Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sindi Kristo: Një studius dhe një poet që ngjitet shkallëve të suksesit me dinjitet

| E diele, 14.08.2011, 12:58 PM |


NJE STUDIUS  DHE  NJE POET  QE NGJITET    SHKALLEVE TE SUKSESIT ME DINJITET

 

Nuk ka shume dite qe me ka rene ne dore libri “shpirt i trazuar” me autor Eduard Dilo. Libri permban 4 kapituj me vargje qe  reflektojnè ndjenjen e shpirtit te tij fisnik per dashurine ndaj atdheut:

 

”Ne Sheper ndodhem

Tek shtepiza ime

Aty rreze Kokojkes

Plot lule,burime…”

 

Dhe e gjithe kjo  bote mbahet gjalle me nje klime  qe  ushqen vazhdimisht  Njeriu me i shtrenjte me urtesi : 

 

“Qete qete Babai

Me mua bisedon

Me librat ner duar

Dalim ne oborr”

 

……Poezia e tij futet ne jete  natyrshem  me nje fuqi te veçante:

 

“Shoh malet kurore

Krenarine e fshatit.”

 

Vershimi i muzes poetike  pa asnje iluzion tregon “hambarin” e kenaqesise  pafund :

 

“O sa u kenaqa

Me lumterine qe kisha

Zgjat te prek me duar

Ne enderrim isha.“

 

Enderron mergimtari e jep mesazhin e  rendè shpirteror

 

” Flet nje zemer e lenduar

Flet nje zemer e coptuar

 

..dhe ja  pasqyra e nje epoke  , kur shpresuam te liria,ate janar 91-shi,

 

“ Naten u pergjak shtepia !

“Vrane masakruan nje NENE,

Nje zagorite te pashoqe

Djajte me krimin miqesuar

Te pafajshmen

 

MEME   KALOPI  masakruan…”Ne kete tabllo makabre ku flet historia... arti dhe fakti jane né unitet. Permes permbajtjes   se  ketyre vargjeve, ne te vertete , oshetin vullneti i mases : masakruar   “grua kembengulese si zagoritet dhe sovrane si Dilajt”,  drejtesia vret Drejtesine dhe, poeti nuk mund te hesht  po, kumbon  qendrimi me aktiv i njeriut ndaj te tashmes, madheshtia historike e vendit te tij  : “... atje buze rruges /Ne nje shkemb lapidar la ca fjale me gjak lare…”  dhe  jep konkluzion:

 

..”Grua trime sheperjote

Ashtu ngrire ne mermer

JE PASQYRE E NJE EPOKE “ (fq.22)  

 

E, megjithate kjo poezi qe eshte aq trishtuese nuk ka asnje fryme hakmarrjeje…  Nje qetesi epike e admirueshme . Mbi te rri pezull pavdekesia.  E ashper dhe burrerore,ajo nuk kalon ne histeri gjaksori ,veç Drejtesi . Me te drejte si shume lexues te poezive te Eduard Dilo-s,mbetemi te kenaqur nga to :fati i rende i popullit tone te shumevuajtur e ngarkon poetin me shume detyra te rendesishme, specifike,por te lakmueshme.  Mendoj dhe ,te rralle   tregime zevendesojne leximin :”Jemi shqiptare i thashe” ”Gjurme...nè njè cope leter”.  Ai qe i lexon do me japi te drejte.

 

Sindi Kristo

studente,  Tiranë