E premte, 19.04.2024, 11:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Kontesti i ankeruar në fiksion

E premte, 19.08.2011, 08:00 PM


KONTESTI I  ANKERUAR NË FIKSION

 

Nga Remzi Salihu

 

...Mbrojta e të vërtetës me anë të kuptimit të fjalës shëmbëllen realen e fiksuar  në argument bindës të kohës së ndodhur. Fiksioni dhe e vërteta ekzistojnë së bashku në nën vetëdije me anë të normave të caktuara të fjalës. Bartja e kuptimit nga vetja te tjetri sjell efekte bindëse të shpalimit dhe ndriçimit të gjërave të ndodhura. Dialogu në vetvete është veprim i izoluar i kontekstit të monologizimit të një anshëm të përmbajtjes së ngjarjes të pa verifikuar nga masa tërësisht. Ajo brenda saj, si koncept i mbyllur simbolik, përmban pa kuptueshmërinë e veprës së ndodhur në një vend të caktuar.  Të kuptohet e vërteta, në këtë kontest të bindjes së verifikuar, duhet stimuluar kërkimin e shpalimit të  mundshëm të ngjarjes, do të thotë të pranohet e vërteta e vetes dhe e vërteta e subjektit që ekziston përballë nesh. Kuptimi i determinuar në gjuhë  të shikohet dhe pranohet si tërësi reale. Fiksioni gjendet bashkë me të vërtetën, por shtrirja e saj në fantazi personale ka potencial të gjatë veprimi që ta ndryshojë të vërtetën. Ngjarja ka ndodhur dhe ndodh në vend dhe kohë të caktuar dhe me njerëz të njohur. Shtirshi kamuflon këtë dhe në skenë nxjerr një ngjarje të re, gjoja se post-moderne.

Gjatë një promovimi të një libri poetik më ka ndodhur të vërej të vërtetën e tërhequr nga e vërteta e të ndodhurës. Mendimi interpretues dëgjohet dhe vlerësohet nga të pranishmit. Por e vërteta e shkruar shpalohet në shtypin ditor ndryshe, si e kamufluar dhe nga shërbimi i saj permanent ngjarja reale përjeton metamorfozë në ndërrimin bazë të memories së copëtuar nga konteksti simbolik i kuptimit të parë. Shkëputja tekstuale e të vërtetës i sjell errësirë ndodhisë së vërtetë të manifestimit të përjetuar në masë. Për të pranishmit ndodhia reale e ngjarjes, si kontekst i ankeruar në fiksion, mbetet larg nga e vërteta e shkruar në shtyp, do të thotë se e vërteta e huaj amputohet në tekst, në kohë dhe hapësirë të evidentuar, si e vërtetë e shpaluar, autoktone e vetes. Sipas Martin Heijdegerit “e vërteta” është ndeshje e vërtetë dhe përherë në të kuptohet mënyra e veçantë, në të cilën hyn dhe del gjithçka çka tregohet dhe krijohet, që të përvetësohet ajo – “e hapura”, në të cilën gjithçka që dëftohet të krijohet si ekzistuese. Pranuesi i kap vetëm mbeturinat e njëanshme të të dhënave si informacion. Në kujtesë i mbetet e fiksuar vetëm ngjarja e ndodhur.  Ajo që mbetet në vend është stagnim koherent i tkurrur në rrethin e palëvizur të vetes. Padyshim se lëvizja e gjërave drejt ndërrimit të vendit të caktuar, si dhe interpretimi i tyre në funksionin e parë të ngjarjes, deri te mundësia e gjykimit alternativ jep kuptim dimensional të stërholluar të ndodhisë. Lëvizja kap aspektin e dyfishtë të marrjes dhe dhënies së kuptimit të drejtë shenjës, simbolit, fjalës, gjuhës e dijes që trajtojmë. Në këtë teh të mprehtë kreativ shëmbëllen veprimi i kompromisit tolerant, akrobatik i shkathtësisë së gjetjes tipike të fjalës spontane në lëvizjen trupore dhe mendore të pranisë së qenies.

Sa i përket ecjes vertikale drejt synimit të arritjeve dhe prurjeve të gjërave të reja në kohë, spektri i  kuptimeve në vete ngjesh afrinë dhe largësinë e trupit nga epiqendra e parë e nisjes së ecjes së veprimit kohor, deri në  largimin më të skajshëm të abstraksionit kuptimor. Midis nisjes dhe largimit njeriu shtihet individualisht t’i tejkalojë mangësitë, barrierat, para-mbrapa të pa gjeturës së tij të fshehtë kuptimore. Matanë këtij shtegtimi prania e ç’thur hapin e kufizimit të gjykimit të dalë nga rrethi i kufizuar hermenuitik i veprimit të mbyllur të fjalës, drejt shpresës së gjetur në shpalimin e kuptimit të hapur, të qartë, të fenomenologjisë së ekzistencës, e të kapjes së drejtë të fenomenit të pakuptuar, si gjuhë dhe komunikim adekuat në masë. Askush nuk e gjykon lëvizjen time të izoluar, e cila si e tillë e mbyllur në vete është një veprim i dukshëm brenda rrethit të vet ideor, që fsheh në vete grimca kuptimesh në thellësi të tekstit të pa kapshëm të shikimit dhe synimit të parë.  Përkundrazi  kërkimi i të vërtetës bëhet mundësi për t’i pranuar pa kuptimësitë e lëvizjes së hijes nëpër hapësirën e kuptimit që vepron apriori në të.

Artikulimi i subjektives drejt objektives hap shtegun e një të qenëri ndryshe nga statuskvoja e të padukshmes, drejtë dritares dhe rrethit të dukjes koherente. Ajo e kap hapësirën e kuptueshme që vjen nga semantika e variantit të kufizuar të fjalës, gjuhës. Intensioni subjektiv shpërndanë, lëviz, efekte të kapshme të domethënies absolute, sepse lëvizja është gjithnjë në korrelacion me të kuptueshmen dhe të pa kuptueshmen, gjegjësisht, të kapshmen me të pa kapshmen. Elementet e të kuptueshmes në vete të mbyllur stigmatizojnë dimensione të kufizuara të qasjes në një shkrim kreativ. Subjektiviteti, si çështje me rëndësi në bindje të verifikuar në vërtetësi, përfshinë në vete porosi, mesazh, kuptim, që ka gradacionin e peshës së bazuar në rëndësinë e mendimit emocional dhe stilistik. Bartja e mendimit nga vetja e emocionuar në tekst të shkruar formon fenomenin e tipizuar, si dimension i bazhdizuar i fiksionit të imagjinuar dhe reales së pranishme në tekstin koncepcional të kohës. Mendimi i absorbuar në vete është bartës i kujtesës së ngarkuar me fotografi të shumta të detajeve të ndryshme, të kapura nga shikimi permanent i gjërave të ndodhura gjatë shtigjeve të shumta të rrugëtimit jetësor të përvojës njerëzore...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora