Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Mahmut Agalliu

| E diele, 14.08.2011, 12:18 PM |


Mahmut Agalliu

 

 

Kopes ne male

 

Iku dimri dhe stuhia

malin e lane ne vetmi

u shkri bora u ndal tufani

valle kush do te vije tani.

 

prilli erdhi per se mbari

u cel gjethi e doli bari

bilbili kengen mbi peme

fton coban te sjelle kopen.

 

cjap laroshi hije rende

ne qafe zilen i kane vene

e kane mesuar dhe manare

per ti prire tufes ne balle

 

para cjapit shkon baliku

duke siguruar cobane

qe ujku dhe cakalli

as nje kec te mos i hane.

 

dashi dhe kruta me brire

doren e cobanit lepijne

tradite e lene nga te pare

kur ngjit kopene ne male

 

cobani me shume pervoje

stane te ri per to ndertoje

per uje, me ne lere s'i coji

melcin mos t'ja u demtoj

 

ujet e solli nga bozhuret

nga shkuma ngjan si raki

e pi cjapi e pi dashi

me ne fund pi vete ai.

 

kur fillon te qeth kopen

fton dhe cobanet fqinje

mishi i manarit ne hell

qe vjen era trendelin

 

keto dite me mall kujtoj

por nuk ngjitem dot ne brinje

prandaj po i hedh ne leter

mos te harrojne brezat qe vijne.

 

 

Enderroj

 

Kam dite qe enderroj

dite te bukura kerkoj

dite me diell e pa ere

te shkoj per peshk si njehere

me kallam neper duar

canten ne kurriz ngarkuar

te peshkoj peshk edhe ngjala

te mbush tepsi dhe tava

por oqeani i mallekuar

peshk e ngjala s'ka pranuar

nga te ftohtit i ka larguar

me duket zanatin e kam harruar

nga mendja me ka terbuar.

 

 

Shefes se spitalit

 

Trupin e mire dhe fytyren sa me s'ka

zemren e keqe ta dini kjo e ka

e provova vete nje dite ne mengjes

ku s'durova me te rrija atje ku qesh

 

por arsyen qe pata s'po ju a them

secili nga ju ta dinte e urren

detyre e kesaj zonjushe apo zonje

s'me transferoj ne nje tjeter dhome

 

kur e zura vet krevatin ne mes te nates

si si erdhi pak zor e erdhi prape

duke qeshur pa u merzitur me kerkoj

ne dhomen e pare ku isha te me coj

 

me vinte mire kete fytyre ta shikoja

aty ne krevat ku i shtrire qendroja

kur i thash me inat ta dinte qe s'levis

at here nga dhoma iku u gremis

 

s'vonoj shume dhe dera zuri te trokis

kete dhome e caktuam per ju tha

prandaj je mire dhe mos leviz.