Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sylejman Morina: Shërim të shpejtë Akademik Palit

| E diele, 14.08.2011, 11:55 AM |


SHËRIM    SHPEJTË AKADEMIK PALIT

 

Nga Sylejman Morina

 

Akademiku kroat me  origjinë  arbneshe nga Arbanasi i Zarës , maestro me famë  botërore  Pal  Deshpali, do t’i   mungoj skenave muzikore ,edhe për një kohë. Shkopi i  tij dirigjentit  do të pushoj duke e pritur  kthimin triumfal  të zotërisë    tij.

 

Shkëputja  e maestros  për   ca  kohë nga   rrjedhat  e kulturës muzikore e jetës akademike nuk është  bërë me dëshirën e tij . Nuk është fjala  për ndonjë pushim  për shkak lodhjes  nga  aktivitetet e  shumta apo për  ndërprerje    qëllimshme,  por  një veprim i imponuar  për  shkak të një operacioni  në zemër, i cili  fatmirësisht ka përfunduar me sukses të plotë, siç u shpreh  maestro  Pali:

 

” Kam pasur  një operacion të  vështirë në zemër bajpas të trefisht,  ende jam në fazën  e  përmisimit ,presim  që çdo gjë do të jetë   në rregull,   kurse me  punë  do të filloj nga  muaji shtator”

 

Pal Deshpali është djali i madh i kompozitorit  dhe shkrimtarit  me origjinë arbneshe , Shime Deshpalit , vëllau  i Vallterit,  violelqelistit  me famë  ndërkombëtare,pedagogut të akademisë muzikore dhe motrës Maja Deshpali –Bregoviq.Violiniste dhe pedagoge e akademisë  e muzikës në Zagreb.Akademik  Pal Deshpali  Deri  në vitin e kaluar  ,2010 ishte  nënkryetari i Akademisë Kroate e Shkencës dhe Arteve  (HAZU ) . I dëshiëshirojmë  shërim të shpejt   akademikut të nderuar   që sa më shpejt  të shërohet  dhe  t’i  kthehet  aktiviteteve të tija,për realizimin e projekteve  të planifikuara..