E enjte, 28.03.2024, 08:32 AM (GMT)

Editorial

Arben Llalla: Nacionalistët grek, në sulm propagandimi për Vorioepirin

E diele, 14.08.2011, 10:59 PM


Busti i Aristotel Gumes ne Himare

 

NACIONALISTËT GREK, NË SULM PROPAGANDIMI PËR VORIOEPIRIN

 

Nga Arben LLALLA

 

Kohëve të fundit është vërejtur që grupet nacionaliste greke, shoqatat dhe politikanë janë hedhur në sulm për propagandimin e çështjes së Autonomisë së Vorioepirit.

Më 28 Korrik aktiviteti i nacionalistëve filloi me dekorimin nga Fondacioni grek i Amerikës me Mirënjohje Konsullin e Përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me motivacionin ,,Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epirit( Jugun e Shqipërisë),,.

Diplomati grek është i njohur për deklaratat antishqiptare në fillim të vitit 2011, gjatë një ceremonie në qytetin e Korçës me rastin e 20-vjetorit të organizatës OMONIA, bëri thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. "Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale...

Kryetari i Fondacionit grek për Amerikën Mihalis Servos që i firmosi konsullit mirënjohjen nuk morri pjesë në dorëzimin e saj edhe pse ai ndodhej prej disa ditësh në Janinë. Mirënjohja iu dorëzuar Njeriut me Xhup, siç njihet në opinionin shqiptar ky diplomat grek në një kafene fshati diku në bjeshkët e Korçës larg syve të njerëzve ,,kurriozë,, në prani të kryetari të OMONIA-s së Korçës Naum Disho, ish-deputeti Grigori Karamelo, përfaqësues të organizatave nacionaliste të ,,Rinisë Vorioepiriote,, dega e AXAIAS dhe të shoqatës vorioepirtiote ,,PIRRO,, dega në Thesali. Për tu treguar padronëve të tyre se qëllimi i aktiviteti u arrit gjatë ceremonisë në kafenë e fshatit këta pjesëmarrës ngritën flamurin e Greqisë. (Askujt në Shqipëri nuk i pengon ngritja e flamurit të Greqisë apo të një vendi tjetër kur flamuri nuk vendoset për qëllime dashakeqëse. Shqiptarët janë popull human dhe dashamirës të cilët nuk provokojnë, nuk sulmojnë, por vetëm dinë të mbrohen, prandaj mos të shqetësohet Athina për flamurin e saj se mos ndalohet në Shqipëri e cilave është anëtare e NATO-s bashkë me Greqinë).

Nga data 29-31 korrik në qytetin e Janinës zhvillojë punimet Kongresi i Dytë Botëror i Epiriotasve që jetojnë dhe punojnë jashtë Greqisë. Në këtë Kongres nuk mungojë nacionalisti grek i çështjes së Vorioepirit Nikolla Geixh, firmëtari i mirënjohjes së diplomatit me Xhup Kinezi Mihalis Zervos etj. Në përfundim të punimeve Kongresi zgjodhi kryesinë e re ku humbësi i Bashkisë së Himarës Vasilis Bollanos u zgjodh anëtarë i këshilli drejtues. Për fat të keq deputeti minoritar Vangjel Dule dhe shumë minoritar të tjetër që janë ministra në qeverinë e Shqipërisë nuk patën fatin të zgjidheshin në postet drejtuese të Kongresit të Botëror të Epiriotasve që jetojnë jashtë Greqisë.

Organizata SFEVA (e themeluar dhe drejtuar prej disa vitesh nga Mitropoliti i Konicës Sebastianos, kjo organizat njihet për aktivitete ekstremiste për shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit) më 6 gusht dërgoj përfaqësuesit e degës së saj të Selanikut në fshatin Polenë të Korçës për të zhvilluar aktivitetet propagandistike për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Aktivistët e SFEVA i rikujtuan polenasve kontributin tyre për rindërtimin e kishës së fshatit dhe se ata gjithnjë do të ndihmohen sepse janë grek si shumë fshatra të tjerë të Korçës. Dhe mos ta harrojnë Greqinë, ajo është nëna e tyre, prandaj ndihmat  materiale dhe morale nuk do ti mungojnë asnjëherë.

Aktivitetet e nacionalistëve grek për çështjen e voriopeirit e vazhduan misionin e tyre provokues ndaj Shqipërisë edhe në Himarë. Më 7 gusht ata shfrytëzuan përvjetorin e vdekjes së të riut Aristotel Guma i cili humbi jetën në një aksident automobilistik duke hedhur parrulla për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Nëpër rrugët e Himarës atë ditë qarkullonin njerëz të dyshimtë me bluza të stampuar flamuri i Vorioepirit. Himara të dielën ishte e pushtuar nga veprimtaritë haptazi antishqiptare.

Në skajin tjetër të globit, në SHBA, Shoqatat Voriepiriotase në Boston përkujtuan vdekjen tragjike të Aristotel Gumës. Për nder të tij u mbajt një meshë fetare në kishën e Shën Vasilit në Massachusetts. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Federatës Mbarë epiriotas Demetrios Koutoulas dhe shumë aktivistë të tjerë të çështjes së Vorioepirit.

 

Dëshpërimi i nacionalistëve grek

 

Gjatë përkujtimit të një vjetorit të vdekjes të Aristotel Gumës përfaqësuesit e shoqatave nacionaliste greke shprehën indinjatën e tyre që familja e Aristotel Gumës është lënë pas dore nga institucionet e shtetit grek. Ata shprehën keqardhje që në këtë ceremoni që nuk mori pjesë Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatosi i cili ishte i ftuar për të përshëndetur. Indinjatë të madhe ata shprehën edhe ndaj Mitropolitit të Gjirokastrës i cili në shenjë pakënaqësie që përmendorja e Aristotel Gumës u vendos në kishë pa miratimin e tij u largua në mes të aktivitetit për të mbajtur meshë në një kishë tjetër të Himarës. Ky gjest i Mitropolitit shkaktojë pakënaqësi dhe incident të rënd midis organizatorëve të aktivitetit për Aristotel Gumën dhe besimtarëve të cilët prisnin meshën e së dielës që do mbante Mitropolit Dhimitri.

Gazetat dhe shoqatat nacionaliste greke në ditët në vazhdim shprehnin pakënaqësitë e tyre nga përfaqësimi i dobët i figurave shtetërore dhe politike të Greqisë në ceremoninë përkujtimore të Gumës. Ata kritikonin zëvendësministrin e shëndetësisë z.Markos Bolaris i cili ishte me pushime në një nga hotelet e Sarandës dhe nuk guxojë të merrte pjesë në këtë ceremoni mortore edhe pse ishte i autorizuar të vendoste kurorën me lule në emër të qeverisë së tij.

Zemërim organizatorët e kësaj ceremonie shprehën edhe ndaj ambasadorit grek në Tiranë i cili nuk morri pjesë personalisht, por dërgojë sekretarin e Ambasadës.

Familjarët e Gumës u shprehën se djali i tyre nuk e meritonte një pjesëmarrje kaq të dobët, - ,,nuk kemi nevojë për kurora me lule. Çfarë ti bëjmë kurorat kur për një vit nuk u interesuat për rastin dhe ne askush nga Greqia,,.

 

Figurat më të larta që morën pjesë në vendosjen e bustit të Aristotel Gumës

 

Në Himarë të dielën ishin personalitetet më të larta që drejtojnë organizata, shoqatat të cilat punojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Këta aktivistë ekstremistë hyjnë e dalin në Shqipëri lirshëm edhe pse ndaj shqiptarëve hedhin balt, shpifje dhe kanë si synim copëtimin e saj. Është për të ardhur keq se shumë figura intelektuale të minoritetit grek të cilët punojnë në institucionet shtetërore, universitetet shqiptare janë aktivistë, anëtarë të shoqatave shoviniste greke të cilët ëndërrojnë Autonominë e Vorioepirit.

 

Gjeorgjioa Kasapidhis, deputet i Partisë Demokracia e Re të Andonis Samaras

Janis Vikelidhis, Sekretar i Parë e Ambasadës Greke në Tiranë

Vasilis Bollanos, Kryetari i OMONIA

Vangjel Dule, deputet, kryetar i PBDNJ

Pantelis Papistas, SFEVA Selanik

Mihalis Servos, Kryetar i Fondacionit Grek për Amerikën

Aris Karacas, studiues, pronar i shtëpisë botuese "Bee" në SHBA

Nikolla Geixh, shkrimtar, ish-presidenti i Federatës Panepirote të Amerikës

Harrallambis Karathanos, kryetar i shoqatës Autonomia e Vorio Epirit, përfaqësues i Partisë së Jorgos Karaxhaferris LAOS

Thanas Poçis, Kryetar i komunitetit vlleh në Shqipëri

Jani Jani, Drejtor i Departamentit të gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës

Vangelis Papakristos, nga gazeta ,,????? ????,,(Hapi i Popullit)

Boston, 6 gusht ceremoni per Aristotel Gumen
Boston, 6 gusht ceremoni per Aristotel Gumen

Boston, ceremonia per Aristotel Gumen, 6 gusht
Boston, ceremonia per Aristotel Gumen, 6 gusht

Keshilli i zgjedhur i Kongresit Boteror te Epiriotasve jashte Greqise, ne sfond Bollano
Keshilli i zgjedhur i Kongresit Boteror te Epiriotasve jashte Greqise, ne sfond Bollano

Kisha e Polenes, diten qe SFEVA e Selanikut beri nje vizite

Kongresi Boteror i grekeve Epiriotas Jashte Greqise, ne sfond Nikolla Geixh

Kreret e shoqatave nacionaliste greke ne mergim te cilet punojne per autonomine e Vorioerit. Ne sfon, Nikolla geixh, Mihalis Servos

Mirenjohja qe mori konsulli ne nje kafene fshati ne Korce

Njeri me bluze te autonomise Vorioepirit ne Himare, 7 gusht
Njeri me bluze te autonomise Vorioepirit ne Himare, 7 gusht



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora