E marte, 23.04.2024, 07:08 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Lirim Mezini: Kosova është e paprekshme

E diele, 14.08.2011, 12:50 PM


Ambasadori Avni Spahiu, Lirim Mezini, Grigor Nosi, Mustafa Xhepa dhe zëvëndës ambasadori Jetish Jashari
Ambasadori Avni Spahiu, Lirim Mezini, Grigor Nosi, Mustafa Xhepa dhe zëvëndës ambasadori Jetish Jashari

 

KOSOVA  ËSHTË  E  PAPREKESHME

 

Më dt. 9 Gusht 2011 përfaqësues  të organizatës  AAFH, antarët e Bordit të Drejtorëve të saj Mustafa Xhepa, Grigor Nosi dhe Lirim Mezini zhvilluan një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Washington D.C.,  Z. Avni Spahiu dhe Zv. Ambasadorin  Z. Jetish Jashari. Gjatë takimit u diskutuan kryesisht probleme të kombit dhe trojeve shqiptare dhe vendin kryesor në bisedë e zunë ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës.

Mbas fjalës së mikpritjes të Ambasadorit Spahiu, Z. Lirim Mezini e informoi atë se organizata AAFH dënon fuqishëm qëndrimet e qarqeve ekstremiste nacionaliste serbe për destabilizimin e Kosovës dhe pengimin e zhvillimit dhe perparimit të këtij shteti të ri. Organizata AAFH mbështet integritetin e territorit të Kosovës dhe e siguron Ambasadorin A. Spahiu se me mjetet dhe mundësitë që disponon, kjo organizatë do jetë gjithmonë në mbrojtje dhe në shërbim të çështjes kombëtare.

Ambasadori Z. Spahiu shprehu interes të veçantë të dinte misionin qendror të organizatës sonë, e cila tashmë është e njohur për veprimtarinë e saj në mbarë Komunitetin Shqiptar në Amerikë. Z. Mustafa Xhepa shpjegoi se qëllimi kryesor i organizatës sonë është që, veç të tjerash, të sjelli te Komuniteti Shqiptar dhe në veçanti tek Administrata Amerikane të vërtetat e periudhës komuniste të vendit tonë, deri tani të fshehura. Si një shembull mjaft të qartë ai solli dënimin me burgim politik shumëvjecar të antarit të organizatës AAFH Z. Makensen Bungo. Gjatë kohës që ishte student në Shkollën Normale të Elbasanit, në orën e gjeografisë ai po fliste për tokat ku kalonte lumi Drin i Bardhë dhe ndërmjet të tjerash tha, “buron në tokën e Shqipnisë robnueme”. Kaq mjaftoi që ish shokët e tij, akademikët e mëvonëshëm të diktatorit E. Hoxha, të ngrihen e ta godasin në mes të klasës e më vonë ai të dënohej me shumë vite burg politik.

Gjatë bisedës Ambasadori Spahiu tha se është për të ardhur keq, që akoma sot ndigjohen shpesh zëra, që thonë se ne “nuk e flasim mirë shqipen letrare”. Por ata harrojnë se ne (shqiptarët në Kosovë) nën pushtimin serb e kemi ruajtur me vetmohim gjuhën amtare.

Më tej Z. Grigor Nosi tregoi një shembull nga jeta e njërit prej njerëzve të familjes së tij, patriotit Lef Nosi, i cili për hir të çeshtjes madhore të egzistencës së Kombit dhe trojeve shqiptare, pranoi të punonte me një qeveri, e cila në atë kohë nuk përkonte me bindjet e tij demokratike.

Në fund Ambasadori Spahiu dhuroi për bibliotekën e organizatës AAFH librin e tij “FAN NOLI’S AMERICAN YEARS” (Noli: Jeta në Amerikë).

 

Takimi perfundoi me angazhimin e të dyja palëve se do të bashkëpunojnë në vazhdim për çështjen e Kombit Shqiptar.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora