E premte, 29.03.2024, 01:34 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Gani Geci akuzon Azem Sylën për atentat

E diele, 14.08.2011, 11:27 AM


Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, pretendon se ka dëshmi që anëtari i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, e ka paguar vrasjen e tij me 200 mijë marka gjermane. Siç thotë ai, kjo ka ndodhur diku në vitin 2001. Me këtë rast, sipas tij, ka kohë që është e njoftuar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, mirëpo incizimin e dëshmisë thotë se nuk e ka dorëzuar tek Prokuroria.

Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, Geci thotë se ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, që tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk mund të “pastrohet” me familjen Geci vetëm përmes ligjit të shtetit, por edhe përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.

I kërkon atij që t’i mbledhë 48 pleq në Kullën e Rifat Jasharit në Prekaz dhe aty të betohet se nuk ka gisht në atentatin që është bërë ndaj tij, e ku kanë mbetur të vrarë edhe Bekim Kastrati e Besim Dajaku.

Ish-kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tregon se personalisht e ka njoftuar kryeministrin  Hashim Thaçi se Nazim Bllaca do të dilte publikisht për ta pranuar se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe se ka marrë pjesë në vrasje dhe kidnapime. Thotë se Thaçi është pajtuar me publikimin e DVD-së së Bllacës duke thënë “kush çka ka bërë, ka për ta gjetur”.

Geci në intervistë rrëfen se si është shpëtuar ish-presidenti Ibrahim Rugova gjatë një sulmi të organizuar në Prishtinë, e po ashtu tregon për marrjen në pyetje në Shtabin e TMK-së të ish-këshilltarit të Rugovës, Adnan Merovci. I sqaron raportet që i ka pasur me Ramë Marajn dhe jep detaje të bisedave që ka zhvilluar me Fatmir Limajn, Adem Grabovcin e Bislim Zyrapin. Geci flet edhe për përpjekjet e tij që të zbardhen dosjet e SHIK-ut.

 

“KOHA DITORE”

Për ZSH- Kadri Mani (etnike@gmail.com)

 

____________

 

Gani Geci autor i librit "Lufta pa maska" 

 

HOMAZH I USHTARIT

 

Para Varrit të Dëshmorit të Kombit!

Para fëmijës së palindur!

Para nënës shtatëzënë!

Para rinisë!

Para prindërve dhe gjyshërve!

Para Jush, që thyet Robërinë!

Para Jush luftëtarë!

Para Jush Komandantë!

Ju, roje e përjetshme e Atdheut!

Përkulem, unë biri i Juaj!

 

Llaushë, 8 dhjetor – Ish luftëtari i UÇK-së Gani Geci, i cili së bashku me familjen e tij ka qenë i rreshtuar në anën e forcave pro rugoviane edhe pas luftës, i kundërpërgjigjet me një letër të hapur akuzave të ngritura ndaj tij nga Muharrem Xhemajli. Më poshtë po e botojmë të plotë letrën deputetit të LDD-së, Gani Geci, njëherazi kryetar i Komisionit kuvendar për inteligjencë, që ka mandat të mbikëqyrë funksionimin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

“Do të heshtja dhe nuk do t’i përgjigjesha askujt, po të isha person “nën hije”, njeri që i frikësohet të vërtetës ose që fshihet prapa të vërtetave. Por unë jam dhe do të jem

pjesë e shtetbërjes, prandaj i përgjigjem secilit, madje edhe Muharrem Xhemajlit.

Është fakt publik dhe jo shpikje e nënhijes, se zotëri Muharrem Xhemajli është pjesë e rrjetit dhe e strukturave të SHIK-ut. Ai ka qenë i burgosur me disa shokë për një vepër penale. Madje për një krim të tillë ka qenë i dënuar dhe ka bërë burgim, por ai meqë e njeh bukur tekniken e hedhjes së gurit pas shpine, ua hodhi tre shokëve të tij të

fshatit Baicë, të cilët janë duke vuajtur dënimin me shumë vjet burgim.

Me njërin nga vëllezërit e tyre jam takuar, para disa ditësh, i cili aludonte se ata që nuk ishin pjesë e SHIK-ut mbetën në burg, ndërsa Muharrem Xhemajli u liria dhe gëzon privilegje të cilat janë peshqeshe për veprimtarinë e tij në kuadër të SHIK-ut. Ne e dimë se z.Muharrem Xhemajli doli nga burgu dhe u bë shofer poste dhe gjysma e familjes së

tij janë punësuar në PTK , dhe sipas lëvizjes “Vetëvendosja” del se rrjeti i SHIK-ut i ka shtrirë rrënjët në të gjitha institucionet e Kosovës dhe e instrumentalizon shoqërinë me përkatësinë partiake duke e instaluar nepotizmin në çdo mjedis të shoqërisë sonë.

Muharrem Xhemajli e di që ne jemi takuar rastësisht në Prekaz gjatë luftës dhe me gjithë vardisjet e tij, nuk mund të dëshmojë qenien e një luftëtari siç pretendon të jetë Muharremi, sepse në Kosovën tonë të vogël të gjithë e njohin dhe e dinë se çfarë luftëtari ka qenë Muharremi!

Unë kam qenë ushtar i orëve të para që i jam përgjigjur thirrjes së atdheut, pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. Unë mburrem që kam qenë ushtar i komandantit Legjendar Adem Jashari. Dhe pas rënies heroike të tij kam qene pjesë e institucioneve të Kosovës, kam njohur Kushtetutën e Kaçanikut dhe institucionet e dala nga ajo Kushtetutë.

Gjithashtu edhe tani i njoh të gjitha institucionet e dala nga Kushtetuta e tanishme e Republikës së Kosovës.

Unë nuk jam fajtor pse ju akuzoni dhe spiunoni njëri-tjetrin , pse ia hidhni pas shpine fajin njëri-tjetrit, pse dërgoni njëri-tjetrin nëpër gjyqe. Këto janë marifete me të cilat ju keni ndërtuar mënyrën e të jetuarit dhe ardhmërinë tuaj.

Për fund po them se pajtohem me z.Xhemajli, i cili pati thënë se vetëm shokët tanë kanë qenë dëshmitarë në Hagë, sepse vetëm shokët e tuaj, zotëri Muharrem Xhemajli, i dinë të mirat dhe të ligat e veprimtarive tuaja, haraçin e të cilave po e paguan ky popull i shumëvuajtur. Edhe një herë po ta kujtoj se kur unë kam luftuar për Kosovën t’i pushkës i

ke thënë ka...



(Vota: 15 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora