre nuk e moren njehere mundimin qe tja benin te njohur botes Atdheun e tyre.

Ne kokefortesine e tyre te veteverbuar, ambasadoret e fuqive te medha nuk pranonin/nuk donin te merrnin parasysh/ti kushtonin vemendje bile as raporteve te vete autoriteteve te tyre konsullore ne janine.

Me kot u munduan shqiptaret e amerikes,

shumica e te cileve ishin te lindur ne shqiperine e jugut duke derguar dite per dite/cdo dite protesta-telegrame kunder makinacioneve te grekerve.

Me kot shkuan thirrjet/apelet e zjarrta te refugjateve te shqiperise se jugut te grumbulluar ne vlore per njohjen e te drejtave te tyre.

Ambasadoret qendruan, deri ne fund, indiferente/mosperfilles.

Nga mesi i marsit deri ne mes te gushtit (11 gusht 1913), kur konferenca i dha fund punimeve te saj famekeqe, diskutimet/debatet per kufirin jug-lindor u bene/u zhvilluan nen frymen e nje debati teologjik bizantin.

Per ti bere punet edhe me lemsh, ceshtja e kesaj pjese te kufirit te shtetit te ri ju bashkengjit pandashem ceshtjes se dodecaneses(12 ishujve greke te detit egje qe italia i kishte pushtuar qe prej luftes italo-turke te 1911-tes).

Franca dhe rusia ishin te gatshem qe tja linin shqiperine e jugut shtetit te ri me kusht qe italia ti dorezonte greqise dodokanezen.

Por italia e mbeshtetur nga aleatja e saj austria donte qe ti mbante/ti kapte te dyja, te mbante edhe ishujt dhe te debonte edhe greket nga jugu i shqiperise.

Me ne fund u duk qe nuk mund te arrihej asnje marreveshje per kufirin jug-lindor. E gjitha cfare ishte ne gjendje/ishte e afte te bente konferenca ishte fiksimi i dy pikave ekstreme te kufirit, provinca e koritzes ose korcha, ne lindje dhe gjiri i ftelias ne jug.

 

U emerua/u caktua nje komision nderkombetar per te shkuar ne vendngjarje/vendndodhje per te percaktuar karakterin etnik te territorit ne fjale/te territorit per te cilin po diskutohej, duke marre/perdorur si kriter per percaktimin e kombesise gjuhen e folur.

Pak me vone ne do te ndjekim kete komision ne udhetimin e tij interesant, ku ka shume per te mesuar, por krejtesisht jo mirenjohes/aspak mirenjohes.

Kriza e Shkodres

Konferenca e ambasadoreve mezi arriti qe te hiqte/vijezonte/zhgarraviste vijen e kufirit veri-lindor, pra kufirin shqiptaro-serbo-malazez, kur ndodhi/ngjau nje tjeter krize e re lufte, qe e coi perplasjen totale midis fuqive te medha shume me afer se sa ne nentorin e kaluar.

Me 26 mars konferenca kishte vendosur tashme qe shkodra, kryeqyteti i shqiperise se veriut, te perfshihej brenda territoreve te shtetit te ri.

Dy dite me vone, nje note e perbashket e fuqive te medha ja beri te njohur kete vendim qeverive te serbise dhe te malit te zi, qeveri te cilat ishin ftuar ne te njejten kohe qe te pezullonin rrethimin e qytetit dhe te terhiqnin trupat e tyre.

Serbia u dakordua menjehere me kerkesen e fuqive te medha por mbreti i malit te zi e kishte ne zemer/e kishte ndare mendjen qe ta pushtonte qytetin.

Meqe ai vazhdoi me kokefortesi rrethimin dhe bombardimin e qytetit, megjithe protestat qe ju drejtuan atij nga ana e qeverive te europes, keta te fundit vendosen te benin nje demonstrim detar kunder bregdetit malazez.

Me 14 prill flota e perbashket e tyre bllokoi bregdetin e malit te zi, por mbreti nikolle, i paturpshem ne koketrashesine e tij nuk i ndaloi operacionet e tij ushtarake kunder shkodres.

Atehere, qeverite europiane filluan bisedimet midis tyre me qellim qe te zbarkonin dhe ta pushtonin qytetin shqiptar, kur, paprituar, shkodra ra misteriozisht ne duart e malazezeve, me 23 prill.

Opnioni i gjere publik ne shqiperi, ja ka veshur renien e qytetit pazareve tradhetare te djallezuara te esat pashes.

Komandantet ushtarake te kalase, u lane prej autoriteteve malazeze qe te largoheshin nga qyteti se bashku me trupat e tyre dhe se bashku me pajisjet e tyre ushtarake, duke lene brenda ushqime qe do te mund te mjaftonin per 3 jave.

Akoma edhe sot, askush nuk mund ta thote me siguri se pse ra shkodra/pse u dorezua shkodra.

Renia e shkodres dukej qe i vuri kryq te gjitha llogarive te fuqive te medha per ta zgjidhur paqesisht midis tyre ceshtjen e shqiperise.

Austria e trashi perseri zerin/mori prape nje ton kercenues.

Divizionet e perandorise se dyfishte u nisen ne drejtim te kufirit malazez dhe rreziku i luftes europiane qe ishte dukur sikur ishte shmangur me mbledhjen/konferencen e ambasadoreve, tani po shfaqej me kercenues se kurre.

E gjithe bota po shikonnte/po ndiqte ne ankth te thelle levizjen e ardheshme/levizjen e radhes te rusise.

Keshilltaret e mencur, sidoqofte, triumfuan ne petrograd dhe car nikolla i dergoi nje telegram mbretit te malit te zi duke i bere atij te qarte pakenaqesine/mospelqimin e tij ne lidhje me veprimin/aksionin e tij te pushtimit te shkodres, dhe duke i bere gjithashtu te qarte qe rusia do ti nderpriste atij menjehere cdo ndihme ne rast se ai do te vazhdonte te kembengulte per ta mbajtur shkodren te pushtuar.

 

Me ne fund fuqite e medha rane dakord qe ta pushtonin qytetin me nje kontingjent nderkombetar marinsash dhe me 13 maj, terheqjes se trupave malazeze, ja zuri vendin ushtrija e nderkombetareve.

Qeverisja e shkodres ju dha nenadmiralit, sir cecil burney, komnandant i flotes europiane qe kishte bllokuar bregdetin malazez.