E merkure, 24.04.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXXIII)

E diele, 14.08.2011, 12:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXXIII)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Me qenë se unë dhe Sokoli ishim më të moshuar, ndjenim obligim që sado pak të jepnim gajret, dhe ta thyenim atë atmosferë të zymtë si na kishte mbërthyer. Por kot, as Unë as Sokoli nuk gjenim fjalë ngushëlluese. Jo se na mungonte përvoja, por nga se kishte ndodhur një tragjedi e rëndë për kombin Shqiptar në Kosovë, me qenë se gjer në këtë kohë nuk kishte mjaft, bura që ishin përcaktuar për rezistencë të armatosur kundër Serbisë, si mjet i vetëm për ta hequr zgjedhën e robërisë nga qafa. Këtë ma patë thënë edhe një mysliman i Malit të Zi “Për të ardhur te liria, megjithatë duhet të kërcas ndonjë pushkë, përndryshe kot e keni”. Ismeti edhe pse mundohej të mbahej, shihej se vetëm sa nuk i pëlciste zemra. Në një moment u shpreh: Nuk kam besua se trupin e Zahirit mund ta shpoj plumbi! Kishte një muskulaturë të veçantë. Ky ishte produkt i mërzisë madhe, sepse dihet që plumbi e shpon edhe çelikun.

Pasi i kaluam disa orë me Ismet Abdullahun, morëm leje për të shkuar sepse na priste rrugë e gjatë gjerë në Arau. Gjatë rrugës, nuk u durova pa e pyetur Pajazitin:

-           Cilës parti po i shërbemi?

-           Nuk ka ushtri partiake, ka ushtri kombëtare dhe kjo është e tillë, nëse je në ndonjë parti duhet të heqësh dorë nga ajo.

-           Epo mirë qenka. Paskemi me pasur shumë ushtar. Askush nuk do ketë nevojë ta ndërroj partinë për tu bërë ushtar i UÇK-së. Së fundi, secili ka të drejtë të luftoj për atdheun e vet. Së paku të i meritoj ato dy metra varr ku ka me hy. Unë nuk kam probleme me ideologji partiake, për mua qenka lehtë.

Dikur vonë pas gjysmës së natës arritëm në Arau. Sokolin e lamë në shtëpinë e azilkërkuesve. Më vonë u përshëndetëm edhe me Pajazitin dhe shkuam në shtëpinë e Femziut. Pasi i bëmë disa orë gjumë dhe ngrënë mëngjesin, që e kishte përgatitur Vjollca-nusja e Femziut, vendosëm të shkojmë në një klub Shqiptar, ku ishin organizuar ngushëllimet për tre dëshmorët. Në të dalë nga banesa e Femziut, gjer sa isha duke i mbathur këpucët, ndërsa Femziu ngeli prapa në tualet. Njomëza ishte e brengosur si edhe gjithë Shqiptarët, prandaj më tha:

-           O Axha Mejdi, Femziu i ka hyrë kësaj valle të rrezikshme, me gjet ndo send Femziun, çka bëjë unë me tre fëmijë në këtë dhe të huaj!.

-             Mos ke dert i thash, se Femziun nuk ta gjen gjë. Ata si sakrifikojnë për komb e Atdhe, Zoti kujdeset për ta!.

Përsëri me veturë të Femziut shkuam në një klub Shqiptar të cilit tani ia kam harruar emrin, ku ishte organizuar një pritje modeste ngushëllimi, Në tavolinë ishte një libër, për tu nënshkruar ngushlluasit, kuptohet, mbi tavolinë ishte Flamuri kombëtar dhe portreti i Skënderbeut. Ndërsa ngushëlluesit i pritshim Zoti Hasan Ukhaxha dhe Z. Ragip Gubetini.

Pasi e kryem këtë obligim, kërkova nga Femziu të më dërgoj gjer në stacionin e trenit edhe pse Femziu insistonte me forcë që të më kthej me veturë, unë nuk e shihja të arsyeshme sepse udhëtimi me tren ishte shumë më i lirë. Ashtu edhe u bë. Mora trenin e parë dhe u ktheva në banesën time në qytetin Kuri- Graobinden. Këtu vazhdova aktivitetet e mija në punë me rininë, por tani me një entuziazëm më të madh, sepse tani isha inkorporuar në strukturat e UÇK-ës. Që ishte një nderë i madh për mua dhe për gjithkënd që në deje i qarkullonte gjak Shqiptari.

