E premte, 19.04.2024, 09:37 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kosovica e vogël e trimave të mëdhenj!

E enjte, 18.08.2011, 08:00 PM


KOSOVICA E VOGËL E TRIMAVE TË MËDHENJ!

/KATËR KOMUNA KRIJOJNË NJË XHUNGËL!!!!/

 

Nga Kadri Mani

 

Sot, më 23.7.2011 ishim në Kosovicë, në një Sitakimet e Vendlindjes!!

E quajtëm Sitakim, ngase s’kishte asnjë organizim! Madje asnjë vend të caktuar! Familjet e ardhura, strukeshin secila nën ndonjë kaçube të shpërndara gjithandej! Vetëm fëmijët ashtu spontanisht e kishin marrë topin e tyre dhe po loznin...

Biseduam me disa fshatarë të ndershëm, por të papërfillshëm: nga 4 komunat:Gjilan-Prishtinë-Dardanë-Artanë, alias nga: Qemjal Mustafa, Isa Mustafa, Shaip Surdulli e Bajrush Ymeri!!!

Pavarësisht se në letër ekziston bashkëpunimi ndërkomunal (ngjashëm me bashkëpunimin ndërakademik!!), në praktikë është ndryshe- shkretira e Sahasë!

Nuk ishte caktuar vendtakimi, të ngrteshin çadrat e mëdha për hije apo për shi, të lexohej një referat për historikun e Kosovëcës...

Fajtor mbi çdo fajtor është Hajrush Bajraliu, i cili si nip i Kosovicës, shkon atje për të hangër pemë e flija!!

Dhe për habinë tme, kur e shtrova çështjen e organizimit më të mirë:

-A e dinë të rinjtë historikun e Kosovicës?

Hajrushi gjeti të shpotitë:

-Nuk kemi ngelë që historinë e Kosovicës të na e mësojnë dhëndurët!

Zotni Hajrush ( i pahajr!), unë jam humorist, por vetëm në kohën e humorit, kur flas seriozisht, po të më fut kush humor, jam në gjendje ta vras! Po ty të ka vra zoti përderisa i ndërron partitë si këmishat e palara! Ke qenë në LDK, ke kaluar në LDD dhe sërish je kthyer në LDK!

Në zgjedhjet e fundit fillove të më bëje lajka, sapo nuk të përkraha në LDD, m’i mohove meritat! Tanimë nuk isha hero i ilegales! Se ti mund të më bësh e të më zhbësh!! Në rolin e magjistarit!

Shkurt, Hajrushi ia pahajr, ke shkel me të dy këmbët në gjakun e ish-dajëve tu heronj: Lushi e Veseli, Ajet Kosovica... Kaçakun e mirënjohur, Vesel Kosovicën, e kanë vra në një lagje të Marecit,  te Vrajovit: e kanë ftuar të qep tirq, dhe duke e përcjellë, Rrhamani e ka vra te dyert e veta, me motivacion se kinse gon i ka teptisë pushka!!

Të shkohet në Takmet e Vnedlindjes e të mos keshë mudësi që t’i vizitosh varrezat, s’ka turp më të madh në faqe të tokës! Po nisemi nga një proverb yni: Populli  që i kujton luftëtarët e lirisë, nuk ka mort kurrë. E në rastin konkret vlen anasjelltas: Populli që nuk i kujton luftëtarët e liirisë, është i vdekur për së gjalli! Pra, faktikisht unë po pelmizoj me do kufoma shëtitëse! Fëtyre të bukura  që e shëmtojnë këtë atdhe të bukur!

Aty mësova se Kosovica as quhet më- fshat! Pavarësisht se rregullisht ka pasë të evidentuara 13 shtëpi, të mos quhet katund është poshtërsi!

Qyqarët do të ankohen në njëfarë buxheti- mos ju pranoftë xheneti! Nevojitej vetëm organizimi, rrugën e varrezat, o ju të ngratë e të ngrata, do t’i ndërtonte- Mërgata!

 

/KATËR KOMUNA KRIJOJNË NJË XHUNGËL!!!!/

 

Kadri Mani

 

TRADHTARË SHQIPTARË

 

Ramiz Bunjaku antikombëtar!

 

Ramiz Bunjaku, kushëri i gruas time, zonjës Shukrije Bunjaku-Mani, e pati fejuar një vashë serebe-Buba, e Leskocit. Ishin dashuruar në Normalen e Prishtinës dhe ne nuk po e bënim qejfin qeder: mbase jo në unin tonë intimisht, por meqë atanimë kishte ndodhur, ne dy bashkëshortët morëm për detyrë t’ua shëndoshnim kryet prindërve të tij në moshë, bacës Jasharit dhe teto Ajshës, ndaj edhe shkuam tek ata në përurim-ngushëllim:

-Çkeni ore! Do të çmendeni!?- asgjë s’paska ndodhur; janë dashuruar dy të rinj të feve e të kombeve të ndryshme, kaq.

Ajo nuse nga Leskoci që po e quakan- Buba, vishet si na, e mëson shqipen... e nuk dihet mbase na  del edhe me origjinë shqiptare, se Leskoci ka qenë yni?- ka gjasa që ndonjë familje s’ka mund të ik nga trysnia e zullumi dhe është shtirur se po bëhet sllave... ka plotë të tilla edhe nëpër Kosovë, që me detyrim kanë ndërruar emër e fe...

Ngushëllimi ynë pati efekt qetësues: pleqtë na urun dhe disi u pajtuan me fatin...

Por ne dolëm të gabuar: jo që Buba po na imitonete neve shqiptarët, por Ramizi po i imitonte serbët!!

Kështu, dhëndëri i shkive filloi të merrte detyra me rëndësi, të sillej keq me shqiptarë e mirë me serbë; por edhe nuk binte fort në sytë e njerëzeve, ngase nuk ishte i vetëm në aso sjelljesh...

Ramiz internacionalisti i dërgoi bijat e veta të vogla në Leskoc, që t’i këqyrnin dhe edukonin gjyshi shkja  e gjyshja shkinë...

Rrethi i të afërmve dhe i të njohurve e më gjerë, po i gjykonin sjelljet e tilla, por jo bash zëshëm, se Ramizi tanimë po merrte atributet e një funksionari jugosllav!

Dhe nodh dasma e Enverit, të birit të Arif Bunjakut, vëllai i  vjetër i Ramizit, i ndamë. Natyrisht që e  ftojnë në dasmë, si zakonisht, edhe gruan time, Shukriejen, derisa unë gjendesha në burg. Por ndodh habia e befasia kur Ramizi reagon me nervozizëm:

-Nuk është dashtë ta ftoni në dasmë gruan e armikut të popullit, gruan e Kadriut, a nuk e dini që është në burg politik kundër Jugosllavisë!?

Fjalët e tij i merr era dhe vijon dasma... por Ramizit e Bubës po iu shkiste dheu nën këmbë: sa vinte dhe acarohej situata politike në Kosovë, masat represieve policore, masa shqiptare po i përbuzte... dhe ikin në Prishtina në Rahovec! Pas çlirimit të Kosovës, ikin edhe nga Rahoveci në bregdetin e Malit të Zi!?- mbase nuk i zë vendi vend nga frika për pavarësinë e Kosovës, kundër të cilës janë angazhuar me mish e me shpirt, karahas çetnikëve sebë!!

Zot, mos i fal, se e dinë çka bëjnë!



(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora