Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arta Behluli: Ç’po më mundon?

| E diele, 14.08.2011, 11:25 AM |


Arta Behluli

 

Ç’po më mundon?

 

Sikur te kthehej kalendari,

ca faqe më pare

dhe nje here t’a degjoja ate fjale,

ate pyetje,

te ndjeja ate pergjigje.

 

Edhe nje here une dhe ti

te ishim perballe,

vetem edhe nje here,

edhe nje mundesi

per mua dhe ty.

Mos me thuaj qe ajo mundesi

ka vdekur!

Asgje tjeter s’dua,

vetem te kthehemi ne endrren tone,

sepse e di, i mungojme!

 

Sikur te kthehet ai moment,

ajo ore, ai minute,

qe ngriu zerin dhe hapin tend.

Do te shtrengoja doren

S’do te lejoja te ikje kurre.

Do te qendroja!

E beson kete?

Po, une do te rrija pergjithmone!

 

Vetem dua qe te hapesh zemren,

per mua, edhe nje here.

Te kthehesh perseri

tek ajo rruge e vjeter,

te me duash perseri.

 

Ike larg..

Atje ku zeri im s’udheton dot,

por malli arrin te te prek akoma.

 

Era e lehte me aromen tende,

po endet rruges te poshte..

ndalet e troket ne dritaren time.

 

Dicka me godet ne zemer,

me gjithe forcen qe ka!

-Ç’po më mundon valle?

 

Dicka me shtrengon ne shpirt,

n’kapilaret e mi

gjaku po vlonë.

 

Sikur rruget e frymemarrjes

jane ngushtuar teper,

as ajri s’mund te kaloj në to!

-Ç’po me mungon valle?

 

Ah, mos je ti ?

Ti qe ike larg..

e i le gjurmet ne hapsire.

Oh, jo! S’do t’i ndjek ato!

S’dua t’a kerkoj abstrakten!

Mos me detyro zemer,

mos!

 

09.08.2011