Me qenë se njëherësh isha edhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së intelektualëve Shqiptar, me qendër në Noe Shatel të Zvicrës. E kisha ma lehtë të punoja, pa u vërejtur se jam duke bërë punë për UÇK-në. Kontaktet i mbaja vetëm me Femzi Brahën, nga i cili merrja instruksione. Për të qarkulluar më tepër, nuk kisha mundësi financiare. Për të shkuar nëpër tubime ose protesta në mënyrë të organizuar, shpenzimet i bartnin klubet Shqiptare, e në raste të rralla edhe ndo biznesmen Shqiptar.

Menjëherë pas likuidimit të grupit tre anëtarësh të Zahir Pajazitit, nga ana e policisë Serbe. Mediumet e botës raportonin për çdo ditë. Njëherësh edhe u zgjua kureshtja e Agjenturave të huaja por edhe e LDK-ës, për të ditur, nëse Zahiri ishte Komandant i shtabit të UÇK-ës dhe se kush do ta zëvendësoja. Apo pas kësaj tragjedie do të shpartallohej ky organizëm ushtarak. Së pari kontaktuan me Zotëri Fazli Velin kryetar i LPK-së për Diasporë. Zotëri Fazliu u patë thënë Gazetarëve, se nuk qëndrojnë në strukturat e këtij organizimi ushtarak por me që metodat e veprimit përputhen me programin e LPK-ës, për çlirimin e tokave Shqiptare përmes luftës. Si vetmi mjet i mundshëm. Nëse na thërrasin, ne do ti përkrahim me të gjitha mjetet si i kemi në dispozicion, si që janë: Përfaqësimi politikë, ndihma në grumbullimin e mjeteve, kyçja e anëtarësisë në strukturat ushtarake etj. Pas Z. Fazli Veliut shkuan në spital ku ishte i shtrirë Zotëri Kadri Osmani dhe pyetën edhe atë. Zotëri Kadriu u patë thënë, se nuk është në ato struktura. Por moralisht e përkrah veprimtarinë e tyre, si mjetë i domosdoshëm për tu çliruar nga robëria, rrugë tjetër nuk ka mbet. Pastaj shkuan në shtetet Nordike dhe e pyetën edhe Zotëri Sejdi Veselin, nëse ai do tu thoshte diç për UÇK-në. Përgjigjja e tij ishte se nuk i njeh ata të UÇK-së. Por se programin e veprimit të tyre e përkrah, me që është në përputhshmëri me programin e LKÇK-së. Për çlirimin e vendit përmes luftës së armatosur. Disa anëtar të partive tjera si donin të gjenin qime në vezë, reagonin duke thënë, pse u shpreh se nuk e njeh UÇK-në, kuptohet me tendencë për njollosje ia ndryshonin kuptimin fjalisë. Në këtë ekspansion të gjurmimeve ku nuk i mungonte aktiviteti as LDK-ës. Një gazetare e huaj doli me një artikull duke thënë se kishte pasur kontakt me Komandantin e UÇK-ës, me nofkën Luani, po sikur kishte premtuar se nuk do të dekonspironte. Nuk jepte informata për personin, por vetëm për strukturën dhe qëllimet e saja politiko ushtarake.

Pas gjithë atyre gjurmimeve, si bënin agjenturat Euro perëndimore, por pa sukses. U krijua një huti edhe në popull të pa informuar, por edhe tek disa politikan në diasporë.   Kështu që, duke menduar se vërtet UÇK-ja ka mbetur pa kokë, Një politikan i qeverisë Bukoshit, deshi të paraqitët sikur ai qenka Komandant i UÇK-ës. Që të nesërmen, disa djem e ndaluan para banesës së tij në Bernë dhe ia dhanë disa grushta, duke ia tërheq vërejtjen se mos të bëjë më kësi marrëzira. Ky zotëriu doli në shtyp duke deklaruar se dikush i paska bërë atentat. Një ditë edhe vet Adem Nura i cili kishte qenë anëtar i gueriles së Adem Jasharit para se të kapej nga Policia Maqedonase dhe torturimi gjer në alivanosje, me  ç’rast e kishin hedhë në një kontejner si të vdekur në afërsi të Elez Hanit. Kishte rënë në dilemë dhe më pyeti: a është ende Adem Jashari komandant i UÇK-ës? Unë ju përgjigja prerazi, po Ademi është Komandant.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora